Kur Dashamir Shehi ka të drejtë

Nga Ardit Rada

Dash Shehi ka shpesh të drejtë. Është një nga ata gurë kilometrikë të politikës shqiptare që jo rrallë ka thënë gjënë e duhur, në momentin e duhur.

Prej vitesh për shembull, ka folur me logjikë dhe maturi për pronat, politikat ekonomike, bashkëpunimin politik e luftën ndaj korrupsionit.

Shehi është i pari zyrtar i lartë i opozitës së djathtë që ka kërkuar largimin nga politika të Sali Berishës, që nga kohët kur ai ende s’e kishte lënë kryesinë e Partisë Demokratike. Aktualisht ai e sheh veten të rreshtuar fort në një kuadrat politik që po kërkon të rrëzojë kryeministrin Rama nga pushteti.

Është një zgjedhje, por që deri tani nuk ka prodhuar zgjidhje. Dhe Dashi është sërish i pari, ndër të gjithë kolegët e tij, krerë partish më të vogla, që ka nxjerrë një mësim nga 30 qershori.

Nga ajo datë që duket se e izoloi opozitën nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar. Sot Shehi ka thënë se Lulzim Basha bëri një gabim taktik kur premtoi se e ndalonte me forcë 30 qershorin. Sipas tij, zgjedhjet duheshin lënë të degradonin në votime, siç e quan ai 30 qershorin.

Sërish intuita e politikanit me përvojë ka domimuar mbi interesin politik të momentit. Dashamir Shehi ka të drejtë të jetë sot i mërzitur me kreun e opozitës zyrtare, i cili bëri një betejë të madhe publike për ndalimin e datës së zgjedhjeve. Sidomos pasi Meta shpalli anullimin e 30 qershorit si datë.

Angazhimi maksimal i opozitës për të sabotuar, prishur e dhunuar zgjedhjet e 30 qershorit, prodhoi vetëm zhgënjim dhe dështim në rradhët e opozitës, pasi zgjedhjet/votimet u mbajtën dhe e djathta humbi edhe bashkitë që qeveriste. Nëse do ishte dëgjuar ajo që Dashamir Shehi mendon për 30 qershorin, të paktën PD e LSI do të kishin një humbje më pak përballë Ramës.

REMOTE_ADDR:[]

13 komente në “Kur Dashamir Shehi ka të drejtë”

  1. fran says:

    akoma merreni me kete ploncin qe ska asnji ushtar nga pas

  2. Hahahaha says:

    Dash “baba” na paska fol per pronat….si mund te flase Dashi per pronat kur eshte zagari i Saliut…i atij qe i vodhi…tjetersoj…e zaptoj…pronat per interesat e veta personale(te pasurohesh) ….prandaj mjaft na shkuat ke nervat o gazetare e kkkk me keto pislliqe qe shkruani…..

  3. Jimi says:

    Me gjithe mend e beson ti se kjo delja ka kerkuar seriozisht ndonjehere largimin e cobanit, qoftlargut!?

  4. Buzuku says:

    E pastaj? Ky , SI gjithe ekstremistet, nuk flet SI politikan, Po SI armik. Politikane te qeses.

  5. dash plonci says:

    Dashi edhe kur pi ka te drejt si qylaxhi i politikes 30 vjecare.

  6. Orli says:

    Kur dash gojeskici kerkonte largimin e sali vukut ka qene tape,tani qe kerkon largimin e Rames eshte “esell” se ja kane larguar gruan nga puna e qe nga ai cast lef per mezen,bamiri nuk i jep me qofte ke klubi i Pates!

  7. pietari says:

    Dashi ka te drejte kur kalon te pakten , dopjon e peste , atehere i zgjidhet gjuha !(C’ka barku e nxjer bardhaku )

  8. cris says:

    Cfare tironsi ai eshte dibran i ardhur ne Tirane.

    1. SS says:

      Dashi eshtee anadollak…Shehi….nuk eshte mbiemer shqiptare…por nga Anadolli apo Persia (Irani) …..

  9. Arber iliri says:

    Po ky pijaneci i harroi kercenimet per lufte para 30 qershorit.per koke te ijes i ka thene.

  10. Meço says:

    Dashi,eshtë një “gjeneral pa ushtri”,

    Vêrtetë,nuk ká “ushtri” por ka mend.
    Le ta dëgjojnë më shumë,ata që kanë të parën.

  11. shabani says:

    Mos i jepni raki dellenje ketij se flet percart

  12. zoga e vodices says:

    Dashi mund te flasi drejt por vetem mbasi te rrokullyer dopjen e gjashte dhe te kete perlare tasin e shtate me plonc.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *