"Kërcen si prifti nga belaja”: Postimet e fundit në Facebook, ç’i ka ngjarë Ilir Metës?

11 Korrik 2019, 15:37Politika TEMA

Presidenti i Republikës ka befasuar shumë nga ndjekësit e tij në rrjetet sociale me postimet e ditëve të fundit. Këtë të enjte në mëngjes ai u shfaq në Facebook me një fanelle të skuadrës së njohur skoceze Celtik i Glasgout, nën të cilën vuri diçiturën : “Once you’re a Celt you’re always a Celt … Hail Hail??” (nëse jeni një herë një celt, ju jeni gjithmonë një celt)

Por me kurioze ishte ajo që postoi dje në Facebook. Nga Sarajeva ai u shfaq në një video duke mbajtur në dorë një qen boshnjak, Darkon.

Përpos faktit se e gjitha dukej fallco, imazhet kishin ngërç, madje gjatë gjithë kohës Meta e hidhte mbi llërë Darkon e gjorë sikur të qe një bebe që po e përkundte për gjumë, mesazhi i tij se macet nuk shkojnë me qentë, nuk u kuptua nga askush.

Një mesazh, jo në stilin e zakonshëm, as të vetë Metës e aq më pak në traditën e postit që mban, me gjysëm ironi dhe gjysëm sarkazëm, kreu i shtetit i dërgoi edhe protestuesve të opozitës përpara mitingut të tyre të fundit… “Ju lutem dhe për sa më pak zhurmë sot, në respekt të organizatës socialiste në KQZ, që po punon ditë e natë të përputhë rezultatet, me tejkalimet e shfrenuara që vazhdojnë çdo moment” shkroi ai .

Po e çuditshme qe dhe videoja duke notuar në det, siç bënte dikurë Sali Berisha kur ishte në pushtet, ku dukej një ironi direkte për kryeministrin Rama:” MOTTO OF THE DAY! Më mirë në det, se në pishinë!

Kjo puna e notit me sa duket i ka mbetur kunjë presidentit, i cili edhe një një letër publike drejtuar Edi Ramës pasi ky nuk i shkoi në takim para zgjedhjeve shkruajti: “I dashur Edi, Ti më ke privuar padrejtësisht, si në planin institucional, ashtu edhe në atë njerëzor, nga mundësia për t’u takuar bashkë.

Jam thellësisht i indinjuar dhe njëkohësisht i brengosur që pritjes sime sot, nga ora 05:00 e mëngjesit ti i’u përgjigje me një të larë në pishinë vetëm 200 metra larg Presidencës”. Po në të njëjtën letër Meta doli na stili presidencial duke hartuar një tekst ku bëhej ironi me dahsurinë e dy liderve të majtë për oktorin, nuk harrohej të përmendej Ramiz Alia dhe së fundi mbyllej me thirrjen: “Ndaj të lutem Edi tregohu vizionar, reflekto dhe mos na zhgënje”.

Të gjitha këto evendimente që klikohen lehtë në faqen e Ilir Metës në Facebook, kanë yshtur shumë njerëz të pyesin? Ç’i ka ngjarë presidentit? Çfarë ka ndodhur që ai ka dalë nga shinat e veta normale? Pse ky ndryshim kur Ilir Meta është një politikan me fjalor të reduktuar, me fraza të shkurtra dhe të kujdeshme, që nuk ka shpërthime që tërheqin vëmendjen, por nuk bën pothuajse kurrë lapsuse?

Pas këtyre pikpyetjeve duket qartë se ka një thyerje drastike në mënyrën e komunikimit të një politikani tipik si presidenti actual. Kundërshtarët e tij thonë se “Ilir Meta kërcen si prifti nga belaja” para ndonjë rreziku që po i kanoset,atë që e mbështesin ia atribuojnë atë euforisë pas dështimit që pësoi rama në 30 qershor. Këto janë spekulimet kryesore.

Por ajo që të gjithë shpresojnë të mos ndodhë është që edhe një politikan që ka ditur ta ruajë fasadën serioze të mos ketë rënë viktimë e politikës spektakël që ka kthyer në normë Edi Rama.

Rama sillet kështu sa herë është në hall. Por duhet pranuar se ai ka një lloj talenti për të aktruar gjë që e ushtron prej vitesh. Prandaj Ilir Metës nuk i leverdis ta kopjojë vëllain e tij armik, jo vetëm për faktin se këtë gjë e bën më keq sesa ai, por edhe për interes publik: sepse shndërrimi i politikës në spektakël këto anë kuptimin e një personazhi hajdut dhe bandit, që ngaqë nuk do ta thërasin me emrin e vërtetë, u kërkon shqiptarëve ta trajtojnë si klloun.(Lapsi.al)

12 komente në ““Kërcen si prifti nga belaja”: Postimet e fundit në Facebook, ç’i ka ngjarë Ilir Metës?”

  1. Lona says:

    OOOOHHHAAA PRESIDENTI I SHQIPERISE ESHTE CMENDUR .

    1. Isuf kapertoni says:

      Une nuk e di sesi tema mund te merret me foto apo sjellje te likes se mones duke pas 1 mln foto e sjellje e veshje me te renda te ed ramizit

  2. Klorea says:

    Ndoshta do te martoje macen me kete qenin dhe t’i kaloje pasurine se femijet I ka te siguruar per Dhjete breza.

  3. Ratko says:

    Mesazhi i tij i koduar se macet nuk shkojne me qente e ka fjalen,per Monin pasi nje here ne nje kohe ai xhelozohej per te dhe Edi qe ja njeh mire karakterin e kapacitetin e tij fshataresk i pat thene qe ,mos u xhelozo se kam lexuar nje liber ku theksonte pikerisht kete qe “Macet nuk shkojne kurre me qente”fjala eshte per Lulin!Ndaj dhe i thote reflekto se çfare me ke thene!E ka kuptuar rrushi i Skraparit qe ja ka futur Saliu duke e çuar drejt biruces per te paguar te gjitha gjynahet e kesaj bote ,duke premtuar se do dale edhe deshmimtare per te marre mbrojtje!Keshtu qe “Toto Likja” do shkoje drejt biruces me qenin qe i kane ofruar miqte serbe !

  4. Monika says:

    Me pelqeu komenti koleres , po me qen dhe mace qe po e bejne kete popull shume per te ardhur keq?

  5. Sam says:

    Kjo qe thoni eshte enderr.Me qe Po enderroni pse te mos thoni Te fundit Meta do shkoje me burg per Salen Enders nuk ka limite. Mund Te erresh Spece dhe gdhihesh patelxhane.

  6. Examineri says:

    Haxhiu po nuk mori ilace do perfundoje shume shpejt ne psiqiatri bashke me fallxhoren e tij.Keta te dy hajdute , qe sillen si bandite e dijne mire pislliqet qe kane bere per tridhjete vjet, e shikojne qe te gjithe i urrejne ,particka familjare u shkri ,asnje nuk u beson me,pervec Tit Gomar Vasilit N. Malaj qe sa here degjon zerin e fallxhores kur flet per fukarejte fillon i loton ajo bytha e vockel, prandaj po u degradon truri nga dita ne dite.Se mos na vret veten si Alende te lutem ,duam tju shikojme kur ti besh te fala Sashes nga Reci.

  7. Ledion says:

    Po dridhet nga frika

  8. MH says:

    Per ti ardhur ne ndihme presidntit Like do keshilloja Monen grune e tije te heqin dore nga protestat e ti rrije ore e minut prane qe te mos shkoje komplet per lesh.Keshtu sic duket e ka humbur ma keq se dikur Xhaferi simitin.

  9. Roza e Mhillit says:

    Hajni i kategorise superiore,..Agjent i Rusve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje