Arsyet pse diskutohet për George Soros në Shqipëri dhe pse sulmi ndaj tij është një majmunëri

Nga Mustafa Nano

E dini ju që unë i kam dhënë dorën George Sorosit? Ka ndodhur shumë vite më parë, ndoshta 10 vite më parë.

Nuk është ndonjë gjë e çuditshme, ka shumë njerëz në Shqipëri që i kanë dhënë dorën George Sorosit sepse ai ka ardhur më shumë se një herë këtu dhe është takuar me shumë njerëz, sidomos me anëtarë të bordit Soros, një nga të cilët isha dhe unë atëherë kur erdhi George Soros.

E filloj këtë monolog duke pranuar që kam qenë anëtar i fondacionit Soros për një periudhë të caktuar.

Puna ime konsistonte në faktin që bashkë me ca të tjerë merrnim ca vendime për të shpërndarë ca para që ishin të porosit në lidhje me disa projekte të ndryshme, në ndihmë të popullsisë rome, në ndihmë të shkollave, në ndihmë të mediave, në ndihmë të sistemit të drejtësisë edhe në ndihmë të sektorëve të tjerë të botës shqiptare. Ishin para në nivelin e mijëra eurove.

Edi Rama duhet ta themi qartë këtë gjë, është një mik i Sorosit. Është miku më i mirë i Sorosit në Shqipëri.

E dyta, sulmi ndaj Sorosit i disa prej politikanëve shqiptarë të opozitës ka të bëjë edhe me një gjë tjetër.

Është një sulm që të jep vizibilitet ndërkombëtar. Qëllon që të bëhesh lajm ndërkombëtar kur i sulesh Sorosit, sidomos kur je eksponent i rëndësishëm i politikës shqiptare, siç është Ilir Meta, i cili para disa ditësh e bëri këtë sulm dhe menjëherë e raportoi edhe një nga televizionet më të mëdha në Amerikë, Fox News.

Një arsye tjetër, e këtij sulmi ka të bëjë me faktin që në një farë mënyre këta politikanë justifikojnë dhe rezistencën që ata vetë i bëjnë reformës në drejtësi.

Duke u marrë me Sorosin është një alamet alibie. Pra ne po i bëjmë rezistencë reformës në drejtësi pasi kjo reformë është e financuar nga Sorosi, është e projektuar nga Sorosi, është e dizajnuar nga Sorosi, gjë që nuk është e vërtetë.

Është e financuar pjesërisht dhe vetëm kaq.

Mendoj se mund ta kenë si alibi për nesër sepse reforma në drejtësi mund të ketë viktimat e veta dhe këta viktima mund të thonë po na ndëshkojnë politikisht sepse jemi anti-sorosiane dhe po na dënon një drejtësi e bërë sipas shijeve dhe oreksit të Sorosit.

Unë mendoj se sulmi ndaj Sorosit është një majmunëri. Unë mendoj se Sorosi nuk ka lidhje me Shqipërinë.

Sorosi thjesht ka qenë një bamirës për Shqipërinë. Nuk ka asnjë lloj interesi në Shqipëri.

Nëse Shqipëria është kjo që është sot nuk është për faj të Sorosit.

Në qoftë se Shqipëria është kjo që është sot, është për faj të ca njerëzve, të cilët një dorë e tyre bën vaki të kenë para më shumë se sa paratë që ka derdhur Sorosi në Shqipëri.

Është e sigurtë që ka një dorë njerëzish në Shqipëri, politikanë të rëndësishëm që kanë para më shumë se sa Soros ka hedhur në Shqipëri gjatë këtyre 20 viteve të fundit.

REMOTE_ADDR:[]

8 komente në “Arsyet pse diskutohet për George Soros në Shqipëri dhe pse sulmi ndaj tij është një majmunëri”

  1. Skraparllesha says:

    Po dhe skraparlli dhe frikacak nuk kam pare. Po thuaj o burre emrat e politikaneve apo po permende Edi Ramen je ok. Se po u denigrua Edi je mire dhe me ata qe shan.
    Skraparlli kam ne shtepi po eshte trim kur thote dicka e thote me ener e mbiemer edhe shume skrapallin te there qe njoh. Kurse ti, ngele gjithe jeten duke u terhequr zvarre ngrihu ne kembe dhe fol se kjo qe ben ti eshte belbezim.

    1. Likja says:

      Ec perpara ti i pari se ne jemi nga Skrapari. Rrofte Duçja rrofte mbreti se na solli sheqer nga deti. Ju hodhet autokumbajnen ne gremine se ju hengri grurin. Keto jane vetem disa aspekte te skrapallinjve nder vite.

    2. Titi says:

      Fundi i medivae shqiptare vjen kur ato dominohen nga anal iste si puna e Nanos dhe lubonjes.

  2. Fatos Luta says:

    Përshëndetje z. Mustafa! Shkrim dhe vëzhgim magjepës, por ka një boshllëk. E them me modesti, se e ndjej këtë boshllëk. Ende nuk i keni rënë në pikë hiles së Metës, por sidomos të Berishës. Përveç arësyeve të lartëpërmendura, sipas meje thelbësorja qëndron tek fakti i armiqësisë që G. Soros ka me D. Trump. Për të përfitiar nga muskujt e presidentit të SHBA, siç bënë kur u ngritën çadrat para dy vite duke çjerrë qiellin se Rama ishte kundër D.Trump, politikanët primitivë të rënë nga fiku kujtojnë se do të fitojnë simpatinë dhe përkrahjen amerikane. Thua se edhe ata (amerikanët) kanë mentalitetin meskin të kësaj rrace politikanësh shqiptarë që na turpërojnë kaq shumë!

    1. Titi says:

      Fundi i medivae shqiptare vjen kur ato dominohen nga anal iste si puna Nanos dhe lubonjen..

  3. Kritiku pa kritika says:

    Pse i bie nga “Kina”?. Thuaje shqip se sot eshte ne mode te shash z Soros sepse ai eshte kundershtar ne politike, dhe konkurent ne biznes me D Trump. Dhe meqe z Trump eshte president i SH B A -ve, ne provincjalet, duhet te fitojme vemendjen e tij, duke u shpallur armiq me kundershtaret e tij. A nuk u shpall edhe ish k/prokurori, viktime e Sorosit. Edhe Meta, duhet dekoruar me medaljen ” Hero i BRSS” ne motivacionin, se bene lufte epike kunder z Soros.

  4. Petrit says:

    “Unë mendoj se sulmi ndaj Sorosit është një majmunëri “- thotë mut nano.
    Ti je vetë nje majmun o mut nano.
    Nqs është e vertetë qe reforma në drejtesi eshte e ideuar dhe fonancuar nga soros kjo reforme duhet te shpallet e pa ligjshme.
    Dhe ti shoku mut nano je vetem majmun por edhe nje njeri i paafte qe me paçavuret tuaja qe ti i quan shkrime kerkon te besh vetem skoop

  5. naimi says:

    pse nuk thua se kane bere pasuri sa sorosi. kur behet nje rruge me 10 fishin e vleres, nuk besoj se ja lene firmave fitimin extra. edhe firmat te tyret jane, por sidomeqene 80% e cojne nder ato llogarite ne ishuj. pastaj per cdo pallat nga nje hyrje, nuk po dine ku te lene celesat e shpive, prandaj ne mos e pacin kaluar, po e zene sorosin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *