Zoran Zaev: Me rusët thashë ç’kisha dëgjuar në media

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut thotë se nuk është në dijeni të një plani të fshehtë për ndarjen e Kosovës. Duke folur një ditë pas publikimit të regjistrimeve me dy komedianët rusë që shtireshin si ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, Zaev thekson se ka folur vetëm për ato që kishte dëgjuar në media.

“Unë edhe aty ku flas, them se kam dëgjuar. Askush me mua nuk ka ndarë informata të tilla, as pala kosovare, e as pala serbe, sepse ai është problem bilateral. Ne jemi këtu si miq që duan zgjidhje. Detaje me ne nuk ka ndarë askush, të gjithë ne kemi folur nga ajo që e kemi dëgjuar që është publikuar në media”.

Ndër pjesët e regjistrimit që kanë shkaktuar polemika, si në opinionin publik vendas, ashtu edhe në rajon, është momenti kur Zaev i shpjegon komedianit rus, duke besuar se po fliste me Petro Poroshenkon, spekulimet për shkëmbime territoresh mes Kosovës dhe Serbisë.

“Zgjidhja që po diskutojnë është që 10 komuna në pjesën veriore të Kosovës t’i jepen Serbisë dhe disa komuna në jug të Serbisë t’i jepen Kosovës. Ky është ndryshim kufijsh dhe nuk është i mundur sepse përtej vijave të reja kufitare sërish ka andej e këtij kufirit si serbë edhe kosovarë dhe kjo vetëm se do të prodhonte luftëra. Ballkani do të ishte sërish një fuçi baruti”.

Shefi i qeverisë së Shkupit është vënë në qendër të kritikave se ka shkelur protokollet e komunikimit, duke diskutuar në rrugë jo zyrtare dhe me persona me identitete të pakonfirmuara informacione që përbëjnë sekret shtetëror. Opozita kërkoi dorëheqjen e kryeministrit dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Regjistrimet audio janë bërë në Gusht të vitit 2018 dhe Janar e Prill të vitit 2019. Komedianët rusë me pseudonimet Vovan e Lexusov i publikuan bisedat në kanalin e tyre në YouTube, ku diskutonin me Zaevin edhe për referendumin për emrin e ri të Maqedonisë, ndikimin rus në vend dhe autoqefalinë e kishës ortodokse.

 

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *