Peng i atyre që gënjeu!

10 Korrik 2019, 19:48Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Ballshi nuk është ndonjë bastion i PD. Në tërësi, Mallkastra është një bastion i së majtës, bile të majtës ekstreme. Në zgjedhjet e vitit 2015 për Bashki, për shkak se socialistët ia lanë zonë të lirë LSI-së, aty fitoi PD.

Ndaj dhe shumë vetë, mund të habiten kur shikojnë se si sot pasdite, mes shiut dhe zagushisë së korrikut, Lulzim Basha ka marrë rrugën të shkojë në Ballsh, ku nuk ka qenë thuajse kurrë.

Ai tani ka një hall më të madh se sa zgjedhjet e 30 qershorit. Ai ka problem se si të frenojë debatet që po shpërthejnë nga ish- kryetarët në detyrë të bashkive të PD, që ai i gënjeu para 30 qershorit, duke i “garantuar” se 30 qershori nuk do të ndodhë, nuk do të lejohet dhe nuk do të njihet, dhe se ata nuk duhet të kandidonin si të pavarur, ose me ndonjë forcë tjetër politike.

Kapllanaj në Mallakastër ka qenë një prej tyre, i cili nuk është se vinte nga PD, por ishte kryetar bashkie falë kontradiktave mes PS dhe LSI në zgjedhjet e 2015.

Lulzim Basha tani po përballet me problemin e dështimit të tij më 30 qershor. Siguria që ju dha disa prej kandidatëve në detyrë si kryetarë bashkishë, se më 30 qershor nuk ka zgjedhje, e ka përballur atë, dy ditët e fundit, me një agresion nga disa prej kryetarëve të bashkive ende në detyrë, kryesisht atij të Kamzës, Vorës, Mallakastrës etj.

I dyshuar se i ka sakrifikuar ata për interesat e tij, duke u tërhequr në hapat e fundit nga bllokimi i zgjedhjeve të 30 qershorit, Lulzim Basha do të duhet tani të kthehet në një lloj pengu të tyre, duke u detyruar të shfaqet në publik si garant i tyre.

Shëtitja e tij sot pasdite në Ballsh ishte një poshtërim publik që kryetari Kapllanaj i bën kryetarit të PD, për të lëpirë vetë atë që ka pështyrë mbi 30 qershorin. Së paku ai do të jetë i qetë në Ballsh para mbështetësve të vet, duke u treguar se kush i mori më qafë.

Dhe Basha ngjante vërtet një kryetar i marrë peng, që shetitej rrugëve të qytetit në krah të Agron Kapllanajt, duke deklaruar se ai nuk do të dalë nga Bashkia derisa të ribëhen zgjedhjet.

Natyrisht, kjo nuk është se e qetëson Kapllanajn, apo Mziun, apo Fiqon në Vorë, por Basha po përpiqet të ndalë sulmet e orëve të para ndaj tij, pikërisht nga kryebashkiakët që gënjeu.

Ndaj mos u çudisni këto ditë kur ta shikoni në Kamëz, në Vorë, në Selenicë, në Shkodër, në Lezhë dhe Vaun e Dejës, për t’i qetësuar se ka një plan të ri.

I fiksuar nga ideja se ndaj tij mund të ketë revoltë, ai po përpiqet të artikulojë sa më shumë fjali të tipit, “PD doli më e bashkuar nga zgjedhjet”, apo të shpikë një gënjeshtër të re, që zgjedhjet do të ribëhen.

I gjithë halli i tij është sa të kalojnë këto muajtë e verës pa sherre dhe pa shpërthyer ende ndonjë prej kryetarëve të bashkive që do ngelen pa punë.

Dhe për këtë, sot ka marrë rrugën deri në Ballsh, pas sherrit që pati dy ditë më parë me kryebashkiakun e Ballshit në takimin që pati në selinë e SHQUP.

Njësoj do ta shikoni dhe në qytetet e tjera ku ka pasur bashkitë PD.

Njeriu që i genjeu para 30 qershorit, duke u hequr si “zoti” i tyre, tani do të jetë ca kohë shërbëtori i tyre, vetëm që ata të mos ngrejnë zërin.

Pas disa mujash, pastaj nuk ka më rëndësi, se mund t’i nxjerrë dhe armiq. Këto dy muajt e parë e ka pak problem dhe është gati të kthehet në një kryetar të marrë peng prej tyre, që ta shëtisin si arusha “Mira” nëpër qytet, për t’u treguar se kush i mori më qafë.

15 komente në “Peng i atyre që gënjeu!”

  1. Mallakastra says:

    Mallakastëra ka qenë e majtë nga 1943, po ja dha voten Pd per inat te lesh e lise. Rroftë USA, Spaku po vjen dridhe dhe ca o Like trimi .Lavdi Mehmet Shehu.

  2. Zhulati says:

    Nuk e Di kush I bene keto analiza pasi Jane te santa por dyshoj te jene te Meros megjithese deshiroj te jene prej vete te Atij.

  3. kastriot says:

    Mero ketu je ke futur kot.Secili mund te te thote te tijat por ti ke ment e tua.Keta zoterinjte perderisa nuk e kuptuan se cduhet te benin te mos i hakerrehen lulit.Ne se e degjuan faji eshte i tyre.Ne se nuk e vleresuan situaten atehere jane te paafte per situata te veshtira.

  4. lexusi says:

    Si puna e kumarxhinjve qe lene peng cdo gje , shtepi , makina deri edhe grate , po ky qyqari e pesoi edhe me keq , se la peng veten !

  5. Treviso says:

    Jam i gezuar qe lecoj nje gazete qe nuk ka levizur nga themelet e saje. E lexoj me Leonardi dhe pamedyshje nga cilesia. Nuk jam me bindje politike, por opozitar i qeverise. Lxoj artikuj te ndryshem ne fejsbuk dhe kthehem tek Tema per tmos u mashtruar tek genjeshtrat ruse.

  6. Ledion says:

    Kokrra e mashtruesit dhe genjeshtarit. Se ka problem hiç ti genjeje te gjithe madje edhe veten. Me nje fjale eshte nje genjeshtar patologjik. I eshte zgjatur hunda deri ne Kavaje.

  7. NjeQytetarOptimist says:

    I morri ne qafe gomari si gjithmone.. Kishte gjithe ato bashki, dhe po derdis rrugeve.. Gomar hesapi.. Socialistet te ruajn demokratet e afte.. Mos beni budalliqe.. PD-ja prape popull eshte..

  8. ALBAN DEGA says:

    Mendime mbi fakte

    LULEZIM BERISHA RREJNE EDHE NASTRADININ !

    Akoma se keni njohur Lul Saladinin?
    Pyete Jozefina Topallin !
    Kaq shpejt i harruat “Marinsin amerikan Brown “ … “mosbindjen civile” e “ Luftes Civile” te Putinit… 5 Babalet e Havales se Shqiperise, Sali Berisha .
    – Ka mesuar nga Beu i Partise Babale
    – “ Lulezim Basha genjen edhe kur e pyet sa eshte ora”.
    Jozefina Topalli

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Genjeshtrat e tij jane aq te trasha sa nuk i beson as vet e megjithate i perserite cdo dite e shume here ne dite…
    Genjen edhe duke mashtruar hapur pa iu skuqur faqja e duke iu shtjerrur zeri !
    Pse !?
    A e detyroi me zor Edi Rama te fuste te zgjedhurit prej atij vete ne Qeverine Rama -Meta, ne majin e vitit 2017 !?
    Po kryetarin e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve ia dha me zor Rama !?
    Po Avokaten e Popullit nga Partia e tij ia perzgjodhi Edi Rama apo vete Lulezim Basha!?
    Nje fakt vlen me shume se nje thes me pallavra e rrena te nje genjeshtari e mashtruesi patologjik !?
    Po dhjetera e pafund fakte te tjera qe i kemi pare me sy te gjithe ne shqiptaret e nderkombetaret kudo ne Bote !?
    A mund ti besohet qeverisja e Shqiperise nje genjeshtari qe rren edhe kur e pyet sa eshte ora !?
    A mund ti besohet qeverisja e Shqiperise nje mashtruesi e hajni me cizme qe vodhi me ze e figure te kapur ne flagrance nga kamerat duke vjedhur edhe votat ne gjirin e familjes se vet politike, PD-se gjate zgjedhjeve te korrikut te vitit 2017 !?
    A mund tu besohet qeverisja e Shqiperise nje kryehajduti te 600 milione eurove nga Autostrada e Kusarise se Kombit, http://www.gazetadita.al/sharlatanizem-donkishotizem-apo/
    …… jo 230 milione sic e zvogeloi Bujar Leckaj i Vicidolit, gati gjysmen e 1.3 miliarde eurove te vleres se pergjithshme te saj dhe qe thau financat e shtetit shqiptar dhe krijoi nje borxh te brendshem prej mbi 800 milione eurosh dhe rriti me 17.5 per qind borxhin e jashtem te shtetit shqiptar !?
    A mund ti besohet qeverisja nje bashkeatdheshitesi te Sali Berishes te kapur ne flagrance nga Gjykata Kushtetuese e Shqiperise dhe atdhetari Myslim Pashai bashke me opoziten, nepermjet marreveshjes antikombetare te Otrantos!?
    A mund ti besohet jeta e shqiptareve nje bashke-kryekzekutori te 4 protestuesve paqesore e krejt te pafajshem me urdher te Sali Berishes dhe bashkepunetorit te tij ne fshirjen e serverave dhe prishjen e provave te masakres se 21 janarit 2011…
    Larg qofte !
    A e nxori me dhune, me shashka, me boje te zeze, me veze e me miell, me breke te palara e cizme me “ ato “… te digjnin mandatet e braktisnin Kuvendin !?
    Me gjeni nje rast te vetem ne Boten demokratike apo nje ligj demokratik qe e detyron opoziten apo qofte edhe nje qytetar te thjeshte te votoje me hir a me pahir, me zor !?
    Me gjeni nje opozite apo parti opozitare demokratike ne Boten demokratike qe ben shantazh, krijojne qeveri hije, ben presion e ushtron dhune sidtematike kunder policise de shtetit te vet, qe nxin faqen e Shtetit dhe kombit te vet ne prag vendimesh historike si celja e negociatave per anetaresimin jo te Edi Rames e deputeteve te tij por te shtetit e kombit shqiptar, qe di ndonje tjeter rast ne Evropen Lindore qe shembi komunizmin me thirrjet lapidaré :
    – E duam Shqiperine si e gjithe Evropa !
    – E duam Shqiperine se Amerika demokratike !?
    Gjysma e se keqes!
    E keqja e madhe nje opozite qe sulmon me boje te zeze e thirrje “ gardistesh te kuq” maoiste ambasadore te BE-se dhe SHBA-se, te OSBE-se ne Tirane duke perdhunuar barbarisht ligjet shqiptare e Nderkombetare, duke perdhosur edhe Kodin e Beses dhe Mikpritjes legjendare shqiptare edhe per hasmin kur i vjen ne shtepine e vet !?
    Sa per te genjyer, Saleh Brrisha dhe Lulezim Basha nuk rrejne kurre pa fole ! Ky eshte virtuti me i larte i qehajait te Partise Babale dhe Havalese se Shqiperise Sali Berisha nga Qinami i Vicidolit !
    Saleh Lulezim Basha rrejne edhe babain e rrenave Nastradin Hoxhen e Anadollit …!

  9. ETHEM LALAJ says:

    Z.MERO SHUME SAKTE:SI MALLAKASTRIOT PO SHTOI DIÇKA PER KURIOZITET.
    -SIÇ PERSHKRUAT JU,MALLAKASTREN RAMA JA FALI LSI POR ATA VOTUAN PD-ISTIN KAPLLANI JO SE ISHTE ME I MIRE SE AGRONI LSI.SIÇ ME LLAFOSEN NJERZIT E MI,KY I LSI PAGOI SHUME LEKE DHE NUK FITOI,PASI LSI-NE NUK DUAN TI NDJEJNE ZERIN.
    -NUK KA FAJ KAPLLANI I BALLSHIT QE DEKLARON SE NUK IKEN NGA ZYRA.FAIN E KA LYLI QE E FUTI TE GJITHE PD NE RRUGE “APANDESITI”
    -SOT NE TV ISHTE TEMA ” A DUHET TI DORZOJNE ZYRAT KB E LYLIT..” DHE QE NE MENGJES SA HAPA SYT VURA NJE “PO “NE FAQEN E FB. DHE DERI NE 08-15 SHIFRA SHKOI NE 75/25 % PO.
    -POR PD-ISTET I TURRESHIN GAZETARIT TE MIRE SKRAPARLI DUKE E SHAR SI TV KOMUNIST,GENJENI,MASHTRUSA,ETJ.DHE THASH ME VETE”PD -ISTET NJE PRERJE KANE”,ATA I NGJAJNE 100 % SALIKRIMIT.FLM

  10. John says:

    Po keta qe premtuan integrim ne be dhe perzune shqiptaret nga shqiperia se e kane shitur e plackitur? Pakicat minoritare te mireorganizuar e mbeshtetur nga soros po pastrojne shqiptaret nga shqiperia ne menyre demokratike.Ne vend qe ata te ikin nese duan e jo ne se dhe integrohen me lehte! Te tjerat perralla jane. Propoganda e persekutimi i shqiptareve vazhdon, persekutohen me te miret e familjeve me te mira shqiptare.Prooganda sorosiane e tyre qe vjell helm, zjarr,fyerje e mllef kunder shqiptareve, ky top proogande ka nevoje jo per avni e mic sokole por per Ameriken zyrtare, Trump.Po shpetoi shqiperia shpetoi dhe kosova.Bekim mbi shba e falenderim per zotin per mundesine.

  11. Donald says:

    Ne jemi peng te atyre qe premtuan te bejne Shqiperine dhe bene Gjirin e Lalezit, I nderuar Mero.

  12. MALLAKASTRIOTI says:

    @@@AGRON KAPLLANAJ..DO TE RESPEKTOHET NGA MALLAKASTRIOTET, po ta DEBOJ..Zagarin dhe SPIUNIN SERBE-Lulezim Bashen…
    Agron Kapllani:Lulic Bashovici…i ka Shfrytezuar te gjithe per Karrigen e tije..per Miljonat e tije te vjedhura te rruga e Kombit….Lulezim Basha duhet te Kishte dhene DOPREHEQJEN me kohe nga Kreu i PD-se nese do te ishte vertet Shqipetare-Demokrate..
    Lulezim Basha eshte Shkaterruesi i Shqiperise:Na ka Nxjerre emrin e keq neper Europe Duke Ber Shqipetaret “Drogaxhinje”…ne te gjithe Forumet Politike…
    Dalja nga Parlamenti e PD-se dhe LIS-it erdhi me URDHER TE SALI BERISHES, Dhenderrit Serbe, sepse i Pari qe ARRESTOHET Po te Ngrihen organet e SPAKU-t..jane Berisha..i dyti Ilir Meta, si dhe Basha Vete..
    @@@AGRON KAPPLANI Mallakasdtriotet do te te Ngrejne nje Bute ne Mesin e Balleshit…PO TE NDJEKESH SI QENE; Spiun in Serbe te UDB-se Lulic Bashovici…Ky nuk ka ASGJE TE PERBASHKET ME DEMOKRACINE….
    Demokracia nuk behet me Protesta Alabakesh dhe Bllokime Rrugesh…
    Lulezim Basha GENJEN kur thote se Po te vije ai ne Pushtet-…Shqiperia do te Hape Negocjatat dhe futet ne Europe…
    Kushti Kryesore per ne Eu:ESHTE STABILITETI POLITIKE..Europa nuk eshte ne Pronesin e Lulezim Bashes..Lulezim Basha nuk ka per SHQIPERINE DHE SHQIPETARET Alternativen Eu..Lulezim Basha ka Programin e SALI BERISHES…makinacjonet…gjija ne Emer te “Demokracise”…dhe Pordhe te tilla qe thote Basha jane NJE TALLJE PER Shqipetaret…
    @@@Mallakastra duhet te Distancohet nga keta Bastarde , si te PD-se dhe LISI-t..keta jane Hajdutet dhe Anarkistet e Shqiperise…
    Basha…MallkaSTRA TE KA DHJERE..qe diten kur ke Lere..NDYRESIRE..lol

  13. rezili says:

    Ndoshta jemi te gjithe peng te hajnave te tranzicionit qe as nuk largohen e as nuk dorezojne gjene e vjedhur. Ne nje vend te Afrikes perdornin kunguj te medhenj me kape majmune.I mbushnin me oriz dhe I benin nje vrime sa mezi te merrte doren e majmunit. Shkonte majmuni fuste doren e mbushte me oriz dhe ashtu e mbushur dora nuk delte dot nga vrima e kungullit.Shkonin e kapnin majmunin qe nuk i shkonte mendja te leshonte orizin , te nxirrte doren e te ikte.Shba e ka vene kungullin dhe keta politikanet tane nuk e leshojne orizin (gjene e vjedhur) me shpetu koken. Shkojne e I.kapin per veshi e cojne tek vendi.

  14. Olimpia says:

    Kryebashkiaket e opozites bene vetrvasje politike. Duke besuar Bashen , nje sharlatan kriminel politik qe per te ruajtur postin e tij ,Berishen dhe Meten nga burgu mashtroi dhe vazhdon akoma te mashtroje nje turme jo te vogel njerezish,shumica e ketyre kryebashkiakeve rane ne nje kurth te ndyre.Mjaftonte te kandidonin si te pavarur dhe sigurisht shumica e votuesve te PD plus ata te BD dhe te tjere do ti votonin.Mund te mos fitonin te gjithe por pas ketij votimi do ti hapej rruga krijimit te nje te djathte moderne,nderkohe qe Berisha ,Meta dhe Basha do te zhdukeshin nga skena politike.Parozi e kuptoi momentin por ishte vone,nderkohe qe duhet te nxirrte ne plan te pare fytyra te reja dhe te kerkonte perkrahjen e biznesit .Megjithate la akoma mundesi qe nje pjese normale e njerezve te PD,te shkeputen spese brenda PD nuk mund te behet asgje sa te jete gjalle hitleruci primitiva Berisha me ndjekesit e tij primitive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje