Formacioni i Kupës së Amerikës 2019, mungon Messi

rupi i “Estudio Tecnico” i Conmebol (Konfederata e Futbollit Amerikano-jugor) ka publikuar në llogarinë zyrtare në Instagram të Kupës së Amerikës, formacionin bazë prej 11 lojtarësh të turneut të fituar tashmë prej Brazilit.

Kombëtarja e Seleçao dominon këtë formacion me 5 lojtarë të saj që janë: portieri Alisson, Thiago Silva, Dani Alves, Arthur dhe Everton.

Ndërsa dy lojtarë të këtij formacioni i përkasin Perusë: Trauco dhe sulmuesi Guerrero.

Skuadrat e tjera kanë nga një futbollist: mbrojtësi qendror i Uruguajit, Gimenez, mesfushori argjentinas Paredez, Vidal i Kilit dhe sulmuesi kolumbian James Rodriguez.

Messi nuk bën pjesë në këtë formacion pasi skuadra e tij u eliminua në fazën gjysmëfinale nga Brazili, madje ai u ndëshkua edhe me karton të kuq në ndeshjen ndaj Kilit.

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Formacioni i Kupës së Amerikës 2019, mungon Messi”

  1. Grigor says:

    Pra Messi, nuk eshte lojtari me i mire i Amerikës Latine.
    Kjo tregon qe eshte Barcelona qe e ben Messin te duket i mire, dhe deshmon se pse ai nuk ka levizur nga Barcelona.
    Prandaj Maradona mbetet me i miri i te gjitha koherave, bashke me Pelen, ndersa te tjeret jane pak a shume ne te njejtin nivel.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *