FOTOT: Stuhia shkakton kaos në Greqinë veriore, vdesin 6 turistë, 30 të tjerë të plagosur

11 Korrik 2019, 09:22Rajoni TEMA
FOTOT: Stuhia shkakton kaos në Greqinë veriore, vdesin 6 turistë,

Moti i stuhishëm në Greqi u ka marrë jetën të paktën gjashtë turistëve në gadishullin e Halkidikit afër Selanikut.

30 të tjerë kanë mbetur të plagosur nga furtuna dhe shira të rrëmbyer që përshkuan rajonin verior të vendit.

Një çift i moshuar me shtetësi çeke u vranë mbrëmjen e së mërkurës pasi erërat e fuqishme nxorën nga rruga dhe shtynë drejt një kanali lumor makinën me të cilën ata po udhëtonin.

Një grua dhe një djalë 8-vjeçar nga Rumania humbën jetën nga shembja e çatisë së një restoranti, ndërsa një shtetas rus dhe djali i tij i vogël nuk arritën t’i mbijetojnë plagëve të marra nga rënia e një peme në qytEzën bregdetare të Potideas.

Autoritetet në zonën turistike të Halkidikit kanë shpallur gjendjen e emergjencës.

Mbi 140 forca zjarrfikëse janë mobilizuar për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar nga pemët e shkulura, banesat e dëmtuara dhe automobilat e përmbysur.

Në qendrat spitalore janë shtruar pacientë nga mosha 8-muajshe deri në 70 vjeç si pasojë e lëndimit nga rrëzimi i pemëve apo objekteve të tjera.

Shefi i emergjencave civile në Greqinë veriore tha se fenomeni i paprecedentë natyror e akumuloi forcën e vet shkatërrimtare brenda 20 minutave.

Në ditët e fundit, vendi mesdhetar po përjetonte temperatura të nxehta që kalonin 37 gradë Celsius.

Temperaturat e larta në kontakt me një valë të ftohtë të ardhur nga Oqeani Atlanik mendohet se këtë javë kanë krijuar një korridor shtrengatash që ka kaluar fillimisht Spanjën dhe orët e fundit edhe Italinë, Shqipërinë, Malin i Zi dhe Maqedoninë.

2 komente në “FOTOT: Stuhia shkakton kaos në Greqinë veriore, vdesin 6 turistë, 30 të tjerë të plagosur”

  1. Tanaj says:

    Te prehen ne paqe.

    Zoti i marrte prane fronit te tij.

  2. janullina says:

    ishalla shkaterrohet e gjithe gerqia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje