Dy sharrje më shumë për Shqipërinë në gjuhë të huaj

9 Korrik 2019, 20:33Blog TEMA

Nga Andi Bushati

Një intervistë e kreut të shtetit me gazetarin grek Stavros Tzimas, të së përditshmes Kathemerini, ka bërë bujë në shtypin vendas, më shumë sesa nga përgjigjet e Metës, për pyetjet habitore të intervistuesit. Sidomos të artikuluara nga goja e një fqinji tonë jugor, dilemat për një vend ku presidenti është ngërthyer në luftë vëllavrësëse me kryeministrin, ku opozita bërtet për shndërrimin në Kolumbi të Ballkanit, ku rivalët politikë thonë fjalën e fundit dhe nuk merren vesh për asgjë, kanë efektin e një thike që lodron mbi plagë për shqiptarët.

Po ti shtosh këtyre edhe faktin se Tirana zyrtare u paraqit, këtë fillim jave, e përcarë në Samitin e Vendeve të Europës Juglindore që po mbahet në Bosnjë-Hercegovinë, të cilin Qeveria e bojkotoi dhe Presidenca jo, pasqyra bëhet edhe më e trishtë.

Ajo për të cilën ne shqiptarët kemi një shprehje të veçantë : «dukja në sytë e botës» ngjan më e përdhosur se kurrë.

Ashtu sikurse gazetari grek, çdo ush mund të pyesë: Si nuk arrijnë së paku të ruajnë një raport kurtuazie kryeministri dhe presidenti? Si mundet të mos hezitojë opozita t’i ngjisë vendit damkën e një narko shteti? Pse askush nuk merakoset për vitrinën që i tregojmë globit, madje shkojmë aq larg, sa kur njëra palë vendos të mos njohë Jeruzalemin, tjetra i shkruan Trumpit se këtu e kanë tradhtuar; kur dikush do të ndajë kufirin detar me Greqinë, rivali bërtet për një komplot të madh të paguar më paratë e Athinës.

Pra thënë shkurt, në këtë vend, as nuk dimë të ruajmë unitetin shtetëror përballë të tretëve, as nuk dimë të ndërtojmë imazhin tonë.

Dhe me kronologjinë e më sipërme, Edi Rama duket sikur ka të drejtë kur propozon paktin kombëtar, të kopjuar nga Konica, për të mos e sharrë mëmëdheun në gjuhë të huaj, për të mos shfaqur dasitë tona pvrtej kufijve, me qëllim që të ruajmë me fanatizëm atë pjesë të vitrinës që na ka mbetur pa krisur akoma.

Natyrisht, këtu nuk është vendi të qëmtojnë faktin se kush është shkaktar i kësaj gjendjeje, se kush i ka shpallur luftë së vërtetës, herë duke u përleshur me «frontin e së keqes», herë me një «president të luajtur mendsh», herë me gazetarët «kazan» apo dhe më tej, me Zërin e Amerikës apo Blid-in.

Të gjithë e dimë se jo vetëm Rama, por të tërë udhëheqësit autoritarë shqiptarë, preken shpejt ose vonë, nga virusi i njësimit të imazhit të tyre përkrah atij të kombit, se ata bëhen për rjedhojë mburojë e këtij të dytit, duke qenë të dashuruar me të parin.

Deri këtu nuk ka asgjë të re dhe prandaj debati real nuk është ftesa e kryeministrit të radhës për ti’a punuar të huajve, duke u hequr ndryshe nga ç’jemi, por dilema e përhershme me të cilën ndeshemi sa herë që lexojmë intervista si ato të Stavros Tzimas: A fitojmë më shumë duke u hedhur hi syve atyre, apo duke qenë të vërtetë me vetveten?

Cfarëdo lloj analize edhe logjike edhe historike të bën të refuzosh lehtësinë e versionit të parë, për të zgjedhur mundimin e rrugës së dytë.

Ne mund të mashtronim këdo prej investirorëve të huaj me “Eldoradon” e vendit pa sindikata, ku krahu i punës shfrytëzohet xhaba, por pasi ai të mbërrinte këtu, nuk do ia hiqnim dot kurrë zhgënjimin për paratë që do i kërkonin nën dorë, garat pa tendera dhe një ekonoimi ku ka vdekur konkurrenca. Vitrina e gënjeshtër do të ishte afatshkurtër për të dhe do të kishte efekt boomerang për të gjithë të singjashmit e tij, që nuk mund të shumohen nëse vetë ne nuk këmbëngulim për një treg me rregulla loje.

E njëjta fabul do të ishte e vlefshme edhe për çdo turist që do t’i tregonim kartolinat magjepsëse të Rivierës, pa i folur më pas për shërbyesit arrogantë të restoranteve buzë detit të saj.

Pra eksperimenti me të hedhur nuk të nxjerr në dritë. Aq më tepër që atë e kemi provuar në të shkuarën tonë jo dhe aq të largët.

Monarku i vetëshpallur, u përpoq jo pak të vizatonte një tablo moderne dhe idilike të vendit ku kishte një Bulevard pa kryeqytet, ku princeshat visheshin allafrënga ndërkohë që shumica dërrmuese e grave ndryheshin të mbuluara në shtëpi, ku ndërtoheshim godina brenda të cilave kishte ministra për arsim që nuk dinin këndim.  Të gjithë e dimë se si u përmbys ajo kështjellë rëre sapo u shkrep krisma e pushkës së parë.

Të njëjtën fat pati edhe kështjella pasardhëse, fanri ndriçues i Europës, që propogandoi për 40 vjet njeriun e ri, të cilit me ti’u dhënë rasti rrëmbeu anijet për tu arratisur nga sytë këmbët.

Këto dështime epokale duhet të na kishin dhënë së paku një mësim: se nuk ka komb që mund të ngrihet mbi gënjeshtrën, se nuk mund tu shesim kartolina të tjerëve, pa ndërtuar themele të forta për veten tonë.

Prandaj sa herë që lexojmë intervista si ajo e gazetarit grek me Ilir Metën, duhet ta flakim tej tundimin që na ngre kokë në mënyrë automatike: ah sikur mos ia kishim treguar botës këto.

Më e drejtë, më e ndershme dhe më e mençur do të qe tjetër gjë: do të qe përpjekja për të bërë aleatë anembanë, për ta bërë vendin tonë më të mirë. Dhe kjo nuk mund të arrihet duke heshtur ata që rrfuzojnë të gënjejnë, qoftë ky Rama që i digjte dje regjimit të Berishës, Europën për qarkun e Fierit, qoftë Basha apo Meta sot, që tregojnë me gisht narkoshtetin që organizon zgjedhje moniste.

Sepse, sado keq që të na vijë, historikisht e drejta ka qenë me ata që në kohën e tyre i kanë damkosur si «sharës së Shqipërisë”. Kushtrimi i këtyre të anatemuarve duhet dëgjuar përherë e më shumë, pavarësisht se rrudhim buzët, kur të njëjtat gjëra na i përsërit edhe ndonjë nga fqinjët tanë.

14 komente në “Dy sharrje më shumë për Shqipërinë në gjuhë të huaj”

  1. Skifteri says:

    O lepurushi i Hysniut po filozofon shumë. Çdo njeri në botë nuk e shanë vendin e tij para të huajit. Juve ju është errësuar gjykimi nga urrejtja dhe cmira. Shpirtin po ju gryen mllefi. Por, gjigandit vetëm do ti rruani shelegun.

    1. Arben says:

      Shume u lodhe per te pjellur nje mi!

  2. Elektricisti60 says:

    Kur Shqiperia shahet ne gjuhe te huaj ju kadrijte e kazanit arrini orgazemen.Opozita e rruges dhe kadrijte e rruges per inat te Edi Rames vjellin vrer per vendin e tyre kudo qe shkojne.Kur ju shani Shqiperine nga mengjezi ne darke , cfar pret nga greket apo serbet more plera.

  3. Ce says:

    Mos ma nxirrni këtë monstër, Sygjarper, shpifarak, shpirtziu, njeriu që është bërë pishmam që ka lindur , ky është një monstër politike që nuk tremb as minjtë, ky i fryn vetëm zjarrit që ishalla e djeg njëherë e përgjithmonë. Andi bushati një plehre në koshin e plehrave të shqipërisë

  4. Agimli says:

    Boll u mundove te relativizosh maskaraden presidenciale…

  5. Grigor says:

    I paske futur nje shurre o Bushati-Kapo, po si kalë ama.
    Mirepo te shkoi shurra dëm, sepse nuk ka gje qe e lan mutin e Ilir Metes, o kusho shurraqi.
    Pse te bene prinderit kaq te ndyre mo Andi? Kapot me thene te drejten nuk ishin te ndyre. Mund t’i shash per gjera te tjera, por Jo per ndyresira.
    Prandaj duhet te kesh ngjare nga njerezit e babait.
    Nuk mbrohet dot Ilir Meta o debil.
    Ne qofte se do te besh gazetarin opozitar, bjeri qeverise atje ku I dhemb, o kungull. Tek faktet e korrupsionit.
    Duke mbrojtur Ilir Metën, Po i ben nder Edi Rames. Po ku mbush ti!!??, Ti ne fakt kazan je. Ose Jo, ne fakt nuk je kazan, je legen materniteti.

  6. FLUTURA says:

    Imazhi i Shqiperise do permiresohet gjithsesi, por ju kadrinjte dhe kazanet do mbeteni ne histori si derra te felliqur.

  7. Eri says:

    Andi Bushati qe nuk krahasohesh kurre me Stavro Tzimas se ai e di shume mire politiken e jashtme.Nuk krahasoheni ju tipa Marku,Lubonja etj.Por bej nje sondazh ne Greqi dhe shiko sa droge jane kapur.Ose degjo lajmet e vitit te fundit.I bie qe Greqia te ishte Kolumbia e Dyte e Botes.Por ka nje diference qe asnje politikan akoma me keq Presidenti (atje i ka te qarta punet presidenti nuk merret se kush mafioz kapet ose te beji gjyqin publik) nuk ankohet neper bote se eshte turpi zotit .

  8. Analisti amator says:

    Shkrim krejt romantik qe i shmanet te vertetes. Bile edhe referenca tek Konica eshte idjotesi. Referenca tek Edi behet me shejtanllek.
    Ketu nuk eshte rasti per te ndertuar shtetin mbi kompromiset midis opozites dhe pozites, per te mos share Shqiperine ne gjuhe te huaj. Pikepyetja llogjike eshte pse ka politikane qe e bejne kete?
    Shteti nuk behet me llafe dhe kompromise. Shteti behet mbi bazen e ligjit.
    Kur shteti nuk funksionon, kur shteti eshte personal, kur shteti eshte selektiv, etj etj, kemi situaten qe korrupsioni dhe anti vlera merr shpejtesi. Kjo ka ndodhur dhe ne Shqiperi.
    Sali Berisha eshte promotori i pare I shkaterrimit te shtetit Shqiptar nen moton “sheti jam une”. Arrin deri aty sa pranon qe kish te drejte te vriste dhe Edin nga frengjite e Kryeministrise.
    Fatos Nano ishte nje tip romantiko-liberal, qe e ketheu sShqiperine ne shtet sharlatan.
    Ne keto kushte u vodh, u vra dhe perdhunua Shqiperia nga te kater anet. Te gjithe e dine historine fatkeqe tonen gjate ketyre 30 vjeteve.
    Ne moment qe shteti transformohet ne nje bande per te mbrojtur interest e hajduteve, krimineleve dhe spiuneve, nuk ka e vend per kompromis. Nuk ka me vend tu kerkosh hajduteve te mos shajne ne gjuhe te huaj. Hajduti, krimineli dhe spiuni ka vetem nje llogjike:ata e hedhin Shqiperine ne ere per te mbrojtur gjene e vjedhur dhe gjakun e derdhur te popullit fukara.
    Edi Rama, treguhet “hipokrit” kur i kerkon Ilirit , Bashes, Mones apo Saliut te mos shajne Shqiperine ne gjuhe te huaj. Ai e di qe kjo gje kjo nuk mund te ndodhi dhe nuk mund te pritet nga keta bastharde te kombit tone te mos shajne dhe shesin interest Shqiptare per nje grusht flori.. Rama ne kete rast luan thjesht shah…
    I vetmi shpetim eshte ndertimi I shtetit ligjor. Shteti Ligjor funksional, detyrimisht do te grumbulloje rreth vehtes energjite positive te kombit. Do organizoje patriotet, dijetearet, te ndershmit dhe popullin e zakonshem qe jo vetem nuk do shajne ne gjuhe te huaj, por do luajne me mencuri per te perfituar sa me shume nga konjukturat.
    Thirrja qe ben zoti Andi eshte thirrje reaksionare. Ne presim qe peshqit e medhenj te futen ne burg, nga te dy anet e spektrit politik dhe jo tu japim atyre prap pushtet. Ne presim shtetin Ligjor dhe jo shtetin e kompromist midis hajduteve dhe atyre qe duan te behen hajdute.
    Jo se ti Andi nuk i di keto gjera, por edhe ti ben punen e shejtanit. Lyen te keqen me bojra te ndezura….

  9. Alban Dega says:

    A I LAN BREKET TUA TE PISTA NE NJE VEND PUBLIK TI SNDI KRUPA !?

    Ka nje shprehje mijera vjecare latine ti kerric:
    Rrobat e pista lahen ne shtepine e vet !
    Keshillat e kerriceve si Fatos Lubonja, Nikolle Lehesi, Artur Zheleznov Zhelja, Blendi Koran Toptani, Ylli Karipi, Adi Krasta, Sonila Mecka… dhe si ti e vetvarrosen dhe vetvrane opoziten edhe me kerrice se ju oturaku nacalniko mediatik i Perandorise se Djallit Putanin dhe sibijave te saj Beogradit e Athines !
    Turpi qofte me ju Kukuvajka te tyre te peshtira deri ne krupe !

  10. Alban Dega says:

    Replike e detyruar me fakte te gjalla

    KUR KRYEVRASESIT E SHTETIT TE SE DREJTES BEJNE KRYGJYKATESIN SUPREM!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork.

    Edhe lopet e Cepanit edhe gomaret e Vicidolit e dine se Sali Berisha dhe Ilir Meta jane krye- kryevrasesit e ligjit e drejtesise ne Shqiperi.
    Ka prova, deshmi, dokumente pa fund qe e deshmojne kete masaker politiko- juridike te dy Krye- Kapove te “ Bandes se Gangstereve” dhe te ” Kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” te ligjit duke komanduar e kontrolluar ligjin nepermjet kamikazeve dhe mercenareve te tyre ne cdo hallke jetike e ne cdo qelize kyce te drejtesise dhe te shtetit shqiptar edhe me keq se Luigji i 14-te i Frances “ Ligji jam une”
    Krejt Gjykata Kushtetuese dhe vete Kryetari Bashkim Dedja, me nje perjashtim, e tere Gjykata e Larte me kryetarin Xhezair Zagarnjorin e Salehut, shumica dermuese e Prokurorise se Pergjithshme me kryeprokuhorin 50/
    50 perqind- gjysmagjelin e Saleh Stanifazlic Gerdec Otrantos… dhe Like Bllok Flori Lalezit, Adriatik Falsifikator Hajdut Palles … u kapen mat nga Reforma be Drejtesi dhe Vetingu me korrupsion multimilionesh ne Euro…
    E presihori Ilir Meta merr guximin dhe ka pafytyresine te na beje Akademi-shtangistin, Profesoro-peshengritesin e ligjit dhe te drejtesise, te diplomacise, politikes boterore, ka idiotizmin me brire te na beje efhe kryeprokurorin edhe kryegjykatesin suprem te drejtesise shqiptare njesoj e me nje ze si Saleh Ramollah Ajatollah Millloshevic Putanini ?
    Eshte aq cinik, aq i trashe, aq zog gomari sa per rrenimin, degjenerimin, kalbezimin total te shtetit te se drejtes ne Shqiperi te akuzoje ne nje interviste me gazeten greke “ Kathimerini” Kryeministrin e Shqiperise Z. Edi Rama.
    Nje palo interviste fund e krye shqiptaret kunder shqiptareve !
    Kam vetem nje pyetje per kete Presisterhor turpi i Shqiperise Ilir Rexhep Meten:
    – Cilin prej ketyre krye e banditeve dhe gangstereve te drejtesise dhe ligjzbatimit shqiptar ka emeruar Edvin Kristaq Rama e jo Saleh Karaxhici, kapterri i tij Bujar Nishani dhe ti personalisht !?
    Me thuaj emrin e vetem njerit prej tyre dhe kerkoj falje per shpifje, mashtrim, dizinformim, fake news, qe i keni kthyer ne topa te ndryshkur te Perandorise se Djallit Putanin per te rrenuar popullin dhe shtetin shqiptar, per te minuar rrugen e Shqiperise drejt Bashkimit Evropian !?
    A nuk e kupton se je coroditur aq shume menderisht, ke lajthitur aq rende ti dhe Banda e Gangstereve te Berishes sa nuk dini cfare thoni e cfare ben!?
    A nuk e ndjen se me orvajtjet tuaja te deshperuara per ti nxjerre syte Edi Rames dhe qeverise se tij te zgjedhur ne menyre demokratike te tij ne fakt e ke qorruar veten tende dhe krejt Mafian e seres suaj!?
    A konsultohesh me keshilltaret tu politike e juridike para se te marrish vendime e para se te japesh deklarata publike para e me shtypin e huaj !?
    A nuk te kane keshilluar ata se cdo dite e me shume me veprimet dhe deklaratat tuaja vetakuzuese e vetdemaksuese, kodra mbas bregut, , je duke i shtuar malit jo sa Jezerca por sa Everesti te krimeve te renda dhe shkeljeve tuaja antikushtetuese !?
    Edhe ne njerin edhe ne tjetrin rast je duke e marre veten ne qafe cdo dite e me shume !
    Si autori intelektual i zgjedhjes tende si kryeminister i Shqiperise duke te “dhene 30 per qind te votave” ne Veren e vitit 2000, sipas Fatos Nanos, ne Komitetin Drejtues te PSSH- se me dy artikujt e mi “ Enough it’s enough” tek
    “ Koha Jone” kur ishte “ Koha Jone” e Nikolle Lesit dhe jo “Koha Jone” e Nikolle Lehesit sot.
    Nuk e di se cfare mund te kete sajuar atehere Lesi, por garantoj lexuesit se nuk kam pasur asnje komunikim telefonik a kibernitik me te e askend tjeter brenda as jashte Shqiperise me perjashtim te shokut e mikut tim me te mire Agim Nezes mendjendritur, drite i paste emri dhe shpirti ne Parajse, qe sapo e ka lexuar me thote “dergoje kete perle… tek “Koha Jone “ e Lesit”. Kaq!
    I zhgenjyer cdo dite e me shume prej teje dhe theqafjes tende 10 vjecare nga keq ne keq e me keq nuk me mbetet gje tjeter vec tía marr kenges:
    Like Saleh i nenes
    Ke te qaj me pare?
    Keta Ajatollah Khomeine
    Apo keta serial vrastare
    Keta kryehajna me cizme
    A kryekusare ?
    Cka i dine shqiptaret?
    Lope qe vec hane bare!
    Sa gabohen keta poligomare
    SPAK dhe BKH
    Ne pranga kur ti marre
    Vesh mire do ta marrin
    Se vetes i ben varrin
    Se nga Drejtesi Ligji
    S’ shpetoi as Luigji !
    Jo me te shpetoje
    Ilir Flori Saliqi !
    Se shteti i drejtesise
    Zemren e ka prej Ligji!

  11. Alban says:

    GJENDJE KRITIKE E SHENDETIT MENDOR TE PRESIDENTIT ILIR META

    – Shqiperia nuk e ka luksin te paguaje harxhet e skizofrenise te asnje politikani ne ankth

    – Politika e diplomacia nuk Jane ngritje shtange as… por shkence Zoti Meta

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Pjesmarrja e Samitin te Evropes Juglindore ne Sarajeve, perjashtues dhe etniko -diskriminues ndaj nje shteti te lire dhe te pavarur si Kosova, sanksionuar edhe nga e drejta dhe Drejtesia Nderkombetare, duke i bere karshillek qeverise dhe diplomacise se Shqiperise, deshmon qarte se ashtu si dora e zeze e Beogradit dhe Moskes ne Tirane Saleh Ramollah Ajatollah Millosh Putanini edhe Ilir Meta po ben argatin e Athines, Beogradit dhe Putinit.
    Vete turravrapi i tij per te uruar fitoren e Micotaqisit ne Greqi eshte nje deshmi tjeter e ketij roli dhe misionit te tij ne sherbim te Trekendeshit antishqptar te Bermudeve Moske- Beograd- Athine.
    Kiriakos Micotaqis nuk u zgodh President por kryeminister e Greqise, pra nuk eshte homoligu i Ilir Metes, por i kryeministrit Rama.
    As Partia Demokracia e Re nuk eshte e spektrit politik te LSI-se se Ilir Metes por i perket se djathtes .
    Eshte po ky presihor, turpi i Shqiperise dhe kombit shqiptar, 95 per qind proamerikan , sulmoi ashper dhe hapur aleatin dhe mikun me te madh te Shqiperise dhe Kosoves, te mbare shqiptareve si komb SHBA-me dhe BE-ne, anetare e se ciles eshte edhe Greqia, eshte nje vetakuze per axhenden thellesisht antishqiptare dhe thelbesisht antiamerikane te Ilir Rexhep Erdoganit shqiptar, Like Flori kryehajduti dhe kryemafiozi i Shqiperise !
    Eshte kjo aresyeja qe akuzave te renda e teper te renda per shkelje te Kushtetutes se Shqiperise I shtohet edhe roli i tij obstruksionist- rrenimtar edhe ne politiken e Jashteme dhe diplomacine shqiptare, per cka ai jo vetem duhet shkarkuar, por edhe ndeshkuar ligjerisht .
    Agjenda, rendí i dites, strategjia e taktikat diplomatike nuk jane domen, perzgjedhje e vendim personal i nje personi qofte edhe President, aq me pak i nje shteti Republike Parlamentare, si Shqiperia.
    Ato jane pjese e pashkeputur dhe jetike e krejt politikes se tij dhe askush nuk mund ta vendose veten e aq me pak ti jape vetevetes kompetenca, qe nuk i ka, cka eshte edhe shperdorim i mirefillte detyre pra jo vetem shkelje kushtetute, por efhe veper penale qe prish imazhin dhe reputacionin e shtetit shqiptar.
    Edhe ky fakt deshmon se Presidenti Ilir Meta ka shenja te dukshme lajthitjeje mendore, qe edhe ne kete rast, por sidomos ne sulmet dhe akuzat skizofrenike ndaj SHBA-se e BE-se, kane kaluar ne shkalle kritike te shendetit mendor te tij, aresye madhore kushtetuese jo vetem per shkarkimin e tij te menjehershem, por edhe per izolimin e tij ne psikiatrine e Tiranes, Elbasanit apo Vlores ose ne klinika te posacme evropiane apo amerikane.
    Shqiperia nuk ka luksin te behet prehe e skizofrenise se asnje politikani si Sali Berisha apo Ilir Meta per shkak te panikut dhe stresit paratraumatik, per shkak te lemerise dhe terbimit deri ne cmenduri te tyre nga Reforma ne Drejtesi e Vetingu, nga SPAK-u dhe BKH-ja .
    Politika dhe diplomacia nuk jane shtangizem Zoti Meta. Aq me oak ndeshje demash!
    Jane shkenca te rendesishme dhe shume me te veshtira se ngritja e shtangave, alpinizmi dhe turizmi politik si vizitat tuaja te fundit ne Gjermani per tu takuar me “strategun ekonomik “ te Lulezim Bashes dhe “ Keshilltarin e Merkelit” Henze… Azerbajxhan, Nonewhereistan….
    Bjeri mbrapa e kujdesu per shendetin tuaj mendor. Qetesohu ! Mos rri shume gjate nen Diell vere sidomos ne det…
    Plotesoja nevojat fiziologjike bashkeshortes qe te qetesoheni te dy….
    Per me shume lexo ne Google.com ose keshillohu me psikiatrin!

  12. Plaku says:

    Ti me shkrimin e paraqitur mundohesh të kritikosh atë që ti vetë bie brënda saj ,dhe nuk ke guximin të gjesh faktorët pozitiv dhe negativ të shkakut në thelbin e tij.
    Automatikisht rrëzon ç’shkruan dhe kokën që përpiqesh t’a fshehësh si struci e zbulon qartë dhe rrëzon edhe ndonjë argument që mund të qëndrojë .Mos i bjer rrotull ,çfaqu me gjithë zile,këmborë dhe buqe o nipçja i Tërbaçiotëve.

  13. Akrepi says:

    Kto nuk duan qe shqiperia te eci perpara se kjo nenkupton rregull ,drejtesi ,barazi perpara ligjit per te gjithe dhe kjo ketyre nuk u pelqen se heqin veten shpetimtar te shqiperise si kur…qe sillen si virgjeresha dhe nuk pushojne se foluri keq per vendin e tyre ,si hajduti qe therret kapne hajdutin.e bene shqiperin te njohur ne mbar boten si vendi me i keq ne bot kur ne vendet me te zhvilluara te europes droga po rritet neper pallate dhe vila.greket jane politikan dhe sado probleme te ken me njeri tjetrin botes i tregojne anen me te mire pozitive nuk e shesi vendin e tyre per asnje çmim dhe jo me per nje karrige.Rama solli eren e ndryshimit .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje