Juventusi planifikon 200 milionë euro arkëtime, ja cilët largohen

Të mërkurën, Juventusi zhvilloi seancën e parë stërvitore nën drejtimin e Maurizio Sarrit, ndërsa i pranishëm ishte edhe Buffon. Bardhezinjve vazhdojnë të jenë aktivë në merkato dhe krahas afrimeve priten edhe lamtumirat.

Për Gonazalo Higuain interesohet Roma. Trajneri i verdhekuqve, Fonseca, ka shfaqur hapur pëlqimin e tij për argjentinasin. Ndërkohë Juventusi ka shfaqur gatishmërinë për t’u ulur në bisedime, por vetë sulmuesi nuk dëshiron të luajë për asnjë skuadër tjetër në Itali, përveç Juventusit.

Për Joa Cancelon gjithashtu ka mbërritur një ofertë. Manchester City kërkon të sigurojë shërbimet e mbrojtësit, ndërsa për ta lënë të lirë drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kërkojnë 60 milionë euro.

Nuk mbaron ma kaq lista e lojtarëve që mund t’u japin lamtumirën kampionëve të italisë. Në mesfushë, një mes Khediras dhe Matuidisë mund të mos gjejë më hapësira, ndërsa në sulm situate mbetet e vështirë edhe për Mario Mandzukic.

Moise Kean gjithashtu mund të largohet, për të interes ka shfaqur Ajaxi, por edhe Evertoni në Premier League. Në total, vlera që mund të arkëtojë Juventusi nga shitja e tyre shkon në 200 milionë euro. Mediet italiane konfirmojnë se te bardhezinjtë nuk ka një çështje “Dybala”, pasi argjentinasi ka shprehur dëshirën e tij për të qëndruar në Torino.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *