Tregojani opozitarëve të fundit, se lufta e 30 Qershorit mbaroi!

Nga Alfred Peza

Dëgjohen ende tek tuk zëra, për vijimin e rrugës radikale si e vetmja mundësi e opozitës së rrugës, për të fituar kauzën e saj. Një kauzë që as ata vetë që flasin, nuk e dijnë se cila është në të vërtetë, për aq kohë sa prej lidershipit të tyre janë artikuluar me dhjetra këto muajt e fundit.

Dëgjohen ende zëra për të mos lejuar kryetarët e rinj të bashkive, të zgjedhur me votën e qytetarëve të tyre më 30 Qershor, që të shkojnë në zyrat e tyre për të filluar detyrën. Për ta Ambasadori i Austrisë në Tiranë, z. Sattler dha një përgjigje epike, kur iu përgjigj letrës së Kryebashkiakes së Shkodrës Voltana Ademi që kërkonte “protektorat” ndërkombëtar për të mbrojtur zyrën e saj:

“I gatshëm të diskutojmë. Por 2019 nuk është 1913. Shqipëria aspiron të hapë bisedimet me Bashkimin Europian. Kjo kërkon aftë si për të zgjidhur problemet politike. Dhe për këtë sezoni i konfliktit do të ndiqet nga sezoni i zgjidhjes së konfliktit. Shqiptarët duan të shkojnë të qetë me pushime”.

Dëgjohen ende zëra se “revolucioni i madh popullor”, “mosbindja civile”, “uragani” dhe “cunami opozitar” do të vazhdojë nëpërmjet protestave si ajo e së hënës së kësaj jave në Tiranë, ku numri i opozitarëve në bulevard sa vjen dhe rallohet e rrallohet, pambarimisht e dëshpërimisht. Kjo bën që të ketë ende tek tuk ndonjë “Hiroo Onoda” të opozitarizmit shqiptar të rrugës, i cili qëndroi edhe 29 vjet pas Luftës II Botërore për të mbrojtur Filipinet, duke mos besuar se japonezët ishin dorëzuar.

Dikush duhet ti thotë gjithë këtyre lloj opozitarësh që besuan se rruga e rrugës do ti rikthente në pushtet, se lufta e tyre e 30 Qershorit ka mbaruar. Kauza e opozitës së rrugës për ta fituar pushtetin në tavolinë HUMBI! Mësimi që u mor prej saj ishte: Vetëm vota të sjell në pushtet dhe të largon nga pushteti në këtë sistem që kemi 30 vjet që e kemi pranuar të gjithë sëbashku. As djegia e mandateve të deputetëve, as dalja nga Parlamenti, as dalja nga sistemi politik e demokratik i vendit dhe as bojkotimi i zgjedhjeve, nuk të rikthen dot në pushtet.

Kjo gjë dihej edhe më parë, për aq kohë sa asnjë parti tjetër dhe asnjë opozitë tjetër në historinë e botës demokratike, nuk e kishte aplikuar. “Opozita e Bashkuar” shqiptare, megjithë paralajmërimet se e gjitha ishte një vetvrasje, megjithatë e provoi. Shumë mirë bëri që e provoi. Sepse shqiptari e ka treguar se gjithmonë bën të kundërtën e asaj që i thonë. Por tani që katërshja e lidershipit opozitar, e provoi shijen e hidhur të dështimit, duhet tia tregojë atë edhe përkrahësve të vet.

Mirë që i çuan në humbjen e të gjitha pushteteve në të gjitha hallkat, për herë të parë pas 30 vjetësh, por të paktën të gjejnë kurajon e tia thontë të vërtetën në sy: Lufta e 30 Qershorit mbaroi. Ne humbëm. Shkoni me pushime. Rishihemi në shtator. E deri atëherë të mbledhin forcat për ta parë edhe njëri tjetrin në sy, siç edhe realitetin e të vërtetën dhe për tia nisur si njëherë e një kohë, nga e para.

Me bindjen se nuk kanë dalë krejt të humbur nga e gjithë kjo histori. Sepse të paktën kuptuan përfundimisht, se në demokraci betejat politike bëhen vetë brenda sistemit, brenda institucioneve, duke zbatuar ligjet, Kushtetutën dhe duke marë pjesë në zgjedhje. Duke garuar për ta mundur kundërshtarin me programe, me alternativa e në fund fare në ditën e zgjedhjeve, edhe me votë! Kjo është e vetmja rrugë drejt rikthimit në pushtet. Të gjitha rrugët e tjera, të çojnë drejt askundit!

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Tregojani opozitarëve të fundit, se lufta e 30 Qershorit mbaroi!”

  1. Ce says:

    I përjetshëm qoftë kujtimi i sharebajgave të leshitlikes Kejdi dhembcakallja dhe Epshurr Brahimkari që janë fytyrat me të urryer të leshitdhise , kujtimi i krygangsteri të Pd leshelis Flamur Herman Geringut, Klevis Kerrici i Faros, Plaku i pjerdhur Spaho, Paloqja, Salianji homo, Nora bythderrja Gjithollog’ja surratgerdalla, Erisa me hundën si pinoku, Klajda surratnallonja apo surrat tepsija, Floida surrat ufo me dick në dorë, Voltana Serbja nazistja që dogji shkollën në Shkodër veprim që se kane bere as nazistët në Shqipëri, tani të bëjnë pushime në haremin veror të Jales dhe të hardallosur të mendojnë për zgjedhjet e ardhshme të vitit 2029, se ato të 2021, dhe të 2025 i kanë të humbura.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *