Psikopatët dhunues që po shpëtojnë opozitën!

7 Korrik 2019, 18:18Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Lajmi se dikush ka sulmuar me gurë veturën e Fatos Lubonjës, ndërkohë që ka qenë e parkuar është i rëndë. I rëndë, jo aq për vlerën e makinën, apo gjestin frikësues ndaj Lubonjës, pasi ky i fundit, ka provuar dhe sfida më të mëdha, por për faktin se thirrjet për dhunë të opozitës, po ngjisin.

Në një klimë të tensionuar politike, ku Lubonja është idhtar i përmbysjes me dhunë të pushtetit, ose më mirë të themi i zbimit me dhunë të Edi Ramës nga pushteti, duket se të vetmit që ka mundur t’i mbushë mendjen për dhunë, është një psikopat dhe ai për fat të keq i është turrur vetë Lubonjës.

Në situata të tilla krizash dhe depresioni, njerëzit me devijime mendore janë shumë të ndjeshëm ndaj njerëzve publikë. Disa muaj më parë, pasi tipa si Lubonja, linçonin çdo natë në TV e ekrane Ilir Beqjen për reformat në shëndetësi, një psikopat i ngjashëm me këtë të Lubonjës, e pa duke hipur në veturë dhe ju turr me gurë të ngjashëm, si këta të Lubonjës.

Interesante ishte se në atë kohë lajmi u dha në version triumfues të dhunës, duke thënë “mirë bënë që e qëlluan”. 

Çdo media e opozitës, përfshi dhe figura të saj, e trajtuan sulmin, si një triumf të thirrjeve për dhunë, dhe psikopatin ishin gati ta quanin njeri normal, bile ushtar të djalit të Fariut, vetëm që të quhej që populli po rrëmbente armët.

Sot psikopati tjetër, që sulmon Lubonjën, përsëri po përpiqet të maskohet dhe po ja fshehin biografinë, duke e paraqitur si njeri normal që e ka vënë Edi Rama të sulmojë.

Pra e njëjta opozitë që ka filizofinë e dhunës, si udhërrëfyese të saj, sot e një vit, është gati ta bëjë një psikopat hero, kur qëllon dikë nga qeveria, duke u gëzuar dhe po ashtu ta bëjë një psikopat ushtar të Edi Ramës kur qëllon dikë si Lubonjën.

Në këtë rast Lubonja është njeri i keqpërdorur nga politikanët e opozitës se vetë se kam dëgjuar të flasë. E kam provuar të shikoj si më kanë hedhur veturën në erë para shtëpisë, njerëzit e Sali Berishës dhe pa ardhur ende policia, të jepnin dhe versionin e tyre. Dhe pastaj në vend që të gjenin “atentatorin e Zenit” pyesinin ku i kisha gjetur lekët që kisha blerë veturë.

Ndaj sot kur dëgjoj lidershipin e opozitës të ndjehen të shpëtuar nga një psikopat që ka dhënë lëndë të parë të flasin dhe të dielën, e kuptoj sa i dëshpëruar është Fatos Lubonja, të cilit, mirë që nuk po i ngjit kauza e dhunës tek njerëzit normalë, por dhe një psikopati që ju mbush mendja, ju kthye atij. Dhe e kuptoj çdo të thotë të dëgjosh pas kësaj Ilir Metën, Lulzim Bashën, Monikat, Albanat, e kambanat e tjera të opozitës, të ndjehen të shpëtuara nga një psikopat që u prodhoi lajm të dielën. 

Njësoj si dy ditë më parë kur një i ngjashëm në facebok prodhoi lajm duke kërcënuar Plasarin dhe Zgurin. Vetëm këtyre u ndodh që gjithë vitin kërkojnë dhunë, dhe u mbushin mendjen vetëm psikopatëve të kërcënojnë njerëz. Dhe atyre ua kanë mbush mendjen për të zezë të vet.

24 komente në “Psikopatët dhunues që po shpëtojnë opozitën!”

  1. Haha says:

    Me lot, tallje rike me lubonjen

  2. Arifi says:

    Hahaaaaaaaa o sa kam qeshur.

  3. Mona Gjiza says:

    Na Plas-ari ne, pse nje I-Mete gjun me zGur ate Lulbonjen!

    1. tani says:

      shume e bukur.Po e kopjoj.

  4. Pertef Sinaj says:

    Gjetje nga me te goditurat.
    Nje njeri te semure e bene kamikaz te pushtetit. S’mbeti njeri opozitar pa u prononcuar.
    Shihni se cfar ndodh brenda nje jave: Nje i semure psikik nga Skrapari kercenon ShBA dhe BE, tjetri nga Tropoja ben thirrje per Kryengritje,
    nje manjak kercenimesh nga Athina terrorizon kryetarin e KQZ, nje pacient i spitalit 5 thyen xhamin e Lubonjes, ectr.
    Dhe per ti vene kapakun Kryeministri, sikur te ishte Kr/ministri i Zvicres, ne vend qe te gjeje zgjidhje per situaten, gjen kohen te shkoje me Zahon ne det. E kuptoni qe jetojme ne epoken e cmendurise, erdhi koha e BUDALLENJVE.
    Mjer Shqiperia per politikanet qe ka. Mjere vendi cpo jeton.

  5. Linda says:

    Ne c vend jetojme!!!Turp per presidentin qe ose nuk verifikon ose e di dhe s’e ka per turp te perdore nje te semure!Turp per ministrin Lleshaj qe nuk reagon kur vartesit e tij japin emer, mbiemer dhe emrin e gruas , pa pike pergjegjesie, ne nje kohe qe kriminelet na i jepni me iniciale!!Turp per gazetarine qe e ben lajm e rrotullohet rreth veprimit te nje te semuri!!Mund te them vetem” Zoti mos ju sprovofte ne familet tuaja”Mjere ne ku jetojme

  6. Shqiperia eshte nje spital i madh psikopatesh.
    Politikan,halelista qe dalin cdo nate ne tv e ne sheshe qe bejne thirrje per armatosje,per lufte,per gjak ,kufoma,vjedhje edhe kur fillon dhuna ankohen kunder dhunes.
    Si ka thene i pari cfare do mbjellesh do korresh…
    Luli me ze te cjerr:lufte doni lufte do keni,thyeni xhamat ,shponi gomat,tamam si debatikasit…
    Zotrinj psikopat mos u ankoni se vet ja keni ber vaksinen e terbimit.
    A ju duket normal vampiri sali qe deri dje duartrokiste dhe hipte ne varke kurse sot shkumezon nga terbimi i humbjes karrikes…

  7. pepja says:

    TOSI NUK PYETI NGA DIKTATURA QE I THEU XHAMIN E ORES MERZITET PER CHAMIN E MAKINES.

  8. Gjergj says:

    Dakord po keto te semuret pse i le shteti ligjor I tyre jashte ??!! Keta cunat problematike I perdorin per qellime “fisnike”! Keta Jane mall me perdorim te dyfishte.Opozita I do keto we te ngacmojne te pavarurit qe te kalojne me opoziten, mazhoranca shfryn pak , I shkund pak keto si dhe ja faturon opozites per arsyen e sqaruar me siper. Te pavarurit …mish per top, ne fund te fundit!!! Ketu parulla I gjithe populli ushtar apo sot I gjithe populli militant anetar partie….qe te bejne pazarin me te sigurt .

  9. Sit back and relaks■●djfjfhfhfhsis▪^%^* says:

    Ne Shqiperi nuk ka shqiptar qe nuk vuan nga nje forme apo nje forme tjeter psikopatie, problemi nuk jane psikopatet qe gjuajne me gure, problemi jane psikodelirantet narciziste qe qellon te kene pushtet ne momente te caktuara te historise e qe behen burim frymezimi per psikopatet qe nganjehere nuk duan as drita as uje por te kene te forte Partine e nganjehere cohen nga shtrati i spitalit per ti kenduar me iso Udheheqesit e Partise. Psikopolitika dhe psikopropaganda psikomediatike eshte burimi i cdo lloj stimulimi veprimi te dhunshem ne psiqiken e psikomilitanteve apo dhe psikopateve te “pavarur”.

  10. mira says:

    Qe eshte i semur agresori,kete e di dhe mamaja e vellai i Fatosit se banojne ne nje shkalle.

  11. Gjon says:

    Lojera shish e agjenturash.Ku nuk ka vote te lire e te ndershme per nderrim pushteti ka monstruozlleqe te tilla . Kujtoni shpetim ziren e peshkopise qe perdhunoi e vrau nje femije.Ndoshta e beri sigurimi e ja faturoi atij.Ndoshta sigurimi e detyroi ta bente.E pse?Sepse duhej shkarkuar prokurori I pergjithshem duke I vene gjthe opinionin publik kunder per ngjarjen makabre.Gjoja nje prokuror ne Diber kur gjykata e kish liruar shpetim ziren, nuk e kishte cuar ceshtjen ne apel duke e konsideruar indirekt shkaktar te krimit se po te kishte apeluar prokurori gjoja gjykata do e kish futur prape ne burg!!!! Te tilla kontigjente e lojera behen dhe sot ndersa I sofistikojne alibite.Arnautllekjazikharampushtet

  12. Futja kot says:

    Sikur jane shtruar shume te marret. Lubonja, ai qe goditi me gure dhe presidenti qe analizon te marret. Dhe te vete mendja te “sokakun i te marreve” – te Kadares.

  13. NJERI says:

    Jam i bindur, qe askush nga ata qe kane shkruar per kete incident, nuk e njeh A.H., as presidenti Meta, qe me sa duket nuk ka me se te merret keto kohe, as e shoqja, Mona Gjiza, as L. Basha, i cili e ka patur militant te vjeter te PD, por qe edhe militantet i shitka, per ca politike rruge. Une e njoh ate fatkeqin prej kohesh. Jam i sigurt qe as e ka idene se ka demtuar makinen e F. Lubonjes, por makinen e komshiut, me te cilin ka patur mosmarreveshje (komshiu, per bela, qenka vellai i analistit me fame boterore Lubonja). A.H. eshte i semure dhe, duke qene I papune prej disa vitesh ( ka mbaruar ekonomikun) ka patur disa here kriza nervore, si kjo e para ca diteve. Askush nuk mori mundimin te pyeste per hallin e tij, dhe ne vend te burgut, mund ta çonin ne spital. Ne vend te kesaj u ngrit nje kor idiot per nje fare komploti kunder fjales se lire e dokrra te tjera si kjo.
    Dhe koristet me te shquar ishin vete dueti Meta dhe solisti Basha, i shquar per veshin e holle muzikor.
    Kushtetuta gjermane fillon me fjalet: Dinjiteti I njeriut eshte i pacenueshem. Kurse ne Shqiperi ky dinjitet mund te shkelet e perdhoset nga kushdo, duke filluar nga presidenti, kryetaret e partive, gazetaruce qe perpiqen te bejne lajme me te dhena te Marta nga police te pandergjegjshem. Zoti i meshirofte dhe mos is befte kete ne familjet e tyre.
    Z. Baze, flm per mirekuptimin.

  14. Gjoli says:

    Edhe ti z. Gazetar me devijime mendore dukesh,po ti nuk gjuan me gure por me mut.

  15. Joni says:

    As psikopatet as te mencurit nuk e shpetojne opoziten dhe presidentin kryeopozitar I.Meta ende ne detyre.Naten e mire.

  16. Zgalem says:

    Ka njerez , qe ende besojne se kur ishte kryeminister , Ilir Meta arrestoi Saliun . Eshte krejt e kunderta . Ishte loje . Vet Berisha e pat porositur gjoja arestimin . Ne fakt darkuan bashke . Keta nuk jane politikane , por mistrece te politikes . Zgalem

  17. P says:

    I cmenduri te cmendurin sulmon
    l zgjuari i hap rugen te cmendurit
    Mos provoko qenin per ta qelluar se sa here do te shoh do te lehe
    Agroni e kish provokuar kete te semurin duke i hedhur mbeturina ndaj ky e sulmoi duke i thyer xhamin e makines por nuk e dinte i shkreti se me dokumenta makina ishte e atij qe ben thirje per force e per lufte.

  18. Arber says:

    Bravo ti “sit back and relax…”

  19. Edi says:

    TOSI QERROSI KA ARDHUR PER DHUNE NE TR POR DHUNEN NE FAMILJEN E VEHTE NUK E PRANON TOSI QERROSI THOTE:
    DIGJNI THYENI SHKATERONI SHQIPERINE POR JO MAKINEN E VEILLAIT TIM.
    O TOSI QERROSI QE NE BURGE TE KANE THYERE XHAMIN E ORES NESE KA DHUNE I PARI QE DO DHUNOHESH JE TI ( KUSH E MÈR LAVDIN NGA SHPATA VDESE NGA SHPATA )
    NESE JE VERTET ANAL – IST ANALIZOJE GJERAT CORRECTEMENT O TOSI QERROSI

  20. Samuel Johnson says:

    Dhunuesi nuk eshte gje tjeter vetem nje njeri fatkeq i paingranuar ne shoqerine e sotme dhe per pasoje ka kaluar ne gjendje depresive
    Sa me shume te flitet per te aq me shume rendohet ne fatkeqesine e tij. Presidenti i vendi ne profesionin e tij te politikanit , ne karieren e gjate i ka rastisur te takoje me mijra vete dhe kjo ka bere qe te nxjere nga memoria shume te tjere te njohur me pare. Po ta rifreskoj memorien do te kujtohet qe personi ne fjale eshte nje shok i tij i klases . Po te kete mundesi le ta ndihmoje. Ai njeri ka qene nje qytetar i denje i shoqerise tone dhe do jete perseri i tille po ti jepet dora e te ndihmohet

  21. ETHEM LALAJ says:

    SHUME SAKT Z.M.BAZE.SI QYTETAR ME VJEN PER TE QARE E PER TE QESHUR ME OPOZITEN E KRIMIT ME NE KRYE SALIKRIMIN.
    -PER TE QARE-SESI NJE PARTI E NJE SALI PO DEGJENERON VETEN ME SHFYTEZIMIN E NGJARJEVE TE TILLA PSIKOPATIE PER KAPITAL POLITIK NJILLOI SI VIDIOT BABALE 1,2,3,4,5 NE 6 VJET ME NE KRYE LULIN 7×7=42, I VENDOSUR ATY PER TURP TE ZOTIT QE TE NXIJ VENDIN FAQE BOTES DUKE NA QUAJTUR TE GJITHVE “POPULL ME BISHT”.UNE NUK E PRANOI TE QUHEM I TILLE,NDAJ SHKRUAJ ME URREJTJE TE MADHE.SEPSE PREJ HORRAVE TE SALIUT PER VOTA JAM FUTUR NE BURG 18 ORE.AS JU..POR E PRANOJNE ATA QE I SHKOJNE PAS NE PROTESTA TALEBANE PER 50,1000,1.500 LEKE PER TE BLERE DROGE E MANDEJ DEHJA I ÇON NE AVENTURA SHKATRRIMTARE SI ISISI.
    -DJE NE T E M A-LEXOVA SE LULI KA MASHTRUARE PER DIPLLONEN.DHE ASNJE MINISTER ARSIMI TE RAMES NUK U MOR ME TE,KU UNE DISA HERE U JAM DREJTUARE NE PORTALE “SHQIPERIA QE DUAM”.SIÇ DUKET EDHE NGA E MAJTA KA SHUME TE TILLE.
    -PER TE QESHUR:-SI KA MUNDESI QE ZGJEDHJET E 30 QERSHORIT U BENE NEN BEKIMIN AMERIKAN E EUROPIAN DHE KATERSHJA OPOZITARE VAZHDON..”TOPI BUM E SALUA TUTJE. “.!?
    -NE KTE RAST MU KUJTUA DJALI QE NGISTE KALIN NE LEM TE FILMI ME SALI PROTOPAPEN,ME ATA ARTIST TE MDHEJ.DHE NDAJ THEM SE 4 KRYEOPOZITARET JANE BERE PER TE QESHUR DHE PER TE QARE.
    -MENDOJ SE SHKARKIMINI METES NGA RAMA DUHET TE KET BEKIMIN AMERIKAN DHE TE BE DHE, MANDEJ INAGURIMI I ” HOTEK-REÇIT” ME SE PARI NGA LIKE-FLOTIRI E MANDEJ TE GJITH ATA QE I KAN BERE GJEMEN KTIJ VENDI.
    -KAM MENDIMIN SE OPOZITA DO VAZHDOI PROTESTAT DERI NE 2021 ME TEORIN “RAMA IK” DERI NE SHKRIRJEN E PD QE TE REALIZOHET AJO QE KA DEKLARUAR SALIU NE 2013.M,AFERSISHT”?: ” UNE DO VAZHDOJ LUFTEN E PANDALSHEME PER TE PRURE PD NE PUSHTET ME TE GJITHA MJETET EDHE SIKUR TE GJITHE PD- ISTET TE SHUHEN E TE NGELEM UNE I VETEM NE PD..”.KJO ESHTE E SAKTE 100 %.DHE NJE AESYE ME SHUME ESHTE LOBIMI RUS PREJ 1000.000 $.PIKE.

  22. qytetari says:

    Mero… je i madh.

  23. Nexhat says:

    Phsikopate me te madhe se Rama nuk ke ne Shiperi! Ajo qe eshte me e keqja qe ka mbledhur rethe vehtes te gjithe phsikopatet hajdutet kriminelet e banditet dhe analfabetet si si Mero Ge-Bazen e shume tjere qe mbrojne Ramen qe e pru Serbija te shkatroje Shiperine.
    Lexova nje artikull qe policia e Leshit te Rames i paska sukestruare dy a tre apartamentecnje çifti Italo Shqipetare, a nuk u sukestrone hajduteve te Rilindjes qe vodhen gjithe parate e Shtetit me ppp me tendera e koncesione duke filluare nga ai Peza qe depozitoi 2 miljone Euro per nje vite qe ne amerike me bisnese nuk munde ti depozitojne as çerekun e atyre parave te Pezes dhe pa pike turpi del dhe shet mende neper televizione.
    Shiperia gjithmone ua ka pa sherin komunisteve qe vetem kane ndruare emrin ne socialist e Rilindas, se jane pjelle e Serbise se Serbija akoma i kontrollone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje