“De Ligt te Juventusi”, në Holandë dinë edhe datën e prezantimit

Në Holandë janë të bindur që e ardhmja e mbrojtësit Matthijs De Ligt do të jetë te Juventusi, ndonëse kohët e fundit ka pasur heshtje në lidhje me negociatat mes palëve.

Siç raportojnë mediat sportive në Amsterdam, bardhezinjtë kanë gjetur akordin me Ajaxin për shifrën e 67 milionë eurove dhe po punohet për të sistemuar detajet e fundit të transferimit.

Drejtuesit e Juventusit janë të bindur të sjellin De Ligt në Torino brenda ditës së shtunë, për të shmangur nisjen e tij për në Austri, atje ku Ajaxi ka planifikuar të kryejë përgatitjet verore.

Kështu, pavarësisht frenimit të përfolur disa ditë më parë, duket se çështja është drejt zgjidhjes dhe se Barcelona nuk e ka shqetësuar aspak Juventusin, që brenda pak ditësh do të ketë në gjirin e skuadrës mbrojtësin e talentuar De Ligt.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *