Njohja e pensioneve me Kanadanë, Kuvendi drejt ratifikimit të marrëveshjes. Përfitime për 60 mijë emigrantë shqiptarë

9 Korrik 2019, 21:10Ekonomia TEMA

Parlamenti shqiptar është drejt ratifikimit të marrëveshjes së prillit me Kanadanë për mbrojtjen shoqërore të emigrantëve shqiptarë atje.

Skema që do të aplikohet përfshin të punësuarit, të vetëpunësuarit dhe të afërmit e tyre, të cilët, sipas të dhënave zyrtare nga Republika e Shqipërisë kapin numrin e 60 mijë personave.

Marrëveshja për mbrojtjen shoqërore, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Kanadasë, konsiston në ofrimin e përfitimeve në sigurimet shoqërore dhe bazohet në parimin e trajtimit të barabartë të punëtorëve në punësim, trajtimin me përfitime dhe të ardhura.

Objekt i kësaj marrëveshjeje janë përfitimet nga skema shqiptare e detyrueshme e sigurimeve shoqërore dhe akti i sigurimeve për të moshuar e plani kanadez i pensionit, në Kanada.

Palët kanë rënë dakord të japin përfitime në para për pensionet e pleqërisë, invaliditetit dhe ato familjare, bazuar në legjislacionet respektive të mbrojtjes shoqërore.

4 komente në “Njohja e pensioneve me Kanadanë, Kuvendi drejt ratifikimit të marrëveshjes. Përfitime për 60 mijë emigrantë shqiptarë”

  1. Lil Toronto says:

    Na tregoni dot me shume detaje ju lutem

  2. Nora says:

    Nuk e kuptoj vertet cfare eshte e mira e kesaj marveshje. Asgje nuk eshte e qarte ne artikull. Si perfitojne shqiptaret? Cfare perfitojne? Flitet ne menyre te pergjithshme por asgje konktrete. Shqiptaret qe jetojne ne Kanada thone se kjo nuk eshte fare ne favor te tyre. Nuk marrim vesh

  3. Rroku says:

    Pse genjeni dhe mashtroni.Shqipetaret nuk kane asnje perfitim. Si gjithmone zyrtaret shqipetare punojne ne dem te popullit tyre . Ju nuk njihni si punon pensioni dhe ndihmat ne Kanada. Me kete veprim qe beni perfiton shteti Kanadez Ai do i heqi pensionisteve shqipetarendihmen qe u jep per kompesim te vleres minimale te jeteses. Gjithmon budallenj.

  4. DinPaku says:

    Ne se ka mundesi, a ka njeri qe mund te na sqaroje se ç’eshte kjo Mareveshje per Mbrojtjen Shoqerore te emigranteve shqiptare ne vende te tjera, ne rasin konkret ne Kanada, ç’perfaqeson ajo dhe ku qendron perfitimi i emigranteve nga kjo mareveshje. Pse eshte me mire per emigrantet duke patur nje mareveshje te tille per njohjen e pensioneve ne te dy vendet, ne krahasim me pa patur nje marveshje te tille. Si mund te sigurojme tekstin e kesaj Mareveshje qe do te diskutohet ne Kuved? Faleminderit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje