Abuzoi seksualisht me 64 fëmijë, pedofilia më famëkeqe e Britanisë del nga burgu

Pedofilia më famëkeqe e Britanisë, Vanessa George është drejt rrugës së lirimit nga burgu.

Vanessa përdorte telefonin e saj për të filmuar veten duke abuzuar seksualisht me fëmijët dhe foshnjet e vogla në çerdhe, pak para se ti ‘ndante’ me të dashurin e saj.

George nga Devoni i Plymouth u burgos në vitin 2009, me 7 vite burg, pas sulmeve në çerdhen Little Teds.

Dyshohet se ajo ka abuzuar me 64 fëmijë, që varionin të moshës nga 2-5 vjeç.

Lirimi i saj vjen pasi një zyrtar i burgut Bord Parole u bind se përgjatë kësaj kohe të vuajtjes së dënimit, Vanessa rreth 48-vjeçare nuk përbënte më rrezik. Lirimi i saj nga 7 vite gati në 10 u vonua pas trazirave publike mbi një vendim që u ndryshua, për të liruar nga burgu përdhunuesin më të tmerrshëm, John Warboys.

Aktualisht Vanessa po mbahet në burgun e grave HMP Send pranë Guildford, në pritje të lirimit.

Sikurse raporton ‘Mirror’, Vanessa ishte pushuar disa herë nga puna. Ajo ishte e martuar dhe kishte dy vajza. Ajo u divorcua nga burri i saj Andrew, ndërsa ishte në burg.

Në lidhje me sjelljen e saj në çerdhe nuk kishte dijeni as Andrew, apo vajzat e saj. Ish-bashkëshorti i saj, 51-vjeçar ishte një njeri ‘i thyer’, pasi i duhej të mbante mbi ndërgjegje krimet e ish-gruas së tij.

“Unë thjesht nuk e di se çfarë të them”,- tha Andrew.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Abuzoi seksualisht me 64 fëmijë, pedofilia më famëkeqe e Britanisë del nga burgu”

  1. gjuhetari says:

    Gazetari duhet te mesoje shqipen: Per nje person(femer) nuk thuhet “pedofilia” por “pedofilja”.
    Eshte me te vertete per te ardhur keq!

  2. Miti says:

    Pedofilja or ti mik, sepse pedofilia eshte fenomeni dhe jo personi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *