“Aferat korruptive të një kryeministri”, Fatos Klosi tregon detaje “përvëluese” nga dosja amerikane që fshihet prej njëzet vjetësh

Faktet përvëluese që fshihen brenda një dosjeje prej më shumë se njëzet vjetësh. 

Pse ish-shefi i Shërbimit Informativ thotë së është ende herët për të treguar përmbajtjen e saj. Përplasja Rama-Meta sipas Fatos Klosit dhe rrugëdalja për të dalë nga kriza aktuale. 

A është e vërtetë teza se politikanët tanë kanë frikë nga reforma në drejtësi, për të cilën Klosi thotë se do të shkojë deri në fund nga mbështetja dhe vendosmëria e partnerëve tanë të fuqishëm ndërkombëtarë…

Nga të gjithë shefat e Shërbimit inteligjent shqiptar të pas vitit 1990, Fatos Klosi është i vetmi që flet publikisht. Është i vetmi që flet pa hezitim, të mirëpret për intervista dhe është gati të të përgjigjet për çfarëdo që e pyet.

Sebepi i kësaj interviste ekskluzive me zotin Klosi këtë radhë është kriza aktuale politike, ngërçi i krijuar nga protestat e opozitës, braktisja e parlamentit dhe sidomos bojkotimi i zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Një intervistë e tij në një studio televizive ku ai foli për një dosje ende të pa hapur të Kryeministrit, ka zgjuar shumë interes.

Çfarë fshihet brenda asaj dosjeje që pritet të hapet nga organet e reja të drejtësisë? Fatos Klosi lë të nënkuptohet se është një dosje përvëluese, kur thotë se nuk mund të flasë më shumë hë për hë…

Ai u qëndron besnik parimeve të fshehtësisë kur është fjala për marrëveshjet e lidhura me partnerët tanë strategjikë, marrëdhënie që sipas tij jo vetëm duhen ruajtur, por edhe duhen konsoliduar e forcuar në vijimësi për të mirën e Shqipërisë, por edhe të paqes e stabilitetit në vend dhe në rajon. Vetëm dy ditë më parë Fatos Klosi tha se kur ka qenë kreu i SHIK ka pasur informacione shumë të rëndësishme që flisnin për aferat korruptive të një kryeministri.

Duke qenë një situatë e paparashikuar nga ligjet e vendit, ai tha se kishte mbetur në rrethana të vështira. Klosi shtoi se nuk e kishte informuar kryeministrin në fjalë për situatën, ndonëse kishte pyetur amerikanët qe ia kishin sjellë informacionin. Duke theksuar se kishte punuar me tre kryeministra të ndryshëm, Klosi tha që informacioni i ishte dëguar presidentit, që i kishte thënë shprehimisht “po unë ça ta bëj këtë”.

Klosi përfundoi me fjalët: “Është një rast që nuk është parashikuar gjëkundi në ligjet tona. Në qoftë se mendohet se është i korruptuar kryeministri është skandal, nuk shtrohet problemi çfarë bën SHIK-u. Shteti nuk i ka parashikuar këto gjëra”

Kriza aktuale është e rëndë, sipas Klosit. Përplasja e Kryeministrit Rama me Presidentin dhe procedura për shkarkimin e Metës mund të ishin shmangur. Por tani nuk ka kthim mbrapa. Ku e sheh Klosi Ilir Metën pas largimit nga presidenca?

Por situata nuk është pa rrugëdalje. Fatos Klosi, sikurse do të lexoni në përgjigjet që jep në këtë intervistë, anon më shumë nga optimizmi se sa nga pesimizmi. Megjithatë, ai thotë prerazi se koha për largimin e klase politike, jo vetëm ka ardhur, por ka ikur. Po ku janë politikanët e rinj që do të marrin në dorë fatet e vendit? Kjo është çështja.

-Zoti Klosi, vendi është i përfshirë në një përplasje të madhe politike, që ka paralizuar thuajse zhvillimin normal në çdo sektor. Si e gjykoni këtë situatë?

– Është një situatë shumë e vështirë pasi, siç thatë dhe ju, po pasqyrohet në çdo sektor të jetës së vendit. Dhe nuk shihet asnjë perspektivë politike për zgjidhjen e situatës, ndërkohë që të dy grupimet janë barrikuar në pozicionet e tyre. Opozita kërkon me një këmbëngulje absurde, që zgjidhja të vijë nga propozimet e saj, duke “harruar” se është minorancë.

-Opozita është larguar fare nga sistemi, duke djegur mandatet, duke bojkotuar zgjedhjet dhe protestuar herë me dhunë e herë paqësisht, duke kërkuar që të largohet kryeministri. Sipas saj përgjimet për blerjen e votës janë arsye të mjaftueshme që ajo të mos e pranojë më zotin Rama si kryeministër. Ju keni qenë vetë i angazhuar në zgjedhje vite më parë, a blihen votat dhe si mund të frenohet ky fenomen? 

– Sigurisht që ca vota dhe mund të blihen, dhe janë blerë me kohë, dhe kjo ndodh më kollaj në zonat rurale, ku ka më shumë varfëri dhe që janë më pak të monitoruara. Përgjimet janë një provë e parë materiale për dukurinë e blerjes së votës, por që nuk tregojnë se dukuria është e re. Pastaj, ato janë bërë në mjedise shumë të kufizuara, dhe në asnjë mënyrë nuk mjaftojnë për ta përgjithësuar problemin. Nga ana tjetër janë vetëm prova, që duhet të trajtohen në një proces gjyqësor, dhe atëherë vjen koha e trajtimit të pasojave që kanë patur dhe e masave që duhen marrë.  Të kërkosh që sot, që t’i përdorësh si argumente për largimin e Kryeministrit, është thjesht një pretekst që tregon se nuk je i përgatitur seriozisht për atë që po kërkon.

-Nga ana tjetër mazhoranca thotë se opozita është arratisur nga sistemi për shkak të frikës nga Reforma në Drejtësi. Sa realiste është kjo dhe pse theksohet kaq shumë që opozita ka frikë, ndërsa mazhoranca nuk paska frikë?

– Unë e besoj këtë tezë. Të gjithë, në shkallë të ndryshme, e kanë frikë Reformën. Opozita më shumë, mendoj për dy arsye: titullarët e saj kanë më shumë zullume mbi shpatulla dhe nga ana tjetër e ndjejnë vetën më larg proceseve që po çojnë në Sistemin e ri gjyqësor.

– Ju besoni se do të kemi një sistem drejtësie të pavarur?

– Besoj se po, pasi me këtë Reformë janë angazhuar seriozisht partnerët kryesorë ndërkombëtarë të vendit, ata janë pjesë e rëndësishme e strukturave kryesore dhe më delikate. Dhe po bëjnë këtu, atë që në vendet e tyre funksionon prej kohësh, pra besoj se nuk do gabojnë. Natyrisht, nuk ka për të qenë e lehtë, të paktën për shkak të traditave të ndryshme.

-Aktualisht vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë dhe nuk dihet ekzakt se sa do zgjasë kjo gjendje. Mendoni se kjo është një fazë tranzitore apo palët janë duke e zvarritur me qëllim një situatë të tillë?

– Kam dëgjuar që puna për ngritjen e SPAK ka filluar, shpejt do fillojë dhe ngritja e Gjykatës së Lartë  dhe asaj Kushtetuese, është një periudhë e zgjatur tranzicioni , por nuk është fundi i botës.  E vetmja ngjarje e rëndësishme e kësaj periudhe ishin zgjedhjet e fundit lokale, që sigurisht,  e ndjenë mungesën e Gjykatës Kushtetuese. Le të shpresojmë që të votuarit e kësaj radhe do të jenë më të mirë se paraardhësit . Zgjedhjet e tjera do t’i kenë të gjitha institucionet e duhura të drejtësisë dhe të shpresojmë se do të bëhen pas një Reforme zgjedhore, shumë të nevojshme.

-Zoti Klosi, dy ditë më parë ju jeni shprehur se kur keni qenë drejtues i SHISH, amerikanët ju kanë vënë në dispozicion një dosje me afera korruptive të një kryeministri. Mund të na thoni ndonjë detaj për çfarë bëhet fjalë konkretisht?

– Dhe aq sa thashë, ndoshta thashë shumë, pasi bëhet fjalë për një bashkëpunim me partnerët kryesorë të Shërbimit, dhe nuk është në traditën e punëve të mira, që aspekte të bashkëpunimeve midis Shërbimeve të bëhen publike, edhe se ka kaluar shumë kohë nga ngjarja.

-Ju thatë se bëhej fjalë për një rast që nuk e parashikonte ligji. Cila është ajo vepër që lidhet me korrupsionin dhe nuk e parashikon ligji?

– Problemi nuk ka qenë kaq i thjeshtë. Ligji për Shik-un është një ligj kuadër, që jep vetëm parimet e përgjithshme të detyrave, të lidhjeve me institucione nga ku varet, të mënyrës së përcaktimit të prioriteteve të punës, të kufizimeve të detyruara në trajtimin e subjekteve  dhe të organizimit të brendshëm të Shërbimit. Kur u hartua ligji i ri i Shërbimit, që u realizua me ndihmën e madhe të partnerëve amerikanë, as që mund të mendohej që kupola e Shtetit të ishte ndonjëherë subjekt i Shërbimit, prandaj problemi nuk ishte i thjeshtë.

-Si vepruat pasi u njohët me rastin?  

– Ju thashë pak më parë, edhe kaq sa kam thënë në publik është shumë.

-Në çfarë viti ju ka ardhur kjo dosje, cila ishte biseda që patët me presidentin Meidani, dhe a mund të hapet sot një dosje  e tillë, duke qenë se kryeministrat e asaj kohe i kemi ende gjallë?

– Ky është një nga problemet e Sistemit të ri të Drejtësisë.

-A kanë amerikanët dosje për politikanët shqiptarë?

– Sigurisht, ata janë fuqi botërore dhe përpiqen të dinë gjithçka që munden për armiqtë, por dhe për miqtë e tyre. Informacionet për integritetin e partnerëve të rëndësishëm, janë të domosdoshme për zgjedhjen e mënyrës së bashkëpunimit me ta.

-Cilat janë veprat që politikanët janë më shumë të përfshirë?

– Unë sot di, aq sa lexohet dhe shihet në media. Natyrisht, një filtrim i logjikshëm i këtij informacioni është i domosdoshëm. Vepra më e përhapur e paligjshme midis politikanëve është përfitimi i paligjshëm, apo shkurt, korrupsioni.  Shpresoj që Sistemi i ri i drejtësisë do vërë gishtin mbi këtë fenomen, për ta minimizuar, por dhe për të ndarë politikanët e ndershëm nga ata të korruptuar.

-Me bërjen e drejtësisë së re, mund të shpresojmë se do të ketë fakte të papublikuara që ndërkombëtarët do të vënë në dispozicion të prokurorëve?

– Besoj se do ketë.

-Zoti Klosi ju keni qenë anëtarë kryesie i LSI dhe njeh mirë raportet mes Ilir Metës dhe Edi Ramës. Si e shikoni këtë marrëdhënie mes tyre?

– Në përgjithësi nuk kanë qenë shumë miqësore, kanë patur shumë dritë-hije.

-Mendoni se parlamenti do ta shkarkojë presidentin, dhe a është e motivuar një gjë e tillë?

– Më duket se armiqësia aktuale midis Parlamentit dhe Presidentit nuk është proporcionale me ngjarjet e ndodhura. Më vjen keq që ngjarjet nuk u diskutuan para se të ndodhnin dhe të ish gjetur një  trajtim më racional i tyre.

-Si e shikoni të ardhmen politike të zotit Meta?

– Tek LSI, siç është tradita dhe e vërteta.

A rrezikon vendi në një përplasje civile nëse arrestohet ndonjë prej krerëve të opozitës?

– Më duket absurde.  Kush do të sakrifikonte për ca krerë që kanë gabuar dhe po gabojnë përditë, përveç ndonjë militanti ekstrem. Kush do ishte pala tjetër, veç forcave të rendit? Nuk do ishte përplasje civile, por një vazhdim i përplasjeve që pamë  në disa prej protestave të dhunshme të Opozitës.

-Pyetja e fundit, a mendoni se ka ardhur koha që kjo klasë politike të dalë në pension për të lënë qarkullimin e elitave dhe t’ia lënë stafetën brezit të ri?

– Po, ka ardhur dhe ka kaluar, shumica e politikanëve të rëndësishëm janë prej pothuaj 30 vjetësh në politikë. Por është dhe një problem po kaq serioz, nuk ka politikanë të rinj seriozë, ata që janë evidentuar gjer më tani, janë bërë të tillë se u janë servilosur dhe mbajnë si idhuj, të vjetrit. Gjetja e politikanëve të rinj, me koncepte dhe mendësi të reja, do të jetë një problem shumë i vështirë i së ardhmes. Gjer më tani të gjithë ( pothuaj)  të rinjtë që i janë afruar politikës, e kanë bërë për të përfituar prej saj.(DITA)

REMOTE_ADDR:[]

15 komente në ““Aferat korruptive të një kryeministri”, Fatos Klosi tregon detaje “përvëluese” nga dosja amerikane që fshihet prej njëzet vjetësh”

  1. hasani says:

    More zoti klosi, more gazetar, po ku i shihni ju pengesat ne zhvillimin e ekonomise more debila. Privati nuk pyet per politiken more te uruar, po sheh te ardhurat e tij. Po ti more z.klosi ku i sheh problemet ne arsim, atje ku punon, apo punon akoma me shik??? Perse i fryni gjerat. PD te zbatoje ligjet e vendit dhe nuk ka nevoje per asnje perplasje e asnje lloje marreveshje. Marreveshjet jane te shkruara ne ligje dhe kushtetute. Ju kujtoni se perpjekjet e pd she lesh e lise per te shpetuar hajdutet e kriminelet nga burgu jane perplasje politike. Jo more ato jane perplasje midis ligjit dhe antiligjit. Fitoja e ligjit eshte fitore per kete vend, i cili per keto 30 vite ka qene i mberthyer nga korrupsioni e kriminaliteti.

    1. Alban Dega says:

      KRYEURGJENCA E SHQIPERISE SOT ESHTE SPAK BKH

      – Jo pushime verore pa kurorezuar
      SPAK- BKH

      – Ne nuk kemi drejtesi si mund
      te kemi demokraci ?

      -Jo me gomarin e Nastradinit…
      Ndizni motoret e Benz Boingut

      – Nga Alban Dega, Nju Jork

      Vraponi burra nuk ka me prite
      Vendimi e Komisionit Evropian per hapjen e negociatave eshte ne Tetor!
      Ne kemi ligje bashkekohore por nuk kemi drejtesi.
      Si mund te pretendojme demokraci kur nuk kemi drejtesi
      “Liri Barazi Vellazeri” ishte shpirti dhe mesazhi madhor i Revolucionit te pare Demokratik boteror atij francez qe jo vetem frymezoi por edhe ndihmoi pavaresine dhe demokracine amerikane si modelin e nenen e demokracise boterore.
      Liria dhe Barazia para ligjit eshte shpirti i saj qe sjell edhe ruan e forcon vellazerine duke perbere se bashku shtyllen e cdo shteti demokratik ne Bote!
      Asnje investitor serioz i huaj nuk rrezikon parate e pasurite e tij ne nje shtet pa ligj e drejtesi, ne nje shtet ku gjykatesit e prokuroret shesin drejtesi e deri sekrete hetmore, ku peshorja e ligjit dhe drejtesise anon nga ana e atij qe paguan me shume, ku shitet e blihet ligji e drejtesia .
      Ka tre vjet qe eshte miratuar me unanimitet Reforma ne Drejtesi dhe Vetingu e sa pune eshte bere?
      Me shume deklarata, premtime jo ne janar po ne shkurt, jo ne mars po ne prill jo ne po deri me 30 qershor e se fundi Ministrja e Drejtesise Gjonaj dha “sigariqin” e kermillit se SPAK BKH do realizohen ne dhjetor.
      As gjysma e prokureve dhe gjykatesve nuk jane kaluar ne siten e vetingut… 2 a 3 ne jave ne rastin me te mire e nganjehere edhe ne muaj sikur po zbulojne Ameriken!?
      Secili prej prokuroreve dhe gjykatesve ne organet drejtuese e zbatuese te Vetingut e Drejtesise para se te emeroheshin ne to kane pasur neper duar e gjyqe 2 e 3 ceshtje kriminale ne dite kurse tani mezi kryejne dy tre Vetingje ne jave kur krejt informacionet u vijne te gateshme nga hallkat perkatese.
      Po ecin me hapin e gomarit te Nastradin Hoxhes se Anadollit: avash… avash ……
      Mjediset e punes i kane te shkelqyera.
      Paga me te larta se Presidenti dhe Kryeministri
      Aleatet dhe sponsoret strategjuke SHBA dhe Gjermania bejne thirrje per jetesimin e saj sa me pare.
      BE- ja pret kurorezimin e saj!
      Mbi te gjitha populli shqiptar mezi pret venin ne veprim te tyre menjehere. Tu japim deshmine me te forte per hapjen e negociatave per futjen ne familjen tone natyrore Evropen e Bashkuar!
      Shtatori te na gjeje me SPAK- BKH me Gjykate Kushtetuese e Gjykate te Larte, me Prokurore te Pergjithshme !
      Te punohet nate dite jo me hapat e breshkes dhe trokin e Gomarit te Nastradinit dhe te Don Kishotit te Mances !
      Organet drejtuese te Vetingut te zgjohen nga letargjia e ariut dhe rrumpalla e Saliut dhe Like Floriut, qe edhe aty kane minat e veta me sahat.
      Kjo eshte emergjenca kombetare e shqiptareve, e Shqiperise dhe aleateve tane strategjike me SHBA ne krye !
      – Vraponi burra nuk ka me prite ! –
      -Jo me gomarin e Nastradinit…
      Ndizni motoret e Benz Boingut
      … Yes you can !

      From:Alban Dega
      Sent: June 25, 2019 at 3:24:25 AM EDT

  2. Kalec Dega says:

    Spiuni , pjelle e sistemit komunist – enverist, ka shkelur ligjin duke mos paditur para organeve kompetente ket kriminister te korruptuar, qe as po e marr mundimin ta di se kush ishte edhe pse se lexoj kete zvarramik po qe kuptoj te jete Salshpellari ose Floriri i Rames.

    1. dsads says:

      @ kalec dega: ca pidhin e robve te paska bo ky ty mor pis amfib? O shkerdhate injorante

  3. dini says:

    Sistemi i drejtesise te pakten te jete i pavaruar nga njerez qe nuk kane pasur lidhje me sigurimin.

  4. operacioni zjarri says:

    Nuk besoj qe Klosi e ka per Ilirin kete histori se ndryshe del legen per vete. Ne rast se Iliri paska patur dosje te tille çfare njeriu i bie te jete Klosi qe e ndoqi nga mbrapa kur Iliri krijoi LSI?

    1. Miti says:

      Nano, Majko dhe Meta jane kryeministrat e Klosit. Nga keta Majko ka qene kryeminister nje here nje vit gjate luftes se Kosoves dhe nje here 5 muaj kur u rikthye Nano. Ne te dy rastet mundesia per korrupsion ka qene shume e vogel. Klosi kur u rikthye Nano ne 2002 u largua. Pra mbetet qe kryeministri per te cilin flet Klosi te jete ose Nano gjate qeverise se pare ose Meta. Qeveria Nano 1997-1998 nuk kishte buxhet te ndante as rrogat, por e coi inflacionin ne stratosfere qe te mund te qeveriste, sepse vendi ishte ne kolaps total.
      Keshtuqe gjasat jane qe behet fjale per Meten. Dhe nqs vertete ka qene Meta kjo nxjerr dhe Klosin mut, qe i shkoi mbrapa kur rkijoi LSI-ne.

  5. ramizizem says:

    ,Fatos meqe je shqiptar a na thua sa shqiptare eshte elita e jone e sajuar politike e shteterore?

  6. Arifi says:

    Pse nuk i nxjer c’far ke?? Per se duhet te jene sekret?? Beji 1 sherbim popullit Shqiptare. Nqs e ndjen per detyre. Apo nuk ta mban bytha?? Ose mos ha mut

  7. Fatosi per Fatosin says:

    Z.Klosi kam degjuar shume sharje ne drejtim te personit tend dhe i kam perbuzur ,i kam urryer ato persona,por ajo shprehja : Ku a ka ze seeshte pa gje” fort qendron. Ju paskeni qene edhe me shume se jukane pershkruar.Ju duhet te mbani pergjesi penale per fshehje/pengim zbardhje krimi O bythqire plak!!!

  8. Fatosi per Fatosin says:

    Z.Klosi kam degjuar shume sharje ne drejtim te personit tend dhe i kam perbuzur ,i kam urryer ato persona,por ajo shprehja : Ku a ka ze seeshte pa gje” fort qendron. Ju paskeni qene edhe me shume se jukane pershkruar.Ju duhet te mbani pergjesi penale per fshehje/pengim zbardhje krimi O bythqire plak!!!

  9. Komentuesi says:

    Per mendimin tim,ato qe thot zoti Klosi jane te pranueshme dhe te besueshme.POR UNE I THE ZOTI KLOSI QE TE RUHET SE DO BEHESH SI KOSTA TRBICKA APO SOKOL OLLDASHI.Saliu me djalin e tij me hajmali Lul Bashen, eshte ai qe paguan sot mercenar jo vetem per te ruajtur bythen e tij,por edhe per te zhdukur persona qe deshmojne per bemat e tija kriminale.Saliu,edhe kure te futet ne varr,do kerkoi qe bishtin e litarit t’ja len jashte.Ai eshte kanibald,vampir.

  10. Alban Dega says:

    I VETMI KRYEMINISTER I MUNDSHEM PER AFERA TE RENDA KORRUPTIVE ESHTE FATOS NANO NE KOHEN QE FLET KLOSI

    Ky nuk eshte lajm. Eshte nge fakt i mirenjohur brenda e jashte Shqiperise !
    Po te ishte Meta Fatos Klosi nuk do te bashkohej dhe aq me pak te behej anetar i Kryesise se LSI-se!

  11. e verteta says:

    A di te lexosh , o dege fiku e thare? (Kolec Dega)
    Ia ka dhene materialin presidentit. Por edhe ai nuk ka vepruar sepse mungon legjislacioni perkates. Qe do te thote se kushtetuta u ndertua ne ate menyre qe te mbronte te pushtetshmit qe edhe pasi te vidhnin gjithcka te mos i kapte asnje ligj

  12. e verteta says:

    A di te lexosh , o dege fiku e thare? (Kolec Dega)
    Ia ka dhene materialin presidentit. Por edhe ai nuk ka vepruar sepse mungon legjislacioni perkates. Qe do te thote se kushtetuta u ndertua ne ate menyre qe te mbronte te pushtetshmit qe edhe pasi te vidhnin gjithcka te mos i kapte asnje ligj.
    per ke behet fjale?
    mendoj duhet te jete ai qe shan me shume amerikanet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *