Përse Ilir Meta nuk dorëhiqet vetë, si president?

Nga Mero Baze

Deri dy muaj më parë, kërcënimi që Ilir Meta i bënte mazhorancës, ishte se do jepte dorëheqjen dhe do udhëhiqte opozitën. Nuk është se trembej njeri nga mesazhet që dërgonte, por ai mendonte se ishte një mesazh force.

Pas zhvillimeve të fundit dramatike të krizës shqiptare dhe rolit të tij thelbësor si zjarrvënës në këtë krizë, ai e forcoi dhe më shumë rolin e tij si krye-opozitar, dhe po të mos ishin SHBA, më 30 qershor, ndoshta do derdhej gjak shqiptari për shkak të tij.

Sot ai është ndëshkuar me 101 vota paradhënie, për t’u larguar nga posti i Presidentit. Por më shumë se sa nga 101 votat në Kuvend, ai është i shkarkuar nga 30 qershori. Fakti që shqiptarët shkuan në zgjedhje duke shpërfillur kërcënimet dhe dekretet e tij, dhe fakti që SHBA dhe Bashkimi Europian, mes tij dhe shqiptarëve, zgjodhën shqiptarët që votuan, i ka dhë fund rolit të tij si president edhe formal në Shqipëri.

Votimi i sotëm i hap rrugën dhe juridikisht largimit të tij.

Por përse Ilir Meta nuk jep dorëheqje, kur e di fundin e tij?

Kjo ishte pyetja dhe një ditë pas 30 qershorit, kur ai u zhvlerësua si president “de facto” nga shqiptarët dhe Perëndimi.

Kjo pyetje vlen dhe pas votimit të sotëm.

Kjo pyetje do vlejë dhe pas tre muajsh, kur ne të kemi Gjykatë Kushtetuese dhe të zyrtarizohet ikja e tij.

Kjo pyetje do të vlejë dhe kur ai të nxirret nga zyra.

Ngurrimi i tij për të mos dhënë dorëheqje, para një mazhorance të sigurtë, e kthen atë nga një “luan” që kërcënonte me dorëheqje kur nuk ia kërkonte njeri, në një zvarranik që kapet pas pragut të Presidencës, tani që është poshtëruar publikisht si President.

Një arsye duket se ka të bëjë me faktin se, Ilir Meta nuk jep dorëheqje, pasi nuk ka ku të shkojë politikisht. LSI, që formoi me aq mund dhe energji politike në vitin 2004, tashmë është degraduar në atë mënyrë, që nuk i vlen më askujt. As atij. Është thjeshtë një ndërtesë ku pi kafe Tit Vasili.

Partia Demokratike është në ditë të zeza. Lulzim Basha po tenton të mbrohet nga zërat kritikë, duke nxjerrë njerëzit në vapë të protestojnë, tashmë për mos ikjen e tij nga PD.

Është e qartë se Berisha do ta mbrojë deri në fund, duke e rritur ndjeshëm dëshpërimin brenda PD për të ardhmen e saj.

Në këtë aspect, Ilir Meta politikisht nuk ka më derë të trokasë dhe e vetmja mundësi është të bëjë një parti të re të vetën.

Nga ana proceduriale, Ilir Meta po kërkon të zgjasë kohën në Presidencë, për të përdorur imunitetin e presidentit, deri në formimin e SPAK dhe institucioneve të tjera të Reformës në Drejtësi, me shpresë se do ndikojë sadopak për të pasur ndikim mbi to.

Ai ndjehet i frustruar nga ideja që nuk i ka nën kontroll këto institucione dhe kjo, ja ka rritur paqëndrueshmërinë dhe pasigurinë dhe në daljet publike.

Ndaj për ditë më të qeta, ai do që doemos të jetë në Presidencë, edhe pse sillet si një president që i kanë vjedhur paswordin e Facebook-ut, lacat e lagjes.

Por mbi të gjitha, Ilir Meta nuk jep dorëheqje, sepse i duket si dorëzim para Edi Ramës. Në subkoshiencën e tij është e ngulitur skena e Allendes, kur ushtarët shkojnë ta nxjerrin nga zyra me forcë, pasi e kishte shkarkuar Parlamenti.

Jo se ky do marrë armën e t’ia heqë vetes, por ideja se populli do rrëmbejë armët për ta mbrojtur atë, është e lexueshme.

Ndaj sa më e vendosur shumica shkon drejt shkarkimit të tij final, ai bëhet dhe më agresiv. Ai sillet si një njeri që ka një hall të madh, nga e cila e mbron Presidenca.

Politikisht ai do kishte dalë shumë herë më i fortë të kishte ikur më 1 korrik, pasi zgjedhjet u mbajtën tërësisht paqësore, dhe pse nuk u përfillën dy dekretet e tij.

Por ai nuk ka ndërmend të dalë me dinjitet nga zyra. Kërkon të dalë si viktimë. Vetëm kështu beson, se do të jetë dhe hero, edhe do ta shikojë lapidarin e ngritur për të.

REMOTE_ADDR:[]

35 komente në “Përse Ilir Meta nuk dorëhiqet vetë, si president?”

  1. Gjenerata 1964 says:

    Le te ri edhe ca dit si zvaranike.

    1. Prind says:

      Duam spektakel ne sehirxhinjte, t’a shohim kur ta nxjerrin si legen nga ajo zyre. Pshurte tek banja macave pas kesaj😁

    2. Amy says:

      ESHTE FIKS SIC E ANALIZON MERO, AI I KISHTE FILMA ATO DOREHEQJET E THENA ME PARE, MASTE PULSIN E MAZHORANCES, TANI I KA DALE FYTYRA E TIJ E VERTETE E NJE KRIMINELI I PASKRUPULL, QE ASKUSH NUK E KISHTE NJOHUR TAMAM KUSH ESHTE AI NJERI, PERSON QE EDHE KA VRARE PAS SHPINE, ASHTU NJESOJ SI BERISHA, TE DY JANE KRIMINELE ME DAMKE, E MBAJNE NJERI TJETRIN SE JA DINE KRIMET QE KANE BERE, DHE PO RANE DO BIEN TE DY NE GROPE TE HALES, SA ME SHPEJT AQ ME MIRE, ASKUSH NUK I DO ATA TE DY.

  2. lisi says:

    Mezi pres te dal shkrimet eMero Bazes qe me jep kenaqesin se se shpejti keta hajdut ti shikojme te varur duke filluar nga koka e presidentit,sa bukur i qendis keta shkrime sa krijoj aq urrejtje per pd dhe lsi qe nuk dua ti shikoj ne politiken shqipetate, vetem respekt z.Baze

  3. gjeramadhi says:

    i pelqen te iki faqe zi , si tha shejtani ti do ikish qe do ikish po pse do iksh faqe zi

  4. Jugu says:

    Po si more paska qene kaq I keq ky Meta dhe ju e bet president? Yt zvarranik, kur ju duhej I lepinit bythen kurse tani jeni sulur si qente e zagaret e Resulit. Meta ishte hajdut por tani Rama me kohen qe ka qene ne pushtet e ka kaluar dhe ka mundesin qe oligarket ti ket ne anen e tij dhe ti sulet Metes me mendimin te marr dhe presidencen dhe tja jap no nje Josefine si opozite e re, qe te kap edhe ajo ndonje per zhele se ka kohe qe eshte ne gjume.
    Meta po I del ne enderr Rames dhe mire apo keq ai do I haj koken Rames dhe re-pjelljes.

    1. Nard Ndoka prej Puke says:

      Ti Jugu duhet te komentosh me shume neper artikuj dhe forume.
      Ti ke misionin patriotik t’u tregosh njerezve se jugoret mund te jene po aq trapa sa verioret, dhe fjala malok qendron njesoj si per Jugun dhe veriun.
      Me idiotesine tende ti po bashkon popullin, dhe po heq ndasine Veri-Jug. Bravo per zotin.
      E kush tha pastaj qe te jesh idiot eshte gje e keqe?
      Vertet idiot, por pa dashje, po i ben nje sherbim kombit ti mor byrazer, qe meriton nje statuje diku ne nje shesh te Tiranes, dhe te quhet “Idioti i Panjohur”.
      Hallall.

  5. Sit back and relaks■ekdjft●▪%^* says:

    Sepse respekton kushtetuten psh, apo nuk i leverdis Meros si pergjigje?!

    1. Nul Noka dhe Paloka says:

      Ke qene djale i mire, por paske marre rruget e mutit me duket.
      Ilir Meta te respektoje kushtetuten? Shaka besoj.
      Njeriu me i pamoralshem i kombit. A e kupton çfare po thua? Sali Berisha duket si shenjt para Ilir Metes. Dhe Sali Berisha ka bere pakt me Djallin qe ne vitet 1970, kur u pranua ne Partine e Punes.
      Tani shumezoje kete me shtate, dhe Ilir Meta zhytet shtate nivele poshte sketerres.
      Dhe mos i posto nga tre here komentet, se dukesh si pensionist qe nuk di te perdore telefonin.

      1. Sit back and relaks■uggrdv●▪%^* says:

        Une e kuptoj ca them po ti nuk po kupton ca thua. Qe te te ndihmoj po te kujtoj qe ate personin me ato karakteristikat negative qe ti thua, e beri President ky me i kulluari i shqiptareve, shalegjatesia e tij bashke me votat e rilindjes mjaftit dhe PS. Qe te shtyhemi pak me tutje ne kohe Shaleghatesine e tij e beri KM dhe e ndihmoi te mundi Berishen dhe PD vete ky qe Shalegjatesia e tij e beri President dhe qe ti sot i faturon me te drekte 1001 te zeza. Por ky zoteria keto 1001 te zeza i kishte dhe dje edhe pardje, nuk u be sot i keq. Pra Rama dhe Meta kane qene buddies ose shoke per koke kur i thone qe ne 2001, 2005, 2013 etj, dhe ne kemi nje shprehje, me thuaj me ke rri te te them se cili je ose po deshe ate tjetren qe thote se po fjete me qen gdhihesh me pleshta. Tani sa per ate qe them une qe Meta respekton kushtetuten duhet te kuptosh se diten qe shqiptaret dhe politikanet do fillojne te repsektojne institucionet qe ngrene po vete ath do jete shqiperia ne rruge te mbare, Meta ka 1001 te zeza por si politikan nuk ia ha qeni shkopin dhe po e shtyn Ramen drejt nje idiotesie antishtet dhe anti-institucion. Mosdoreheqja e Metes eshte ne respekt te mbrojtjes se kushtetutes dhe institucionit te presidentit e jo te Metes si individ. Dekretet e Metes jane si dekretet presidenciale qe nxjerr Trump ne Amerike, nqs dikush ka nje pakenaqesi ndaj dekretit nuk shkarkon presidentin por e con ate ne gjykaten supreme per interpretim dhe gjykata supreme i ka rrezuar disa urdhera presidenciale Trump-it por askush nuk ka thene ta rrezojm Trump-in. Pra nqs dikujt nuk i pelqen dekreti per daten e zgjedhjeve duhet ta coje pper interpretim ne gjykate kushtetuese, ne mungese te saj palet ta cojne ne komisionin e venecias per interpretim dekretin e Metes meqe komisioni i venecias ka bekuar kushtetuten tone dhe reformen ne drejtesi, pra ata jane po aq kompetente per interpretim sa c’eshte edhe gjykata kushtetuese qe mungon. Nderkombetaret qe e nisen dhe moren persiper kete corbaformen ne drejtesi tani ti dalin per zot organit kryesor kushtetues qe mungon dhe komisioni i venecias me duket si me i paanshmi dhe i pakontestuari nga palet. Sa per komisionin per shkarkim te presidentit do e shohesh qe do tretet rruges si ai komisioni olldashi per shkarkimin e rames. Eshte nje thenie, nqs do nje problem te mbyllet apo te mos zgjidhet kurre ath ngri nje komision hetimor. Do e shohesh qe komisioni qellimisht do lere lapsuse apo gabime ligjore ne interpretim qe neser edhe nqs shkon ne gjykate kushtetuese per firme shkarkimi ajo ta hedhi poshte bazuar ne gabimet e qellimta qe komisioni hetimor do beje ne konkluzionet e tij. Qe te besh lart ne politike apo ne cdo lloj karriere ne administraten politike duhet ti ngjyesh duart mire ne qypin e mutit, imagjinoje kur behesh kryeminister se ci ke bere qypit. Mos me thuaj mua Meta keshtu e Meta ashtu se si berisha, si nano, si rama si meta nga i njejti qyp muti kane dale dhe tani po vrapojn kush e kush me shpejt te laje mutin nga vetja duke ja hedhur tjetrit nderkohe qe populli ushqehet me sterpikat e mutit te njeres pale apo tjetres.

  6. Sit back and relaks■ekdjft●▪%^* says:

    Sepse respekton kushtetuten psh, apo nuk i leverdis Meros si pergjigje?!!

  7. Sit back and relaks■ekdjft●▪%^* says:

    Sepse respekton kushtetuten psh, apo nuk i leverdis Meros si pergjigje?!!!

  8. Erions says:

    Kjo zgjedhja e Likes president nga Rama me kujtoj ate pjesen e xhaxhit qe thote … “ pse nuk e dinim ne se je Beqir Balluku nje mut muti po ke te zgjidhnim….:):)

  9. Driko says:

    Loje e shemtuar. Rama as nuk do e as nuk mund e nuk do ta shkarkoje dot Meten….

  10. Komentuesi says:

    Bukur.Bravo Mero.Meta eshte nje president skandal.

  11. Patriote says:

    Llogjiken e shqipes e keni krejt te manget. Madje e shfaqni pa problem qe ne titull.
    Perse nuk dorehiqet vete Meta ..
    Termi doreheqje nenkupton-perfshin nje veptim vullnetar. Gjithekush qe dorehiqet, e ben vete ate veprim, pa qene nevoja te nderhyje ndokush.
    Kur nuk fo te dorehiqesh, por te detyrojne te theret, ky quhet largim, shporrje, venie druri, etj etj.
    Per Meten nuk me plas fare. Por per gjuhen shqipe, si elementi kryesor i identifikimit tim dhe i tere kombit tone, jam shume e shqetesuar. Pasi ju po e shkallmoni nga themelet me kete shperfillje ndaj gramatikes se saj. Dhe ky per mua eshte akti me antishqiptar qe ekziston

    1. Grigor says:

      Nderime zonje,
      Po te therras zonje sepse e quan veten patriote, ne gjinine femerore.
      E kuptoj shume mire pse jeni inatosur kaq shume, sepse keta gazetaret tanë po e vrasin gjuhen shqipe.
      Por keta nuk jane te vetmit. Eshte nje vrasje ne masë.

  12. Dita says:

    Presidenti eshte sot figura me pozitive ne politiken shqiptare.Skerbythjet qe duan ta heqin jane nje tufe mjeranesh e servilesh qe terhiqen zvarre si kermilli mbas bythes se kryeministrit.

    1. Nard Ndoka prej Puke says:

      Dita,
      Te fala trurit, kur t’a gjesh.

  13. Dash says:

    O “jugu” , te gjithe shqiptaret presin organet e reja SPAK , gjykata kushtetuese me te cilat do gjykoen te gjithe edhe Rama po qe nevoja , tani Meta dhe banda e PD jane perpjekur dhe po perpiqen me te gjitha menyrat ti pengojne , ..pse ca kujton ti se Basha ,Berisha dhe Meta me protestat iu dhemb shpirti per Shqiperine prandaj i bejne ? …venia e Metes president ishte nje levizje politike nga a na e Rames perndryshe nuk e merrte qeverine …ne se ti do te doje te ishte akoma Berrisha & co eshte problem per ty , prandaj mos fol kodra pas bregut…..e perseris SPAK do jete per te gjithe se ShBA nuk do te hedhe ne ere miliona dollare te taksapaguesve te tyre per tu tallur shqiptaret , te kalojne te gjithe nga ajo vrime ,bashe me Ramen , po te heqesh Ramen sot ne keto kushte do te thote ti dorezosh vendin cakenjve te shitur nga te gjitha anet

  14. Donald says:

    Nuk e heq meten se nuk I leverdis. Vecse nese do kete presion te forte nga nderkombetaret te cilet mund te perdorin gjykaten e tyre kushtetuese e cila do I ndihmoje me mbajt a per te vene tjetrin president.Ata kane dhe emrin e presidentit gati. Politikanet tane nuk na I thone se duan te mbajne gjalle frymen konspirative te shtetit e politikes e keto dy te fundit sjane per popullin!!! Hajde mendje hajde.Cdo qytetar eshte mbret, shtet e zot! Keshtu na ka krijuar zoti.Mjere ai qe nuk e kupton e pranon potencialin e CDO qenie njerezore apo e nenvlefteson ate.

  15. Arber says:

    Mero , cudi qe nuk ben nje shkrim per zgjedhjet e fundit greke,ku u be fushate perfekte, zghedhje perfekte dhe brenda 12 oresh filloi pune qeveria e re. Dhe Jo si zgjedhjet rilindase apo dhe saliste ku politikanet me bibat e komisioneve qendrore zgjedhore na mbajne zhytur ne stsndarte afrikane zgjedhore e qeverisje.Po keshtu gjithe rajoni.Pse vetem ketu mizerje? Apo ka shume mish dhie” ketu.Ndjese dhive per permendjen e emrit.Ketu thjeshte ka 2000 vjet qe nuk udheheqin shqiptaret se na qenkan me bisht dhe pse kemi nxjerre perandore e pape,njerez te shenjte e nobeliste etj..Si shqiptar qe ke dhunti te shkruaren bej dcka per zgjedhjet e lira.

  16. 19 says:

    Mero je unik dhe nje jugor i qut .te marin shembull kazanet e gazetarise .

  17. bild says:

    Po parlamenti PSE nuk veteshperndahet meqe ka 122 deputete nga 140 qe kerkon kushtetuta.Dhe brenda tij ka juriste normale, thone. Po kryeministri pse nuk e shperndan? Dhe presidenti mund ta shperndaje meqe nuk behet kurre me 140,deputete kjo legjislature e pastaj gjykata nderkombetare rilindase te gjykoje drejtesine e ketyre vendimeve nen driten e parimeve e vlerave demokratike e jo strikt burokratik.Te gjykoje mbi frymen e saj nese nuk ja kane marre fare deri ate dite. Jemi shteti me i krimbur e me per turp i Dheut.Pa pune, buke, liri e dinjitet.Nuk flas per politikanet se ata ne rregull kane qene gjithmone!!

  18. ETHEM LALAJ says:

    ANALIZE E SAKTE PER LIKEN SI NJE NJERI JO TE SAKTE NGA MEND E KOKES E NJE “0” E MADHE SI PRESIDENT.
    -MUA SI USHTARAK MADHOR ME BEJNE PERSHTYPJE EDHE KTO FAKTE:
    1-SALIU DHE META KANE QENE PRESIDENTET ME ANTI-KOMBETAR NE 30 VJET PASI BASHKE KAN VJEDHUR FLORIRIN,AFERA ÇEZ,POR SB E MBROJTI LIKEN NGA AFERA E VIDIOS 7 % ME PRIFTIN ETJ,QE U BE SHKAS PER 21 JANARIN E KRIMIT SALIST.DOSJET E TE DYVE I KA FBI.
    -NDAJ META KA DEKLARUAR SHPESH SE “…SALIUN E KAM PIKE TE DOBTE DHE TE FORTE..”KY FAKT TREGON SE KTA DY KAN VJEDHUR BASHKE,KANE VRARE BASHKE DHE DO TE SHKOJNE TE DY BASHKE NE BURGUN E REÇIT I PERGATITUR POSAÇERISHT PER TA SI “PESHQ TE MDHENJ 30 VJEÇAR”
    2-SB DHE I.META TASHME NUK KAN ME ÇFAR HUMBIN.PASI KAN BERE GJEMEN NE 30 VITE ME PASURIMIN MARRAMENDES DGE MBULIMIN E VJEDHJEVE E VRASJEVE NGA DREJTEDIA E KAPUR PREJ TYRE.KJO DREJTESI TASHME NUK I MBRON ME- PASI VET ATYRE U KAN RENE BREKET NE FUND TE KEMBEVE DHE SDIHET SE KU DO PERFUNDOJNE.
    -NE KTE KUPTIM SB & IM E KO..U NGORDHI DH I A..QE BENTE 2 KECA.
    3-PER SHKARKIMIN E METES NGA PRESIDENT BESOJ KM RAMA ESHTE KONSULTUARE ME FAKTORIN ND/KOMBETAR DHE KA MARRE OK PREJ TYRE.DHE KTE SALIU E ILIRI DUHET TA DIJE MIRE.KJO ESHTE ARSYEJA QE KTA TE DY JANE HEDHUR NE SULME KUNDER SHBA,BE.
    4-DHENIA OK NGA SHBA+BE E ZGJEDHJEVE TE 30 QERSHORIT ISHTE HUMBJE FATALE PER OPOZITEN E RRUGES ME NE KRYE 4 PROTOGONISTET E KTIMIT QE TASHME LUAJNE LOJE-LUFTASH SI TE ÇMENDUR,DUKE E QUAJTUR HUMBJEN-FITORE 85 % PER TURPIN E TYRE.KJO PASI UNE ME SYT E ,KUMI PASH KUR VOTOVA MBI 100 MAKINA NE Q.VOTIMI KU BRENDA TYRE ME FILMONIN HORRAT SALIST,KU NE 96 SHOKET E TYRE ME FUTEN NE BURG 18 ORE SE DONIN VOTAT 100 % PA VOTUARE.
    -POR NGA ANA TJETER QENDRON EDI RAMA SI MALI TOMORRIT, I MBESHTETUR NGA 75 -80 % E POPULLITI,SHBA+BE..I PA ARRITSHEM PER SHUME VITE NGA NJE OPOZITE E ÇORIANTUARE TOTALISHT.
    5-TEORIA E SALIUT “RAMA IK “DHE MOS PRANIMIN E DIALOGUT ME TE ,TREGON SE SA TE JET SALIU GJALLE E NE PD..KJO NUK MUND TE VIJ KURRE NE PUSHTET.
    6-EDHE SHBA+BE MESADUKET KERKOJNE QE PD+LSI TE SHKRIHEN E REFORMOHEN NGA E PARA PA SALINE,LULIN,MULERINE,SALIANERINE..E KO,PASI E GJITHE BOTA MBARE TASHME E DI MIRE SE SALI BERISHA ESHTE FAKTORI KRYESOR I KATRAURES SHQIPETARE.DHE NUK KAN MENYRE TJERER PER TA ELEMINUARE NGA POLITIKA VEÇ SPAK-UT DHE MANDEJ DREJT “HOTEL REÇIT”.

  19. Eljana says:

    Tamam e ke thene:Nje zvarranik qe kapet pas pragut te presidences.(Dhe ne fakt nga paraqitja zvarranik eshte,si nje lloj hardhuce e madhe qe rritet ne ca ishuj ekzotike qe nxjerrin gjuhen perjashta).

  20. Mere says:

    Pa dashur te futem te ligjshmeria , kushtetuta, karakteristika, biografia, rruga politike e x -it apo y -it
    kam dy fjale ne forme pyetje.
    A kerkojne te gjithe lirine, demokracine dhe te drejtat e njeriut ne kete vend?
    Per Shqiperine dhe shqiptaret ” dielli a lind nga perendimi”.?
    A duan te gjithe “Shqiperine si Evropa dhe brenda BE-se”?
    Pse atehere nuk degjohet BE-ja dhe SHBA-ja dhe kjo mazhorance ka mbeshtetjen perindimore?
    Jam dakorte me thenien qe :”gamarin e nxjere i zoti nga balta”.Por kurre i “zoti ka ngelur per vete ne balte”mos prite ndihme , por te pakten degjoi dhe shiko, c’fare thone dhe ke perkrahin nderkombetaret
    A nuk jane keta politikan qe u vune ne resht dhe votuan te gjithe per reformen ne drejtesi ashtu sic kerkoi perendimi?
    Pse lozin kokfortesine,idjotin dhe patriotin, lexojne ligjet dhe kushtetuten si u vjen mbare .ca e lexojne nga e majta ne te djathte , ca nga edjathta ne te majte , ca latre -poshte e poshte-larte dhe nuk degjojne nderkombetaret?
    A i bihet murit me koke?

  21. Tami says:

    Kesaj i thone analize, per kete kemi nevoje te degjojme!! Shume respekt per Z. Baze!!

  22. Nexhat says:

    Po pse Rame trapi i droguare dhe me mega skandale qe nuk i ka pasur nje kryeminister ne historine e Shiperise nuk jep doreheqje, nga çka frike, kush nuk e lejone Serbet apo ka friken e trampit se ai eshte problemi kryesore ne shiperi qe shkatroi Shiperine ne çdo aspekte qe edhe vete Serbija te kishte q ene nuk do e shkatronte keshtu. Dikush thote ka bere shtet po çfare shteti eshte ai pa gjykate kushtetuese dhe gjykate te larte. Mos rendisim me nje parlamente jo legjitim, me gjykata te kapura dhe te kontrolluara nga ai. Me pergjimet qe u leshuane dhe sa ka tjera ai dhe banda e tije qe moti duheshte te jete ne burge po shkone e burgose opoziten pse protestone. Me skandalet e tenderave dhe PPPveme kompani fantazem dhe askush nuk denohet. Tradhetari qe desh ti falen Trepçen Serbise ti paguaje nderin qe e prune ne pushtete. Metes mire ia ben, se ai e pru ne pushtet kur Tadiçi detyroi Meten te le Berishen 3 muaje para zgjedhjeve per te pru koke palarin ne pushtet. Po ta deshte Shiperine Rama qe moti duheshte te kishte dhene doreheqje se ai eshte problemi i Shiperise se per 6 vite keq qeverisje perzuri çerekun e popullsise.

    1. Kusheriri i Nexhatit says:

      Nexhat, Po ç’tu desh mor burre?
      Pa bere komentin, nuk e dinte njeri qe je idiot. Tani e moren vesh te gjithe. Po na turperove fisin mor njeri.
      Ma jep llafin qe nuk do komentosh më. Qe sot ne fshat filluan te te therrasin Nexhat Berisha.

  23. Safi says:

    Komentet tuaja jane:— Hedh nje budalla nje gur ne lume dhe sulen disa bedile per ta mxjere. Te fala qenve.

  24. Mere says:

    Si duket tiNexhat ke veshdhe bile shume te medhaja po ce do se je shurdhe- memec dhe qorr me dy sy kur na tregon peralla kush eshte i mire e i keq e pse nuk bene dorheqje.cila BE apo SHBA ka njohur keto budallalleqe qe thua pa u gjukuar nga drejtesia PERGJIGJIA:Asnjera atehere keto jane brockulla te shurdh-memecrave dhe qoreve qe kane frike nga drejtesia .

  25. Samy says:

    Z. Mero. Pse nuk thua qe edhe CV e Rames apo edhe e Berishes dhe gjithe politikaneve me Shqiperi eshte e njejte.Edhe ata Po Te perdorim termin Tuaj Zvarranike jane.Te drejten ne I shikojme se sa burra jane dhe sa kusure kane keshtu qe mos bej me faj disa dhe sidomos ata qe jane me opozite.Une them se letrat me Te mira I ka opozita dhe presidenti . Will see…..Sorry

  26. USA says:

    Jugu eshte idioti manjak qim peka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *