Viktimizimi “elektoral”, si kauza e fundit e opozitës së rrugës

Nga Artur Ajazi

 

“Na vodhën votat, na vodhën, mandatet, na mbyllin mikrofonat, na mbyllin derën, na prishin protestën, na kërcënojnë njerëzit, na thyejnë xhamat e makinave, nuk na japin leje për protestat, na blejnë dhe shesin votat, 85 per qind e shqiptarëve janë me ne, nuk na japin fitoren, do ta shihni uraganin popullor”. Këto janë fjali standarde të një opozite që ka shpallur sërish “viktimizimin elerktoral”, të një opozite e cila i ka lodhur dhe po i drobit ndjekësit e saj në kufirin e budallallëkut, duke krijuar alibira dhe histori me “drama zgjedhjesh” kur ajo nuk ishte dhe nuk ka gjasa të jetë kurrë më, pjesë e ndonjë fushate. Dhe kjo natyrisht jo për faj të dikujt, por thjesht për dëshirë të humbësit, për faktin sepse gjithçka me vlerë që kishte dikur kjo opozitë, nuk është më si më parë.

Mungesa e kurajos qytetare dhe civile e Lulzim Bashës për tu dorëhequr dhe për të lënë fushën e lirë, për një garë demokratike brënda PD, e ka kthyer atë parti në më shumë se qesharake. Protesta e fundit, apo dhe ajo e rradhës që do të caktohet pas këndimit të Himnit Kombëtar në oborrin e SHQUP-it, ishin dhe do të mbeten përpjekjet e kota të një kryetari, që mendon dhe beson se “është i pazëvëndësueshëm”, ashtu sikurse mendonte dhe besonte Doktori dikur.

Viktimizimi “elektoral” i opozitës së drejtuar kuturu nga Lulzim Basha dhe ndihmësja e tij Monikë, mbetet teoria dhe praktika e padëgjuar e një force politike, e cila kurrë nuk ka qenë as e lirë dhe as demokratike, gjatë gjithë ekzistencës saj. Mbetja jashtë Parlamentit, ishte një histori e shëmtuar dhe e dhimbshme për një parti, që pikërisht u krijua mbi vlera djathtiste, demokratike dhe jo anarkike e majtiste.

Partia Demokratike e Lulzim Bashës, nuk ka asnjë piklidhje me Partinë Demokratike të dikurshme, të themeluesve e kontribuesve të saj, të atyre që përziheshin dhe rriheshin në mbledhjet e kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, të atyre që u etiketuan dhe akuzuan si “spiunë dhe komunistë” nga ata që edhe sot e kësaj dite kanë dosje të “verdha” në kasafortën e hekurt. Opozita e sotme e Lulzim Bashës, është fund e krye, një gjallesë skandalesh, që u mundua të justifikohet me babalet, avdylajt, etj, që natyrisht nuk kishte rrugë tjetër veç dështimit politik.

Shpikja më e fundit e Lulzim Bashës “viktimizimi elektoral”, i parapriu ftesave për qytetarët e këtij vendi, me shpresën se “do ti bashkohen protestës së opozitës në 8 korrik”. Padyshim shqiptarët, madje dhe ndjekësit e lodhur të PD, e kanë braktisur protestën kaotike të një opozite e cila kurrë nuk ka gjasa të bëhet faktor i ndryshimeve dhe reformave në Shqipëri. Tashmë në skenën politike shqiptare, ka ardhur momenti i brezimit të vlerave europiane, duke larguar përgjithmonë personazhet donkishoteske, që e kanë lodhur dhe diskredituar këtë vend.

Ka ardhur koha e largimit të vrullshëm të atyre që nga bodrumet e partive politike, lëshojnë zëra mallkimesh ndaj çdo nisme dhe iniciative që afron Shqipërinë me familjen e madhe europiane. Dita e dhe vota e 30 qershorit, nxorri zbuluar negativitetet e një grushti mediokrrish që e kanë marrë peng PD dhe opozitën, duke u prerë përgjithmonë atyre rrugëtimin drejt një rikthimi të mundshëm në skenën politikë. Tashmë PD (por dhe LSI) përfaqëson veç interesat e milionerëve dhe oborrtarëve të tyre, por kurrsesi ëndrrat e një gjenerate, e cila sot më tepër se kurrë ndjehet e fyer dhe e papërfaqësuar.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Viktimizimi “elektoral”, si kauza e fundit e opozitës së rrugës”

  1. #GOPISTI I NSHRAKUT # says:

    Bash mavriu, është nē hall,
    Si t’ja bëj , si të dal ?
    Tani shef se paska qenë me hile,
    e paska ngrënë (😳)
    Kush ja futi kaq keq?
    Pse Berisha s’po e heq?
    Por si mashë , e përdori,
    Gështenjat nga zjarri , nxorri;
    Tash i zhytur der në fyt,
    Nuk del dot, noton në … ut !!😹

  2. Alban says:

    Replike me “hajdutin me te poshter”
    KUSH FLET PER VJEDHJE VOTASH ?

    – Apo kur kryehajdutet therrasin japeni hajdutin !?

    – Hajduti me i poshter !

    Nga Alban Dega, Nju Jork

    Partia Demokratike dhe krejt opozita i kane kthyer pergjimet e kamikazeve te tyre te bindur ne krye te antiligjzbatimit shqiptar Adriatik Palla dhe Besim Hajdarmataj, ne kalin e betejes se tyre kunder qeverise
    Jo vetem kaq, por po orvaten qe ta shesin veten si Garden Pretoriane, mbrojtesin me te flakte te zgjedhjeve te lira ne Shqiperi .
    Cila eshte e verteta me gjuhen e fakteve, deshmive, provave dhe dokumenteve te pakundershtueshme:
    1- “Lideri e demokracise” Sali Berisha u zgjodh si kryetar i PD-se nga Katovica dhe koburja e Azem Hajdarit mbi tavolinen e mbledhjes se janarit 1991 pak dite pasi Aleksander Meksi kishte fituar shumicen e votave te Kryesise se saj. Rezultati u permbys!
    2- Presidenti Sali Berisha vodhi me thase votat e 26 majit 1996 dhe dy dite me vone u dha urdher Bashkim Gazidedes dhe Agim Shehut te perdorin cdo mjet per shtypjen e protestes kunder kesaj vjedhje masive votash… U rrahen vendshe e gjakosen jo vetem lideret e protestes dhe te opozites socialiste por edhe gazetaret e huaj qe mbulonin zhvillimin e saj .
    3- Presidenti Sali Sude Gjalica… u rizgjodh President nen nje lume akuzash 24 karat enveriste kunder “ imperializmit amerikan” dhe nen gjendje shtetrrethimi e lumenj gjaku shqiptaresh ne mars 1997…
    4- Ish- Presidenti Sali Berisha – hjekesi i Azem Hajdarit, vrasesi serial 1991-2011 organizoi dhe drejtoi ne dobi te padroneve te tij Milloshevic- Stanishic…kreu grushtin fashist te shtetit te 14 shtatorit 1998, qe vetem Ora Mitike e shqiptareve SHBA-ja e shpetoi Shqiperine e Kosoven nga kucedra serbo- ruse!?
    5- Sali Berisha dhe Mafia e tij krejt jashte kontrollit e ktheu qeverine e tij ne nje zyre noterie te pjelles se tij dhe Shqiperine ne Porto Romano te Argiita-Fazlicit dhe Gerdec te Xen Medihoxhe narko e human trafikut qe sot na krijon qeveri hije ne vend te ishte ne Burgun e Recit!?
    6- Kryehajdutet SaLike Floriri krijuan qeverine e tyre ne saje te Votave te 28 qershorit 2009 qe “ u numeruan keq ose shume keq ne nje te treten e tyre” sipas Raportit Zyrtar Perfundimtar te OSBE-OFHIR-it .
    7- Jo vetem aq. Ata vrapuan ti digjnin kutite e votave per te fshehur deshmite e mastrafit elektoral te tyre ndersa opozita kembengulte ne rinumerimin e tyre
    8- Ishin Sali Berisha e Lulezim Basha qe ekzekutuan 4, plagosen me dhjetra, rrembyen e torturuan me qindra protestues krejt paqesore perfshi edhe gazetare ne detyre para kryeministrise ne syte e mbare Botes me 21 janar 2011.
    9- Ishin po ata, te ndihmuar nga Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili, Ylli Manjani… te LSI-se qe vodhen mbi e nen tavoline votat e Edi Rames per kryebashkiak te Tiranes dhe zgjedhjen me vjedhje ne vend te tij te Lulezim Bashes qe per 4 vjet nuk ndreqi as sahatin e saj.
    Pra gllaberuan cdo pushtet real ne Shqiperi e si Berisha edhe Meta, si Luli edhe Mona, si Fatmir Gerdeci edhe Petrit Vasili… te gjithe kukasin ne kupe te qiellit per monokraci ne Shqiperi !
    10- Vjedhja e votave ne shkalle vendi nuk mund te mos kthehej ne virus vrases edhe ne vet gjirin e familjes se tyre politike. Ne korrik te vitit 2013 Lulezim Basha vjedh hapur votat per kryetar te PD-se pas doreheqjes se Saliut.
    11- Po para e gjate atyre zgjedhjeve rivalit te tij Sokol Olldashi iu krijua nje atmosfere mbytese kryekeput antidemokratike duke i mbyllur cdo hapesire e mundesi per te bere fushate e duke shmangur cdo perkrahes te tij nga votimi.
    12- Edi Rama u dhuroi ne sini PD-se dhe Lulezim Bashes postet e 7 ministrave kryesore, kryetarin e KQZ-se dhe te Avokates se Popullit qe kishin ne dore cdo hallke te zgjedhjeve te 2017-es, cka nuk e ka bere asnje kryetar shteti ose qeverie ne Shqiperi deri sot, e ata u zgjuan nga gjumi dhe u kujtuan pas nje viti e gjysem se ua kishin vjedhur votat!?
    13- Ne vend te zbatonte demokracine minimale elektorale dhe te bente perzgjedhjen e listes se deputeteve te 25 qershorit 2017 nepermjet marrjes se mendimeve te antaresise dhe forumeve drejtuese te PD-se ne rrethe e qender, Lulezim Basha e beri listen me kunatin kundrejt pagesave nga 100 000 deri ne 250 000 euro per kandidat.
    14- Keshtu u lane jashte tyre kontribues te shquar, figura historike e personalitete te PD-se, si Jozefina Topalli, Eduard Selami e intelektuale te shquar te saj te cilet u zevendesuan nga capacule e lehes pa tru si Ervin Salianji, Klevis Balli Fahriu, Enkeled Alibeu, Shehu i xhinxhieve te Vlores….
    15- 16- Vetem nje muaj mbrapa dhe ne Nentor 2018 Lulezim Basha ne vend te jepte doreheqjen e pakthyeshme per deshtimin total te tij dhe Partise se tij tri here radhazi ne tri pale zgjedhje vjedh votat ne gjirin e familjes se tij politike me kamikaze te tij dhe te kunatit, qe kapen duke votuar deri 4-5 here secili per kryetarin e shpartalluar keqazi.
    “Nuk ka hajdut me te posher sesa ai qe vjedh shtepine e vet”, thote nje shprehje e filozofit kinez Konfucit.
    E pikerisht ky Lulezim Basha eshte bere sot flamurtari i luftes kunder gjoja vjedhjes se votave nga PS-ja ne 2016-2017 ne Shqiperi
    Kesaj i thone hic me pak e hic me shume se kryehajdutet e PD-LSI-se therrasin Kapeni hajdutin !
    Cfare i dine shqiptaret, popull pa sy ne balle e veshe per te degjuar, pa kujtese historike, pa din e iman si vetveten dhe shoket e tyre qe mendojne e luftojne si e si do ti kalerojne e shkretojne, tu bejne lavazh truri e ti mashtrojne, ti perdorin si raja e mish per topat e tyre te ndryshkur serbo- greko- ruse sa here tua doje qejfi !?
    Gabim trashanik.
    Turp e faqja e zeze u qofte ore antishqiptare te vetdeklaruar e antiamerikane te terbuar !
    Laneter te paftyre!

    Ne vend te epilogut:

    Kam ndjekur disa programe mendimesh e analizash te televizioneve shqiptare dhe kam vene re se as perfaqesuesit zyrtare te mazhorances, pervec Edi Rames, Vasilika Hysit e dy tre tjereve, as analistet e paanshem nuk kane perdorur sa e si duhet faktet si te mesiperm, por merren me replika terrci verrci dhe teorizime pa vlere.
    Nje fakt vlen me shume se nje thes me pallavra!
    Fakti bind, flet vet, nuk ka nevoje per lume fjalesh!
    Perdorni faktet kokeforta qe u teprojne!
    Folni si populli me popullin e per popullin!
    Harroni vetveten. Lerini nervat ne shtepi me femijet e familjet tuaja !
    Para kamerave perfaqesoni jo unin tuaj, por nje kauze, nje popull, nje politike qe ka me vete shumicen e shqiptareve.
    Ndiqni shembullin e Edi Rames, Vasilika Hysit… nga politika, Sokol Balles, Spartak Ngjeles, Anila Bashes, Dritan Hiles, Lorenc Vangjelit, Artan Hoxhes, Skender Minxhozit, Shpetim Nazarkos, , Kloseve…

  3. o zot o zot, 86 perqind e shqiptareve duan PD ???????/

    as mos e rruaje Luli, edhe 100 vjet aty do te rrije

    ka bere gabime RAMA ?//

    sa te duash, ama Lulashit nuk ja jep njeri voten kurre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *