Hazbiu mallkon Metën që solli stuhinë në jug

Dje gjatë natës në oborrin e shtëpisë së Hazbiut u thye dardha e vetme.

Stuhia e fortë e lëkundi disa herë derisa e përkuli dhe e theu.

Kokrrat e saj kishin mbushur oborrin, ndërsa pemët e tjera ishin zhveshur.

Hazbiu, që doli i alarmuar nga shtëpia, vuri duart në kokë.

-Çështë kjo hata, tha,  në mes të beharit!

Prej atij tersit e kemi këtë gjë.

Dhe ja nisi të mallkonte:

-O Ilir Meta, ti që ngele rrugëve të Bosnjës me ata serbët, mos u kthefsh i gjallë, se për ty na dënoi Zoti e na shkuli pemët në oborr.

-Ti që na ke ndjell tersin në këtë vend, t’u bëfshin lugatë të vrarët në Bosnjë e të dalçin para tek vila në Lalëz.

-Ti që na prishe kohën në mes të korrikut, t’u bëfshin marmalatë  këto dardhë që më janë shkundur, e i hëngërç në burg.

-Ti që na prishe kohën me tersllëqet e tua, t’u shfaqtë Xhorxh Sorosi në ëndërr, e të premtoftë që do të paguajë lekët e burgut.

-Ti që na prishe kohën me atë bluzën me vija si i burgosur, të ndihmoftë Xhorxh Sorosi ta bësh uniformë të LSI.

-Ti që na prishe kohën me tersllqet e tua, të ardhtë Xhorxh Sorosi me Fahriun në Presidencë dhe e lavdërofsh natë e ditë.

-Ti që na prishe kohën me tersllëqet e tua, u bëfsh emigrant në Itali e të zboftë Salvini.

-Mos bëfsh hajër ishalla, që ke zemëruar Zotin dhe ne paguajmë për kusuret e tua.

-Të dënoft Baba Aliu, që e ke tradhtuar dhe je bërë me Izetbegoviçin.

-T’u mbarfoshin paratë për kampingun e Jalës dhe mbeç në dorë të Koço Kokëdhimës.

-Ishalla të arratiset macja nga shtëpia dhe mbetç kukudh, pa Sashën në shtëpi.

-Ngelç në dorë të Bujar Nishanit, kur do të duhet të mbrohesh, kur të të shkarkojnë si president.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Hazbiu mallkon Metën që solli stuhinë në jug”

  1. Nebiu says:

    Hahahah…..
    Ishalla t’u thyeftë unaza që ke vënë në stomak dhe u bëfsh përsëri si bark merluci ose si barku i Tit Vasilit.
    T’u thaftë dora ty e Monikës e mos vënshi më krem dielli kur të shkoni në plazhin e Lalëzit. Ty të përvëloftë surratin e Monës i shkriftë silikonin.
    Jarabi o perëndi e madhe.

Lini një Përgjigje te Nebiu Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *