Pusho në Paqë e në Dritë, Maku Pone.

9 Korrik 2019, 13:56Kulturë TEMA
Pusho në Paqë e në Dritë, Maku Pone.

Pusho në Paqë e në Dritë, Maku Pone, mik i shtrenjtë i familjes dhe i afërm gjaku me tim atë, Mësues i shkrimit dhe leximit letrar për mua!

Nga Pellumb Kulla

MAKU PONE, U NDA NGA NE…
Janë të hidhur lajme si këta.
Largësia sikur ua shton goditjen mbi ne, që e vuajmë humbjen e miqve të dashur, të tillë si poeti dhe dramaturgu Maku Pone.
Jeta e solli që ai dhe unë të njiheshim në një fushë ku u lodhëm, vuajtëm dhe gëzuam tok. Fjalët që vumë ne, në buzët e artistëve të skenës, frymëzimi, emocionet që sollëm na e bënë lidhjen tonë miqësore më të fortë
Në teatrin dhe estradën e qytetit tonë të bukur të Fierit, në jetën letraro artistike të qytetit, miku im fjalë ëmbël, krijoi një atmosferë pjellorie, një filtër të çmuar për krijimtarinë time dhe të bashkëpunëtorëve tanë.
Ishte mjaft i sinqertë dhe produktiv inkurajimi i krijimtarisë, teksa i miri Maku udhëhoqi për shumë vite me radhë shoqatën e krijuesve letraro-artistikë të atij qarku, me krijimtarinëe tij vetjake dhe me sendërtimin e një mjedisi aq miqësor për shkrimtarët, piktorët, skulptorët dhe kompozitorët fierakë.
Veçanërisht ne, që punuam në teatër falenderojmë fatin që shkrimtari Maku Pone erdhi në krye të këshillit artistik të teatrit dhe të estradës, në përkujdesjen e lëndës, si të thuash, të miellit, për magjen e skenës të teatrit “Bylis” Janë shumë kuptimplotë homazhet dhe përcjellja që do t’i bëhen nesër të mërkurën nga salla e atij teatri. Është një pikëllim i shtuar mungesa ime dhe e Xhuljetës në atë nderim dhe në atë përcjellje.
Se nuk mund të rri pa nënvizuar, që personalisht unë i detyrohem më tepër se kujtdo, atij njeriu të mirë dhe kurajoz për nxitjen dhe mbrojtjen e gjithanëshme që në mënyrë të veçantë unë e pata më shumë se kushdo një nevojë jetike të ethëshme.

Ndjej një lehtësim që para disa muajsh vrapova pranë tij të gëzoja tok me të përvjetorin e tij të tetëdhjetë. Është e pangushëllueshme që urimet tona patën shpirt, por jo forcë që t’ia zgjatnin edhe ca jetën këtij njeriu të rrallë. Dhe pikërisht nga shkrimi që publikova asaj dita po huazoj edhe një herë falenderimin tim:
Të faleminderit, Maku i shtrenjtë, që për mua, njërin nga miqtë e tu të afërt dhe për familjen tënde të dashur, jetove aq bukur!
Të qoftë i lehtë dheu që do të të hedhin shokët tonë të përbashkët dhe rrugë të mbarë të kesh nëpër kujtimet tona të bukura!…

Florida, 8 korrik 2019

7 komente në “Pusho në Paqë e në Dritë, Maku Pone.”

  1. Petraq Boston says:

    Ngushelime familjes, I paharruar kujtimi

  2. Adi says:

    Je lodhur shume ti Pellumb Kulla me Fuat Bocin spiune te Asfalise Greke dhe te Sigirimit duke favorizuar grekun dhe shpifur kunder njerezve te ndershem e te talentuar ne Fier. Ti dhe Fuati jeni ekstremist islamik dhe keni bere shume gjynahe ne Fier. Edhe Makun keni dashur ta kodisnit me Sigurimin.

  3. papakristo says:

    Ngushellime familjes e qoft i paharruar njeriu i mire Maku Pone!Per Adin e mesiperm e per ate qe shpreh ndjej neveri dhe pebuzje !Duhet te laj mire gojen e tij te qelbur perpara se te zere ne goje Pellumb Kullen ,Maku Ponen e Fuat Bocin !Neveri …per te…

  4. Albani says:

    Ketu në kete shkrim nuk eshte vend për debate, por kur shikon nje antimyzeqar, nje spiun dhe nje pseudoartist si Pellumb Kulla qe nuk ka lene artist myzeqar e fierak pa spiunuar nuk ke si te heshtesh.Pellumb Kulla eshte familje e vjeter spiunesh. Jam dakort me Adin bile ai nuk ka shkruat kurrgje cfare ka bere Kyle spiun dhe hajdut arti ne Fier. Une e kane vuajtur mbi pisllikun e ketij njeriu qe donte 3000 leke qe te me fuste emrin per konkurim ne Insitutin e Arteve.
    Deri ne Tirane erdhi ky spiun te me prishte pune por nuk ja arriti dot qellimit fale profesoreve te medhenj te ketij instituti dhe aktoreve Andrea Pepi, Shpetim Shehu, Sotir Stefa, Nexh Pogace , Anastas Kristofori, Esat Oktrova, Sander Prosi, Kadri Roshi e tj qe me mdihmuan tej mase.Kur une fitova konkursin Pellmb Kulle Asfalise mercenarit antimyzear dhe Fuat Bocit te Papuljasit na ra te fiket.
    Keta dy kane djegur shume talente nga Fieri se donin para.
    Të dy keta njerez kane bere shume gjynahe ne Fier te nxitur nga klani antimyzeqar i Mehmet Shehut qe diskriminonin e fyenin myzeqaret edhe me artin e tyre te felliqur.

  5. Adi says:

    Ti papa apo prapa Kristo minoritar i Asfalise greke po deshe shko puthu dhe b……then Pellumb Korb Mercenarit edhe Fuat Papuljasit
    por une ndjej neveri per ata dy dhe per ty grekofil.

  6. Apillonia says:

    Adi nuk ja fut kot fare.

  7. Per Adin says:

    Adi, je nje krimb muti, se plehu ty te fisnikeron…. Pellumb Kulles, ndershmerise se tij dhe talentit te tij nuk i prek dot nje fije floku… Me kot rri i fshehur pas anonimatit si cdo frikacak i denuar te jetoj si krimbi nen dhe…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje