Kukësi shkëlqen një pjesë loje, pastaj kapitullon pa kushte

11 Korrik 2019, 21:00Sport TEMA

Vetëm një mrekulli mund të mbajë Kukësin në Ligën e Europës, pasi sot ekipi verilindor ka gabuar plotësisht 45 minuta ndaj Debrecen, duke u ndëshkuar me rezultatin e rëndë 3-0.

Një rezultat i papritur po të merren në konsideratë 45 minutat e para, të mbyllura 0-0, ku nënkampionët e Shqipërisë shkëlqyen me një lojë ofensive e raste të krijuara, duke goditur edhe shtyllën e duke mbjellë panik në prapavijën e vendasve e cila jo rrallëherë përfundoi mes vërshëllimave të tifozerisë hungareze.

Por në pjesën e dytë, ekipi gaboi gjithçka në prapavijë, duke pësuar një gol shumë të evitueshëm nga Garba i sapofutur në lojë.

Nga ai moment, ekipi u shpërbë dhe doli nga detyrat taktike e si rrjedhojë u ndëshkua edhe dy herë të tjera nga golat e Varga, duke mbyllur me një pasim shumë të vështirë për t’i rikuperuar takimin ndaj hungarezëve.

1 komente në “Kukësi shkëlqen një pjesë loje, pastaj kapitullon pa kushte”

  1. Rromes says:

    E kuptoni futbollin shqiptar .kukesi beri gabim presidenti duhet te vente me valige me para.ky esht futbolli shqpetar turp.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje