Një rikthim pas në kohë, çfarë duhet të kujtojnë demokratët për Ilir Metën: Nga “blloku”, vrasjet në Tropojë, vjedhja e votave e arrestimi i Berishës

10 Korrik 2019, 11:16Politika TEMA

Pas protestës së 16 shkurtit, opozita dogji mandatet e deputetëve, dhe prej asaj kohe ka zhvilluar 10 protesta kombëtare.

Por, krahas protestave, opozita bojkotoi edhe zgjedhjet e 30 qershorit, për pushtetin lokal, duke i dhuruar kështu në tavolinë Edi Ramës, 61 bashki.

Por, në mes të kësaj krize politike, qëndron edhe presidenti i vendit, Ilir Meta.

Gjatë protestës së 8 qershorit, presidenti Ilir Meta doli me një vendim të papritur duke thelluar kështu krizën.

Me pretendimin se po tentonte të evitonte një përplasje të mundshme civile, Ilir Meta çdekretoi 30 qershorin, si datën për mbajtjen e zgjedhjeve vendore. Dhe në fakt ajo që ndodhi, ishte se Ilir Meta i hodhi benzinë zjarrit.

Por, pas këtij vendimi të Ilir Metës, në kampin opozitar, demokratët nxituan ta shpallnin “hero”.

Demokratët kanë vërshuar dhe po bëjnë sikur Ilir Meta është njeriu i demokracisë, sikur po mbron parimet, njeriu që po mbron Kushtetutën, që po mbron të drejtat e shqiptarëve.

Që po na shpëton nga kthetrat e Sorosit, që po na shpëton nga Reforma kriminale në Drejtësi. Apo se po na ruan nga vjedhja e votës.

Në fakt, Ilir Meta është njeriu që ka 30 vjet që paguhet me paratë e shqiptarëve. Është paguar si deputet, si ministër i Jashtëm, si ministër i Ekonomisë, si zv.kryeministër, si Kryeministër, si kryetar Kuvendi dhe tashmë edhe si president.

Është kapur me bllok në dorë, duke vënë përqindje dhe gjoba e ia ka hedhur, duke dalë i pafajshëm.

Është kapur duke vjedhur. Është akuzuar se ka vjedhur thesarin e Krrabës, nga Sali Berisha, ish-kryeministri i vendit, atëherë lider i opozitës, që sot është në krah të Ilir Metës.

Ilir Meta është akuzuar si njeriu më i korruptuar në Shqipëri. Me tendera dhe skandale, për kapjen e medias. Dhe ajo që po bën sot, gjoja në emër të votës së lirë, i kujtojmë zgjedhjet e vitit 2001. Një masakër elektorale, me 5 apo 7 raunde zgjedhore.

Atëherë kishte zgjedhje mazhoritare me balotazh. Janë vrarë njerëz ditën e zgjedhjeve në Devoll. Janë nxjerrë tanke  në ditën e zgjedhjeve në Tiranë. Janë masakruar njerëz në Durrës.

Janë torturuar njerëz në Vlorë dhe në Fier. Janë tërhequr njerëz zvarrë në Korçë. Janë rrahur e torturuar komisionerë në Elbasan. Janë mbushur kutitë në Mat. Janë torturuar dhe goditur njerëz në Dibër.

Kudo ka pasur dhunë dhe terror. Zgjedhjet e 2001 janë zgjedhjet më kriminale që ka pasur Shqipëria, dhe kryeministri që drejtonte dhunën, terrorin dhe masakrën ndaj shqiptarëve ishte Ilir Meta, i cili vodhi aq shumë kuti, saqë pasi humbi pati një marrëveshje Nano-Berisha,  ku socialistët lëshuan në tavolinë postin e presidentit dhe pranuan se kishin vjedhur disa dhjetëra mandate të demokratëve. Të cilat i vodhën me KQZ-në, por dhe me Gjykatën Kushtetuese.

Tani për t’ju kthyer edhe pak memorien shqiptarëve dhe në veçanti demokratëve që kanë marrë “shpatën”, për të mbrojtur këtë hajdut, bandit me emrin Ilir Meta po iu kujtojmë disa detaje.

Në vitin 2000, Ilir Meta shkoi për një fushatë për zgjedhjet lokale në Tropojë, ku u prit me protesta.

I trembur dhe i llahtarisur u mbyll tek Hotel Turizmi dhe kërkoi besë atje tek pronarët. Makina e tij gati u thye, protestuesit rrethuan gjithçka dhe ai iku me vrap. Shumë njerëz që e shoqëronin, thonë se ai ishte i lagur.

Shkoi në Shkodër dhe bënte sikur festonte me studentët për të treguar se në Tropojë nuk kishte ndodhur asgjë.

Më pas një ngjarje kriminale ndodhi në Tropojë. Syl Lushaj u vra dhe pas vrasjes së tij dhe pas një proteste të madhe në Tropojë në 28 nëntor të vitit 2000, në mbrëmje pas trazirave në veri, selia e Partisë Demokratike është rrethuar nga të paktën 300 forca speciale, RENEA dhe FNSH. Snajpera në çdo godinë përballë selisë së PD-së.

Në çdo ballokon dhe dritare që shikonte selinë e PD-s, atëherë godina përballë asaj që sot është qendra tregtare “Toptani”. E rrethuan në çdo cep të rrugës. Rruga që kalonte tek kalaja, ku është pedonalja sot, rruga që kalonte në krah të Piazzës, rruga George Busha përpara dhe gjithçka ishte rrethuar me mjete dhe forca policie që kontrollonin çdo njeri që dilte nga selia e PD-së. disa dhjetëra dhe qindra demokratë u arrestuan dhe u goditën. U shoqëruan në ambientet e komisariatit të Policisë.

Selia e PD-së, me rënien e natës, rreth orës 19:00 është mbajtur në terror, për rreth tetë orë, deri në mesnatë. Deri në momentin që ka dalë kryetari i PD-së, në atë kohë Sali Berisha, i cili është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku edhe është marrë në pytetje, për ngjarjen e Tropojës dhe dijeninë në lidhje me ngjarjet e tjera që ndodhnin në Shqipëri.

Pra, ky Ilir Metë i cili mbrohet sot me “shpatë” në dorë nga demokratët, është njeriu që i rrahu, i masakroi dhe u vodhi zgjedhjet e vitit 2001.

Ky njeri që flet sot në emër të opozitës dhe parimeve të demokracisë dhe proeuropianizmit, është njeriu i cili masakroi, rrahu, torturoi demokratët dhe arrestoi dhe shoqëroi në Drejtorinë e Policisë, liderin e opozitës të asaj kohe, Sali Berisha.

Prandaj sot, gjithçka që bën njeriu që ndryshe i thonë “Ilir floriri”, i cili zbriti me çorape të grisura nga Skrapari, dhe sot është një miliarder që përpiqet të fshehë pasuritë apo vilat që i kushtojnë disa dhjetëra milion euro nuk do të mundet dot kurrë që t’i hedhë benzinë zjarrit për të djegur Shqipërinë, dhe për të shpëtuar lëkurën e tij.

Demokratët duhet të kenë pak memorie dhe të kujtojnë se Ilir Meta nuk është ai engjëll që del sot në televizor, por është një hajdut e bandit politik dhe asgjë më shumë sesa kaq.

Mjafton të kujtojnë ngjarjet, ata që janë demokratë të vërtetë dhe që kanë qëndruar në opozitë nga vitit 1997 deri në 2005. Iu ka thyer duart e krahët nëpër komisariate policie, iu ka thyer këmbët, ka arrestuar gra dhe fëmijë. Ilir Meta e ka bërë në zgjedhjet e 2001-shit.

Ka arrestuar, torturuar e dhunuar me qindra demokratë në zgjedhjet lokale. Ky është Ilir Meta dhe askush tjetër.

Ky është Ilir Meta i vërtetë. Prandaj dhe demokratët nuk duhet të harrojnë. Ashtu siç bënë gabim duke harruar në 2009-ën dhe duke marrë Ilir Metën në qeveri dhe më pas morën edhe postet e tij, vodhi dhe grabiti, la katër të vrarë në Bulevard, shkoi tek Edi Rama për të sjellë Rilindjen në pushtet, e cila vazhdon të jetë aty prej gjashtë vitesh, e sjellë nga Ilir Meta dhe nga Monika Kryemadhi.

Dita më e mirë për demokratët do të ishte ajo ditë kur te ktheheshin memories, të reflektonin dhe PD-ja zyrtare, Lulzim Basha, të ndaheshin një herë e mirë nga banda e Ilir Metës dhe nga presidenti ynë hajdut dhe bandit./ CNA.al

23 komente në “Një rikthim pas në kohë, çfarë duhet të kujtojnë demokratët për Ilir Metën: Nga “blloku”, vrasjet në Tropojë, vjedhja e votave e arrestimi i Berishës”

  1. Ardi says:

    Demokratet nuk jane qenie njerezore me llogjike te mendojne kaq shume.Ata jane si socialistet plehra dhe kriminele qe punen e tyre kane vjedhjen dhe hajdutllikun.Shqiptaret e vertete distancohen nga keta funderrina dhe ndyresira e nuk merren me ata por shikojne punen e tyre dhe familjet e veta.

    1. Grigor says:

      Ardi, nderime.
      Sikur Shqiperia te kishte shume njerez si ty, qe nuk bien pre e miltantizmit partiak, per nje vend re qebur pune ne shtet, ku mund te vjedhesh, ne do ishim sot banore dinjitoze te BE, dhe Jo lypsare qe shtrijne doren, aman edhe mua.
      Deri tani ne nuk kemi patur rrotacion te platformave politike te partive, por rrotacion te platformave per te vjedhur. Dikush me shume e dikush me pak, ne varesi te copes se tepsise, shumica e atyre qe punesohen nga shteti, duke filluar qe nga profesionet fisnike te mjekut dhe mesuesit, deri tek sharlatanet e parlamentit dhe qeverise, kane futur duart ne xhepat e popullit.
      Njerez te pandershem qe zgerdhihen pa turp kafeneve ku behen allishverishet. Kudo ka njerez te tille ne bote, por ata Jane kriminele qe kerkojne te korruptojne shtetaret. Ndersa ne Shqiperi, kriminelet ordinere behen Kryetare bashkie, drejtora drejtorie dhe deputete, duke arritur kulmin tek Kryetaret e partive dhe Presidenti.
      Turp jo per ata vete, se ata nuk kane, por per dallkauket qe shkojne pas tyre.

      1. Komentuesi says:

        Ardi te lumt mendja.Ke bere nje shkrim tregues brilant.Vetem keto te dine njerzit perparimtar te pd-ke dhe opozites,nuk do ngriheshin ne protesta kaq radikale.Te gjitha ato qe shkruani ju,jane te verteta dhe te paranueshme.Ilir Meta i ka kaluar kufijet e llogjikes dhe ka shkalluar fare.Ai nuk qenka njeri por kafsh dhe shqiperine e ka zene halli madh.Kemi shpres te SHBA-ja dhe BE-ja. se kete bashibozuk do ta zhdukin.

  2. Alo alo says:

    Zgjedhjet më kriminale që ka pasur Shqipëria janë ato të 1996 të drejtuara nga Sali Berisha e që nuk janë njohur as nga OSBE-ja. Sa për rrahjet e torturat e demokratëve në zgjedhjet e 2001, gënjeni, socialistët mund të jenë shumë gjëra, por vetëm të dhunshëm nuk janë. Për dhunë kthejeni gishtin nga vetja juaj o demokratë të ‘vërtetë’ ! Çdo gjë e dhunshme në Shqipëri, ka ardhur nga ju (1992, 1996, 1998, 2014-2019) ose e provokuar nga ju (1997, 2011).

  3. cnnal says:

    O RROTE KARI

    e mbron Sali bytheqiri per te mbrojtur bythen e tij

  4. Mon says:

    Ore ku ka qene ne 1996 ky artikull-shkruesi? Nuk i heq asnje presje maskaralleqeve te Ilir Metes, qe eshte armiku Nr 1, ne barazim me S. Berishen, por te thuash qe zgjedhjet e 2001 jane me te keqiat se jane mbajtur ndonje here eshte paturpsi.

  5. Noc Rrok Mic Bib Frrok Hajdari says:

    E ku ka shqiptar t mir !
    T gjith,si t majt si t djatht jan hajna vrasesa korrupt..
    Veç nanji qe rastesisht ka gjenez t huj por ngec n shqipni,osht tamam.
    Jo me kot s i don kush shqiptart.
    Fqinjet,jo se jo.
    Por edhe me gjer,me tej,kudo ku shkojn shqiptart,antipati e urrejtje korrin.
    Sepse mbjellin ligsi e krime.
    Jan kombi me problematik i ballkanit,historikisht,jan problematiket e Europs.
    Dhe ne renditje globale kan tendencen me qen n krye t klasifikimit si t kqinj.
    Jo me kot thuhet ajo shprehja “nji shqiptar i vdekur esht shqiptar i mir”
    Kur t vij koha qe bota t behet njimendje,do perfundojn keq shqiptart.
    Do izolohen dhe ngordhin per buk.
    Bota s do i ndihmoj me.
    A rritet gjarpni n gji ?
    Aq futet edhe shqiptari n shpi.
    Dhe kur t vij koha m u fut n Jurop do dali parrulla europjane.
    “e duam shqipnin n jurop,por pa shqiptaret ama”
    Kjo esht e ardhmja e botes.
    Nje bot globale,por me shqiptart t mbyll neper shpella.

  6. SKAP versus SPAK says:

    Asnje politikan shtetar me origjine slave,greke,vllehe,boshnjake,gorane,maqedonase e rtj nuk do arrestohet nga SPAK.Per keta do te quhet SKAP! Politikane e zyrtare me origjine shqiptare do arrestohen , e per keta do te quhet SPAK!Soros do me ndy faren shqiptare mrqe mendon e punon si cifut e Jo si amerikan.

  7. Orli says:

    Mos more! Kujt do i mbushni mendjen per ilir koklopen?! Demokarve,ata vetem qe nuk e kane te shkruar ne balle emrin “lul” se mos me ilir monen jane peshtyre e pastaj lepire!!! Kujtoni nanon,ceken,imamin,zogaj cifteline,kastriot islam kafken,hajdarin,pollo kokekuqin,pashkon e dhjetra e dhjetra luler te tjere.

  8. sedati says:

    Ilir Monika Kryemadhi Meta, jane e keqja e ketij vendi. Ne gjithe boten ka, opozit dhe pozit, ketu tek ne u shpik paterica e Ilir Metes, ku, sa here eshte futur ai dhe e shoqja, jane shtuar vrasjet, korrupsioni, shantazhet. Ky njeri eshte unik ne hakmarjen e tije, paguan njerez pervte zezat e tije, pastaj paguan te tjere per te eleminuar ata qe punuan per te zezen e tij. Ky duhet lidhur sa me pare bashke me te shoqen, sepse gjera te çuditeshme te tjera, do te degjojme. Nuk besojme me as tek Rama, e jo me te Berisha. Kthehuni ne retrospektive te kohes qe Ilir Meta eshte futur paterice, analizoni kohen e tij, ku koncensionet jane shtuar, shantazhet dhe vrasjet fizike dhe morale, ku e bejne kete njeri te frikeshem per syte dhe mendjen e ketije populli. I faleminderit ShBA, qe nderhyn, se ky vend do rraskapitej ne duart e disa batakçinjeve si Ilir Mona Meta.

  9. lisi says:

    iliri me ?e munika kurves beri karjere tani vetem burge per keta antishipetare.

  10. Boli says:

    F.S.Noli : sharlatan e bq. me pak fjale…
    Is Boletimi, te tjere me ket rast e tregojne. Nga do e “vrisnin” kur ishte kryeminister, dje i kenduan me lahute e ja moren ne ? , po nuk kishin faj ishin me urdher te “Vicitqedoli”, ej se pa urdher jane burra, nuk ta marin ne ?????

  11. ta says:

    nuk ka shqiptar te mire sot duhet kulture prandaj prisni nja 200 vjet dhe mbase vjen kultura………

  12. Edi Durres says:

    Ke ajo fraza qe ..” shume njerez thone se ai ishte i lagur..”kam akoma ne vesh kur thoshte si kryeparlamentar: problemi eshte se une kam lindur trim…

  13. Nik says:

    Dakord me te gjitha, veç mire ja beri Sali Kakes qe e arrestoi!

  14. Bureto says:

    Të gjitha ato që shkruan CNA.al janë të vërteta, por ama deri në dhjetorin e famshëm të vitit 2001, kur Meta u divorcua me Nanon. Që ta mundtte atë dhe t’i merrte PS me synimin që rojadën e pushtetit të mis e bënte me Nanon, por me Metën. Në 2004 u nda nga PS dhe krijoi LSI për ta patur aleancën me Berishën më të lehtë. Në vitin 2009 Berisha e ndihmoj në Ndrogj të nerrte mandatin e deputetit dhe në shkëmbim ky i ofroi aleancën qeverislse, mbasi Berisha nuk e kishte për 1 deputet maxhorancën. Kaq e brishtë ishte kjo aleancë sa çfarë nuk bënë 2009-2013, që nga skadali i vidios Meta-Prifti, qeveria të mos binte, aq sa vranë dhe 4 njerëz të pafajshëm në bulevard. Në 2013 Meta por dhe Berisha nuhatën rrëzimin e tyre në zgjedhjet e 2013, ndaj për Metën, (por kjo i konvenonte dhe Berishës, që Meta të luante rolin e Kalit të Trojës në koalicionin PS-LSI), për të qenë në pushtet (të vazhdonte zanatin e korrupsionit) dhe kështu i shërbente më mirë dhe Berishës. Mjaft të kujtojmë rolin e tij si kryetar kuvendi dhe atë në reformën në drejtësi, lojë që e vazhdoi dhe e vazhdon si president deri sa ta nxjerrin së shpejti nga zyra. Demokratë mos harroni se Meta ju shërben vërtet, por për veten. Në të vërtetë po ju nxjerr bojën, sepse është i pabesë. Lexoni ç’ka thënë kryetari juaj për të në 2017 dhe mbase u del pija e bëheni esëll.

  15. Sit back and relaks■●▪jhfftuh%^* says:

    Po Rama ku ishte nderkohe ne 2000-2001? A nuk ishte miku i ngushte i Metes dhe te dy bashke planifikuan ti fusnin gishtin Nanos ne 2005 duke i dhene pushtetin PD dhe Berishes per te nxjerre Nanon ne pension? I premtuan bile se do ta benin edhe president Nanos por serish ia futen, per arsye konjukturash kuptohet. Kjo deri me sot pasi jam i sigurte qe Nanos i jane ngjallur shpresat Presidenciale serish pas kerkeses per shkarkim te Metes nga PS. Si ka mundesi qe Rama i cili ka qe ne vitin e larget 2000 qe paguhet me taksat tona nuk ia di te Ilir Metes tere keto difekte kur e beri President, apo kur beri koalicion ne qeverisje me Meten etj etj. Pse nuk doli Rama ne 2001 te mbeshteste PD e te thoshte hapni kutite por i pelqeu maskarada e dushkut, pra kur vjedhim ne vota e bejme per te miren e popullit thote Rama, se duke vjedhur vota largojme te keqen, kjo eshte njesoj si te kapesh hajdutin ne shpi e ai te te thote qe po te vjedh per te miren tende se paraja e madhe te prish. A e kuptoni qe nuk ka gjytrym qe ta haje kete palo propagande mediatike, e cila me shume sesa gazetari ne sherbim te publikut eshte kthyer ne vegel shantazhi dhe lufte politike mes hajduteve politikane qe tallin menderen me kete popull.

  16. SkaTurp says:

    Sa make men?!
    Po Socialistet si e harruan ne 2013… apo kur e vune President?

  17. Elektricisti60 says:

    Haxhi kristali gjate gjithe karrieres se tij vetem me pislliqe ,vjedhje dhe veprime banditeske eshte mare ,prandaj eshte aset i cmuar i Nafije fallxhores.Tani moj baxhelle po shkarkohet se ka shkelur kushtetuten me te dyja kembet, qe ai e di shume mire kete ,por shpejt do ju vije rradhe te jepni llogari per milionat e vjedhura,prandaj po ju rreshqet truri per dite.Te fala shume Sashes.

  18. Elba says:

    Kemi disa Historiane,qe po ia ngrene mendjen Popullit.Zoti ka folur Shqip.Ne ndertuamEuropen,Ne vume bazat e Kapitalizmit Modern.Ne,Ne,Ne.Shkolla pare Shqipe,hapur me 1887,de jure hapur ne Shkoder dhe Kurbin 400 vjet me pare.Te jemi ne ata,qe do te kryqezonim Zotin ,nese do te gabonte rruge.Te jemi ne ata,qe nuk po ndertojme,Shtetin e se Drejtes.Te jemi ne ata,qe ndertuam Socializmin me Ekstrem,cilesuar,si Tibeti Europes.Te jemi ne ata,qe urrejme shume.Po shume ama.Per nje fjale goje,paguhet me koke.Ne fund fare,Te jemi apo mos te jemi.Ne jemi te zgjuar,Bota eshte e Cmendur.

  19. Lani says:

    E kane vene ne mes mu si lolo cirku!

  20. Komentuesi says:

    Ardi te lumt mendja.Ke bere nje shkrim tregues brilant.Vetem keto te dine njerzit perparimtar te pd-ke dhe opozites,nuk do ngriheshin ne protesta kaq radikale.Te gjitha ato qe shkruani ju,jane te verteta dhe te paranueshme.Ilir Meta i ka kaluar kufijet e llogjikes dhe ka shkalluar fare.Ai nuk qenka njeri por kafsh dhe shqiperine e ka zene halli madh.Kemi shpres te SHBA-ja dhe BE-ja. se kete bashibozuk do ta zhdukin.

  21. 1235 says:

    shqiptare NGRIHUNI ORA 00 00 ku eshte rinia nuk ka me ps pd ku eshte elita shqiptare a e kuptoni qe na kane mare peng jetett tona NGRIHUNI se shqiperia poshkon dreit shkaterimit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje