Hazbiu zbërthen mesazhin e koduar të Metës nga Samiti i Jahorinës!

Sot në mëngjes Hazbiu u gdhi i tronditur.

Presidenti Meta kishte postuar një video duke përkëdhelur një mace, pastaj një video duke përkëdhelur një qen dhe duke folur për një binjakëzim të maces së tij Sasha me qenin në Bosnjë.

Pasi e pa disa herë me kujdes videon, Hazbiu arriti në përfundimin se presidenti Meta kërkon të bëjë si budalla, që të mos e dënojë drejtësia.

Në gjithë versionet e mundshme që ai e shikonte videon, dukej qartë që ai përpiqet të duket sikur ka shkarë, me qëllim që të sigurojë prova publike, se nuk e kap më ligji.

Por Hazbiu zbuloi disa detaje, që Meta këto i bën si aktor.

Ja për shembull, maces së tij ja kishte vënë emrin Sasha, një emër rus, që tregon se tani e tutje ai është një filorus.

Po ashtu, foli për miqësine e maces me qenin, që sipas Hazbiut, është shenjë e pajtimit të Perëndimit me Rusinë.

Kishte dhe disa detaje të tjera te mesazhi i koduar.

Për shembull, po atë ditë, Ilir Meta kishte postuar një foto me disa sportistë që kishin shkuar për të luajtur në Bosnje, dhe ata i kishin të gjithë bluzat me viza horizontale jeshile, si të burgosur.

Me sa duket, Meta do të japë mesazhin se dhe mes të burgosurve ai do të jetë kampion.

Ndaj Hazbiu vendosi ta mallkojë për këto mesazhe të koduara:

“O Ilir Meta, ti që kërkon të marrësh raport fallco si i çmendur, të humbtë kodi i mesazheve dhe ju lutsh gjithë jetën Tit Vasilit të të shpjegojë çfarë ke dashur të thuash.

O Ilir Meta, ti që kërkon të marrësh raport fallco si i çmendur, të zënçin haqet e Bujar Nishanit, që dhe pse ka qenë me raport origjinal, prapë se prapë ka qëndruar president.

O Ilir Meta, ti që kërkon të marrësh raport fallco si i çmendur, të zëntë ekinokoku nga macja boshnjake, dhe u bëfsh për jatak.

O Ilir Meta, ti që kërkon të marrësh raport fallco si i çmendur, të ngordhtë Sasha në Gji të Lalzit, që mos të kesh ku ta gërmosh, për t’i hapur varr, se do duket sikur ke fsheur pasuri nën tokë!”

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Hazbiu zbërthen mesazhin e koduar të Metës nga Samiti i Jahorinës!”

  1. armir says:

    te gjitha veprimet njerëzore dhe aq më tepër zyrtare kanë një kornizë, ka një protokoll, ka një cak. këta e kanë kaluar masën. Këta me këto veprime dhe fjalime bëjnë politik. po e vërtet, bëjnë politik po bëjnë politik si “katunar” e kjo është në kurrizin tonë.

  2. armir says:

    faleminderit Tema që ke lënë një dritare për të thënë dhe ne nga ana tjetër diçka.

  3. Tironsi_1 says:

    Hallall je shkerdhate o n… q… re po ti ske intelekt ta vleresojsh mesazhin e Metes sepse zotriu eshte intelektual e jo sharlatan si ti

  4. Pellazgian says:

    E bukur. Kam qesh me lot. Vertet ai ka ik per lesh. Nuk besoj qe shtiret. Eshte I depresuar me gjithe te shoqen. Prandaj flasin per vetvrasje. Plus qe Po I kapin dhe mallkime e njerzve. Te Dy te semure per faqe te zeze. Ste le perendia ta gezosh haramin

  5. Thoma Pepivani says:

    SHQIPERIA ME POSTKOMUNISTET ESHTE NJE MUT.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *