Lirohet nga detyra kreu i Tatimeve, pak muaj pas marrjes së detyrës

10 Korrik 2019, 11:34Ekonomia TEMA

Këshilli i Ministrave pritet të lirojë nga detyra kreun e Tatimeve Enton Duro vetëm pak muaj pas marrjes së detyrës.

Burime nga qeveria bëjnë të ditur se vendimi vjen pas analizës së punës të bërë për këtë drejtori. Duro u emërua në këtë detyrë në fund të muajit mars, pas lirimit të Vasilika Vjeros.

Një ditë më parë, Ministria e Financave njoftoi nisjen e analizës së performancës 6-mujore me strukturat e administratës tatimore në të gjithë vendin.

4 komente në “Lirohet nga detyra kreu i Tatimeve, pak muaj pas marrjes së detyrës”

  1. Loni says:

    Seshte faji ktij djali….por shikoni cfare emerimesh kane bere paraardhesit dhe sa specialiste kanengelur aty e do kuptoni qe kushdo qe te vije kto rezultate do kete….rrofte Brisida dhe Vasilika

  2. Agron says:

    E di kush eshte cudia e madhe. Te prishesh tatimet qe me ne fund FMN i quajti model menaxhimi nga vasilika vjero, dhe te emerosh enton duron, nje injorant qe skishte lexuar nje liber tatimesh ne jete , ti rrenosh tatimet duke hequr nje super menaxhere si vjero duke vene nje cope injoranti, kjo dmth t ja kesh shqiperise me hile. Z. Rama, eshte turp te beni gabime te tilla.

  3. Lili says:

    Nuk kuptohet a u shkarkuar se punoj teper mire e pengoj disa apo u shkarkuar se nuk punoj mire! Cka eshte te punojsh mire ne kete institucion eshte pyetja e vertete!
    Spiropalja di mire me i treguar se si duke vjedhur shume promovohesh e duke vjedhur pak hiqesh!

  4. Pamija says:

    Amani mor cfar beni me keto shkarkimet dhe largimet nga puna pa motivacion, se mbetem gjithe jeten duke paguar milionat e tyre, qe fitojne me gjyqe. Thirrini mendjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje