Gjysmë shekulli nga hapi i parë i njeriut në Hënë

11 Korrik 2019, 21:15Bota TEMA

Më 20 korrik të vitit 1969, astronautët amerikanë Neil Armstrong dhe Edwin Aldrin shkelën mbi sipërfaqen e Hënës, duke u bërë kështu njerëzit e parë që shkelin në të. Agjencia hapësinore amerikane, NASA, po shënon 50 vjetorin e ngjarjes historike duke restauruar dhe rihapur dhomën e kontrollit nga drejtohej misioni historik Apollo 11. Sot është një muze, por çdo cep i tij duket aq i gjallë dhe i vërtetë sikur të ishte viti 1969. Të jep ndjenjën sikur inxhinierët dhe shkenctarët janë larguar prej andej vetëm para disa momenteve.

“Shqiponja u ul”, ishin fjalët e para që inxhinierët e kontrollit të misionit dëgjuan nga Hëna, në ditën që u hap një kapitull i ri i eksplorimit të hapësirës.

“Sapo ishim ulur në Hënë dhe ekipi fiku motorin. Ndërsa bota festonte, ekipi im vazhdonte punën, sepse duhej të siguroheshim që qëndrimi në Hënë nuk ishte i rrezikshëm”, thotë Gene Kranz, drejtor i fluturimeve Apollo.

Qendra e Kontrollit të Misionit në Hjuston menaxhoi fluturimet hapësinore për dy dekada të tjera. Në vitin 1992, ekipi i kontrollit u zhvendos në një pjesë më moderne të qendrës hapësinore ndërsa dhoma historike u mbyll.

“Pastrova gjërat që kishin ngelur në dhomë, hodha shishet dhe kanoçet… Kishte mbeturina në koshat e plehrave. Dhoma nuk po përfaqësonte siç duhet momentin historik të qendrës së kontrollit”, thotë Gene Kranz, drejtor i fluturimeve Apollo.

Në vitin 2013, një grup restauruesish u angazhuan që t’i kthejnë qendrës pamjen që kishte vite më parë.

“Morrëm mendimin e 35 specialistëve që kontrollonin fluturimet, na treguan butonat që përdornin më shumë gjatë angazhimit të tyre dhe kjo ndihmoi në restaurimin, sepse kuptuam pjesët më të rëndësishme të dhomës”, thotë eksperti i ruajtjeve historike, Adam Graves.

Ekipit restaurues iu desh pesë vjet të hulumtonte çdo element.

Sfida më e madhe ishte që ekranët e mëdhenj të duken saktësisht sikur para gjysmë shekulli.

“Ekrani 1, 2 dhe 5… Për më shumë se një vit nuk dinim se çfarë duhej të shfaqnim në ta gjatë nisjes dhe uljes. Pas hulutmimeve, gjetëm pamjet e përshtatshme që na ndihmuan në rikrijim”, thotë eksperti i ruajtjeve historike, Adam Graves.

Nuk kishte detaje të parëndësishme. Ekipi i restaurimit gjeti taketuke, cigare dhe kanoçe.

Dhoma e restauruar e kontrollit të misionit është e hapur për vizitorë, të cilët mund ta shohin përmes një xhami të madh.

Pamja e pjesës ku ishin ulur familja e astronautit duket poa shtu sikur në vitin 1969, me shumë ekrane që tregojnë shkuarjen në hënë në kohë reale.

2 komente në “Gjysmë shekulli nga hapi i parë i njeriut në Hënë”

  1. Popull says:

    Akoma besoni se njerëzit kanë shkuar në Hënë? Po Hëna nuk është një trup qiellor si toka.

  2. bosi1 says:

    Po po …. vazhdoni te besoni sikur njeriu ka zbritur ne hene !!!!!
    Shikoje pak vendin poshte modulit fluturues … eshte i sheshte fare ..
    Kur jane ulur me motor te ndezur me siguri qe presioni i gazrave duhet te kishte krijuar nje krater poshte modulit ,apo jo?
    Pastaj ne momentin kur moduli niset per tu larguar nga hena nuk shikohen fare gazra poshte modulit por duket sikur po e ngrejne me vinc …. ha ha ha
    Shikoni astronautin … me nje veshje per astronaute qe i reziston temperatures se rrezeve diellore qe eshte 110 grade ne siperfaqen e henes ..
    Normalisht kostumi i astronautit duhet te kishte nje sistem ftohes qe funksionon duke nxjere avull sepse ftohja nuk mund te realizohet ndryshe sepse ne hene nuk ka ajer … lere mo pastaj kur valevitet flamuri nga era ne hene ku nuk ka fare ajer ….
    Akoma e besoni qe njeriu eshte ulur ne hene ne vitin 1969 ??? Dhe qe nga ai vit nuk ka shkuar me asnjenjeri te na sjelle ca suvenire nga hena .
    Mire populli i thjeshte qe genjehet nga keto mashtrime , po edhe ju intelektualet jeni njesoj ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje