Vendimi: Lirohet nga detyra drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare

Këshilli i Ministrave me propozim të ministres së Kulturës ka shkarkuar nga detyra në mbledhjen e sotme drejtoreshën e Bibliotekës Kombëtare, Persida Asllani.

Nuk dihen arsyet e vendimit, ndërsa pas 5 viteve Asllani do t’i lirojë vendin një drejtuesi të ri. Persida Asllani qëndroi në detyrë për 5 vite. Ajo u emërua në gusht të vitit 2014 në vendin e Aurel Plasarit.

Në mbledhjen e sotme u shkarkua edhe drejtori i Tatimeve.

Vendimi i qeverisë për lirimin nga detyra:

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 11, të nenit 27, të ligjit nr.8576, datë 3.2.2000, “Për bibliotekat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Persida Asllani, drejtor i Bibliotekës Kombëtare, të lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Vendimi: Lirohet nga detyra drejtoresha e Bibliotekës Kombëtare”

  1. djegie&permbytje says:

    Gjate drejtorimit te Persit, biblioteka e shkrete u dogj e u permbyt. Persi, si njeri i kenduar, normalisht dhe moralisht duhet te kishte dhene doreheqjen kohe me pare, pa provuar shijen e hidhur te shkarkimit me vendim kryeministror. Une besoj qe Persi duhet te kete bere vazhdimisht kerkesa per permerisimin e kushteve te bibliotekes, e jam i bindur qe ato kane rene ne vesh te shurdhet, pasi ne vendin tone kultura eshte ne fundin e prioriteve qeveritare. Pikerisht, per shurdherine e qeverise, Persi duhet te ishte larguar nga ai post nje ore e me pare ne shenje proteste dhe revolte, duke deshmuar se vertet i dhimbsej ajo pjese e kultures e demtuar nga zjarri e shiu. Me sa duket nuk ka qene e lire te zgjedh. Me vjen keq per te

  2. Hysen Hajdari says:

    Obobo! Fatkeqesi kombetare! Iku nje tjeter mashtruese! Ish gruaja e trete e mustaqedhierit Rreli studjuesi vllehu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *