Mediat serbe: Macron, nga Moska në Beograd si mediator në dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti francez, Emanuel Macron, do të vizitojë më 15 korrik Beogradin. Në vigjilje të kësaj vizite, e përditshmja serbe shkruan se mesazhi që ai do t’u përcjellë zyrtarëve të lartë në Beograd është se Franca e mbështet Serbinë në zgjidhjen e konfliktit të hapur me shqiptarët e Kosovës. Në këtë aspekt, sipas gazetës, qëndrimet e Macron-it kundrejt përfaqësuesve të Prishtinës kanë ndryshuar dhe thekson se ky ndryshim tani shkon në favor të Serbisë.

Si një lider i ri europian, së bashku me Sebastian Kurz, Macron do të zëvendësojë Angela Merkelin dhe në këtë mënyrë do të zgjerojë ndikimin e tij në rajonin e Ballkanit. Ndërsa ka zgjedhur të vizitojë Serbinë mes të gjitha vendeve të rajonit, ai dërgon mesazhin e qartë se vendi ynë është aleati më i madh i Francës në këtë pjesë të Evropës”, shkruan “Blic”.

Refuzimi i Prishtinës për të tërhequr tarifat e vendosura për mallrat serbe, pamundësia e fuqive më të mëdha evropiane për të ushtruar presion ndaj shqiptarëve dhe një shenjë e qartë se shqiptarët i perceptojnë vetëm Shtetet e Bashkuara si aleatët e tyre, e kishin ndryshuar qëndrimin e presidentëve francezë kundrejt përfaqësuesve të Prishtinës”, thuhet më tej në shkrim.

Blic sjell si argument për këtë reagimin e ashpër të muajit të shkuar ndaj taksës së vendosur nga qeveria “Haradinaj”.

Ju nuk jeni në gjendje të kërkoni gjë, pasi që ju nuk do të merrni asgjë, as liberalizimin e vizave. A e dini pse? Nuk do ta lejoj unë këtë“, i ka thënë Macron Haradinajt”, shkruan gazeta.

Më tej, “Blic” vlerëson se Macron ka treguar se është i gatshëm të angazhohet në dialog, të marrë rolin e ndërmjetësit dhe të zgjidhë problemet në cilësinë e një udhëheqësi të ri evropian dhe ai e ka provuar këtë me caktimin e një date takimi me presidentin rus, Vladimir Putin.

Ky takim do t’i paraprijë vizitës së tij në Beograd, që do të thotë se ai do të vijë në Serbi drejtpërsëdrejti nga Rusia”, theksohet në shkrim.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, njoftoi dje se gjatë vizitës së Macron-it në Beograd do të nënshkruhen rreth 20 marrëveshje, ndërsa temat që do të diskutohen me homologun e tij francez kanë të bëjnë kryesisht me bashkëpunimin ekonomik dhe politik, rrugën e Serbisë drejt BE-së dhe çështjen e Kosovës.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Mediat serbe: Macron, nga Moska në Beograd si mediator në dialogun Kosovë-Serbi”

  1. LULJA says:

    ME HARADINAJ KOSOVA DO HYJE NE EURO-GROPE
    KOSOVA DO SHKOJNE PRAPE NE ORIGJINE
    MJERE ATA BIJE NENASH QE U VRANE KOT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *