“Kushtet” e Metës për një tryezë ku se ka ftuar askush!

Nga Mero Baze

Tani paketës së kushteve të Lulzim Bashës, të cilës nuk i ka mbetur më asnjë arsye për t’u përfillur, i janë shtuar dhe kushtet e Ilir Metës. Ndërkohë që Lulzim Basha humbi gjithçka, me shpresë se do fitonte gjithçka duke kushtëzuar uljen në bisedime me kushte me Edi Ramën, Ilir Meta ka filluar e përsërit me njerëz të rastësishëm që takon, paketën e zgjidhjes së krizës prej tij.

Ja ka thënë këtë presidentit të Maqedonisë, i cili kushedi sa është lodhur të kuptojë përse bëhet fjalë, ua ka thënë ca hebrenjve të SHBA, që këtu vetëm për politikë nuk vijnë, dhe ndoshta ja ka përsëritur dhe njerëzve që i kanë dalë para rrugëve të Bosnjës.

Në fakt, kriza në Shqipëri ka shmangur elementin më të rëndësishëm të saj, krizën institucionale. Zhvillimi i zgjedhjeve më 30 qershor, vendimi i Kolegjit Zgjedhor që zhbën dekretet dhe ç’dekretet e presidentit, aftësia e qeverisë për të kontrolluar situatën, dhe përfundimi i zgjedhjeve, i kanë dhënë fund kaosit institucional.

Shqipëria ka çmontuar disa elementë të rëndësishëm të krizës, që kishin të bënin me mbajtjen e zgjedhjeve dhe vendimarrjen për legjitimitetin e tyre.

Ajo që mbetet për t’u zgjidhur, është rifutja e Partisë Demokratike në sistemin tonë politik, nëse ka ndërmend të futet. Rikthimi i PD në sistem, natyrisht që do të ketë kosto të mëdha politike për të, për Bashën, por dhe për qeverinë.

Partia Demokratike është tani një parti që u ka hequr të drejtën demokratëve shqiptarë të përfaqësohen në pushtet, në Parlament, në Bashki, në Këshilla Bashkiake dhe çdo vend tjetër, përveç “Avokatit të Popullit”.

Për t’u rikthyer PD në sistem, natyrisht që duhen bisedime, duhet konsensus, por dhe një vullnet politik për të marrë përgjegjësinë e asaj që ka bërë lidershipi i PD.

Propozimet e Ilir Metës, të cilat përsëriten rrugëve sikur nuk ka ndodhur asgjë, janë më të këqija se kushtet e Lulzim Bashës, pasi ato në vend që të pastrojnë fazën e fundit të krizës, që tashmë është vetëm politike, synojnë të rikthejnë krizën institucionale, kërkojnë të delegjitimojnë zgjedhjet dhe ta kalojnë çelësin e destabilitetit në duar të Ilir Metës, i cili e çoi Shqipërinë drejt vëllavrasjes më 30 qershor, me lehtësinë me të cilën premtoi se do të çonte atë qenin boshnjak tek macja e tij me emër rus në Tiranë.

Tashmë kur kriza institucionale është zhdukur, kur shteti funksionon dhe kur pritet të ngrihet Gjykata Kushtetuese, për të mos pasur më përpjekje destabilizuese në mungesë të saj, presidenti kërkon ta rikthejë krizën në pikën zero, duke anulluar zgjedhjet dhe duke shpallur zgjedhje të reja presidenciale, të cilat nuk na i parashikon as Kushtetuta, pasi presidentin këtu e zgjedh Parlamenti.

Pra, nëse deri më sot kaluam një krizë të fortë institucionale për shkak të kushtëzimeve për dialog që kishte Lulzim Basha, tani kemi një përpjekje për të rikthyer krizën institucionale, për shkak të kushtëzimeve që vendos Ilir Meta.

Nuk di sa të rakorduar janë Meta e Berisha në këto qëndrime, por ata duhet të kuptojnë se nuk ja dolën dot të fusin shqiptarët në vëllavrasje, në kulmin e krizës, dhe as që kanë shanse të rikthejnë krizën në kulmin e vapës.

Koha për të biseduar për rikthimin e PD në sistemin politik legjitim që kemi kalon çdo ditë, dhe sa më shumë Basha të mendohet, aq më vonë do të jetë për PD.

Ngrefosjet e tij se do përgjakë bashkitë që ka pasur PD, duke mos i dorëzuar ato, kam frikë se nuk ja përfillin as vetë ish- kryebashkiakët e tij, të cilët, nuk kanë ndërmend të bëhen viktima të luftës për karrigen e Bashës, duke bërë sikur luftojnë për karrigen e  tyre.

Në këtë pikë, Basha po sillet njësoj si Ilir Meta, që shpreson se është ende president, bile president që ka dhe kushtet e  tij për t’u ulur në bisedime. Pa llogaritur që nuk e ka ftuar askush, as për të biseduar, dhe as për të ndërmjetësuar.

REMOTE_ADDR:[]

20 komente në ““Kushtet” e Metës për një tryezë ku se ka ftuar askush!”

  1. lexusi says:

    HAZBIUT e NERITANIT c’fare ju ka thene apo nuk i ka takuar akoma ?!

  2. NjeQytetarOptimist says:

    Berja e zgjedhjeve ishte nje shuplake e merituar e mazhorances ndaj cdokujt qe si jep te drejten e popullit te votoj qofte PD qofte PS.. Kurse sa per te ashtuquajturin president i bashkimit-unitetit kombetar, jipi ate qe meriton mbrapa..

  3. SHQIPETARI-BERLIN says:

    i Nderuar Mero Baze:Replikoj Frazen tuaj:Te futet PD-e ne Sistem???
    1-Nese nje Force Politike si PD-ja, kishte DESHIREN E MARRE per te Dale nga Parlamenti..Urdhero..dhe dil…Nuk te Detyron askush te Rrish ne Parlament,argumentat nga me “Bindeset”, qe sjellin Bashovicit dhe Berishovicet ne nje Sistem Parlamentar ne Demokraci “Nuk pine uje”..Politika behet ne Parlament..dhe ata qe dalin Prej tije per Hallet Personale te Sali Berishes apo Ilir Metes, duke u perpjekur ti Thone “Elektoratit Budalla” se e bejne per te “Shpetuar Demokracine”, jane Fjale…me then Shqipe..Pordhe..kote se koti…
    2-PD-ja eshte nje Parti-Bande, e terhequr nga jeta Politike,merret thjeshte me “Politike” Rrugacerie..me Politike Dizinformimi ne Forumet e BE-se, kunder Shqiperise dhe Shqipetareve ne Pergjithesi..PD-ja e Bashes eshte Kthyer ne Seksjon PROPAGANDE ANTISHQIPETARE:Alibehaj-jepe Intervista ne TV-Hollandeze,per Krimin Drogen DHE Kolumbin Shqipetare….kur Parajsa e Shperndarjes se Droges eshte Hollanda…
    Lulezim Basha,mbeti duke Bredhur Rrugeve te Berlinit ,dhe per “Fatin e tije te Madhe”..na gjeti nje Palo-Gazetare si Peter Teide(Freigonarlist)..qe nuk Njihet Pothuaj nga askush ne Berlin, dhe Pasi i dha disa Mijra Euro, i dha edhe nje “Materjal-Bombe” per Shqiperine..dhe Edi Ramen….
    A-Thekoj se Peter Teide eshte bere si ai Qeni qe pasi i jepe nje apo Dy shqelma Bythes nuk Ndihet me , dhe nuk Kujit fare…KJO SI REZULTAT Sepse Edi Rama kapi nje AVOKATE SHUME TE MIRE, dhe beri mire…sepse shume Balte Hidhet
    per ne Shqipetaret e thjeshte,qe Politikane Genjeshtare dhe VRASES si Lulezim Basha DUAN Voten tone por kur vjen Puna per te Mbrojtur Miljonat e Vjedhura nuk na “Pjerdhin fare”.
    Shkurt:PD-ja eshte e kaluar e Shqiperise, nese ka DEMOKRATE ne Shqiperi, duhet Lulezim Bashes ti kerkojne Llogari dhe jo ti vene Pase, duke DEGJUAR KETE PSIKO-IDJOTE, kur kerkone qe me Doren e te tjereve te Qendroj ne Karrigen e Kryetarit te PD-se..nje i DESHTUAR…Demokrataet qe jane Demokrate te KERKOJNE URGJENTISHTE Largimin e ketij Bastardo-Serbo-Hollandezi..dhe jo te behen Pre e “Keshillave” te tije Hipokrite dhe ku nuk te nyjerrin askunde…
    Nuk MBAHET KARRIGJA ME DHUNE…kjo Loje e Berishes ka Mbaruar….se bashku me te edhe PD-ja Berishjane…lol

  4. Gjergj says:

    Kushti i vetem I metes eshte qe pas heqjes se tij te hiqet rama e te vihet Enveri, ne mos Nexhmia. Rrofte Sorocracia e Zona e Pare Operative!Veriu si gjuthnje pak me shume fisnik se duhet!Spekulohet se verioret i percajme e ata nuk dine te maksimalizojne voten e fuqine e tyre.Llogari te gabuara se tani verioret e kane kuptuar cka ndodhur ne 50 vjet komunizen.Clloj votimesh e hajdutesh pushteti kane qene jugoret qe moren Rusine me vete.Pas Skenderbeut, perandoria turke perkedheli jugun se me veriun u vrane.Pra jugu 500 vjet privilegjuar nga Turqia e perdorur dhe kunder Veriut.Me vone u bashkua me jugosllave e ruse me te cilet verioret ishin pergjakur dhe perdori kete mbeshtetje kunder veriut per 50 vjet.Po do me perdor ameriken sorosiane kunder veriut…Eshte bere me ves jugu, do gjithe pushtetin.Semundje e vjeter e rende …Demokracia eshte kure por nuk e prsnojne ndaj vjedhin votat.Kaq.

    1. durrsaku says:

      Kur nuk merr vesh nga politika pse shkruan te tilla budallalleqe?

    2. Nard Ndoka prej Puke says:

      O Gjergj,
      Çfare thith ti mor byrazer? E thithke te paster fare, pa perzjerje. Por mos thith shume se shikoke endrra te keqia naten. Te del Enveri si gogol.
      Se mos nuk e ke marre vesh – Enveri ka vdekur, ka nja 34 vjet. Qetesohu.

    3. nn says:

      e kishte veriu per 30 vjet me Berishen ne krye dhe e beri me lesh sec ishte, qofte nga Turqit, koministet e te gjithe me radhe

  5. Grigor says:

    Mero Baze,
    Je pena me inteligjente dhe me sarkastike e gazetarise shqipetare. Po te Isha une presidenti, mbas artikullit tend do kisha dhene doreheqjen, sepse do kuptoja qe jam shnderruar ne nje figure groteske, si dordolec, qe as sorrat nuk e kane me frike.
    Kur lexoj gazeten Tema, me kujtohen vitet 1994-1997, kur gazeta Koha Jone u be promotore e fjales se lire te pakompromis. Por Nikolle Lesi e degjeneroi gazeten dhe u be langua i Metes.
    Uroj qe Tema te mbetet kjo gazete qe eshte sot – tribune e fjales se lire, kunder atyre qe duan te marrin peng Shqiperine per interesat e tyre te ngushta vetjake.

  6. pepja says:

    O GJERGJ PASKE PJERDH FARE .

  7. Leshelija says:

    Me siguri, Meta, do jete keshilluar edhe me qenin, me te cilin beri foto me Bosnje. Biseda mbetet sekret, midis tyre, sepse ndryshe e merr vesh macja Sasha.

  8. alphade says:

    Nje here Ilirine e percau Perandoria Romake me slloganin “Divide et Impera” ,
    Ne rastin e dyte,sic thote Gjergji, e pecau Turqia dhe heren e trete e percau
    Saliu p,sebashku me gjithe lukunine e tij tropojane,gjithsej nje dyzine shpe-
    llaresh te zhytur ne mllef e urrejtje kunder Jugut , qe i ktheu nga morracake e
    zgjebarake me teungje nen koke,u dha shkolle e dituri dhe ne fund ia “shper-
    blyen” me katrauren qe i bene vendit pergjate afro 30 vjeteve. Si armiq te be-
    tuar te Jugut,keto “specie” gjergjeviceve, berishoviceve e Co. u transformuan
    mbremja ne mengjez gjoja ne emer te demokracise ne xhelatet me te medhenj
    te popullit shqiptar. Nje grusht spiunesh udbashe te dirigjuar nga nje fare Elez
    Biberaj qe i ka sherbyer agjentures serbe per vite me radhe ,emisionit e tij te
    “VOA” u perpiq me te gjitha rruget e mjetet makiaveliste te hidhte shqiptaret
    kunder njeri-tjetri por qenja e R. Alise ne krye te shtetit shqiptar mundi ta evi-
    toje kete gjakderdhje dhe mbase eshte e vetmja merite e tij ne kete kthese te
    Madhe Historike. Ardhja e .monstres se Vicidolit ne krye te shtetit shqiptar,jo
    vetem mbolli faren e percarjes nder shqiptar por realizoi edhe endrren e tij
    perverse te shkaterrimit e plote te vendit,sioas urdherave te UDB dhe elezbibe-
    rajve jasht dhe brenda Shqiperise qe u “kurorezua” me ngjarjet e 97- tes. Ky
    eshte SaliSerbBerisha, shqiptare nga Veriu deri ne Juge te Shqiperise dhe pye-
    tja ime si qytetar anonim eshte : Akoma e mbani kete monster te lehe dite per
    dite si kone e zgjebosur ,akoma masmedia i ruan ketij,hajni,krupyekromineli e
    Kryemafiozi hapesire ne TV. ku llap-e- llap papushim,ku shpif, sajon,intrigon,
    kercenon nje popull e nje Shqioeri e Kosove kur i prishet terezia e tij …Durimi
    zoterinj ka nje limit dhe nje grumbullim sasior qe ne menyre te pashmangeshme
    perkthehet ne CILESOR !? C’prisni ?! Ky njeri ,sebashku me hajnin e Cepanit duhen
    shporrur nje here e pergjithemone nga politika dhe te gjykohen per krimet mafio-
    ze dhe shkaterrimin e Shqiperise,si tradhetaret me te medhenj te kombit shqiptar !

  9. Vlora says:

    Basha dhe Meta kerkojne kushte sepse mendojne se Rama do dorzohet 😂
    Puna eshte se dhe Rama te doje te dorezohet e te leshoj perballe kushteve te dyshes-dallandyshes B&T nuk e ben dot se ata miqt e pertej oqeanit ja kendojne kengen menjehere dhe atij ashtu sic do tja kendojne dhe B&T.
    Tekatin e kenges e kane shkruar me kohe tani po bejne muziken.
    Eshte kenge e zhanerit Hip-Hop. 😂

  10. MH says:

    SHQIPETARI-BERRLIN!
    Sa bukur i ke rreshtue fakte.Si nji analist me eksperience.
    Bravo te lumte.

  11. Kapedani says:

    Gjergj or taj ,a i ke pi ilaçet sot .

  12. FLUTURA says:

    Kriza duhet te zgjidhet brenda krizes. Ne krize sot eshte PD. Le te nderrohet Lidershipi i PD se dhe ecet perpara.

  13. merkel says:

    KQZ -krimi qeveritar zgjedhor. Lerini Meten se i zgjidh vete hallet e veta.U hapen ca kuti votimi dhe fletet e gjetura ne kuti u krahasuan me veten e jo me numrin e votuesve ne listat e votuesve.Thjeshte te numeroheshin sa kane votuar e jo kush ka votuar. Nje kokemish kamikaz i kqz tha nuk i nxjerrim listat se dekonspirohen per ke kane votuar.Si mund te dekonspirohet vota kur ne zgjedhje kish dhe parti te djathta.Turp e krim ndaj demokracise e benzine mbi zjarrin e krizes.Vota vetem e lire lehjitimon qeverisesit.Perndryshe duhen konsideruar pothuajse pushtues jo me trrritorrsh por institucionesh se ja bejne keta gjemen territorit.

  14. Free and fair elections says:

    Kushtet e demokracise Jane problemi Jo kushtet e metes qe pershesh ha ne presidence. Doli spiropali vata ne conference per shtyp e tha se u hapen 11 kuti ne lezhe e dolen xham! Pra zgjedhjet Jane alla gjermano-amerikane!!! Luli genjen ,luli ik tha! O njerez qe keni mbaruar filloren.Fletet e gjetura ne kuti pretendohet se jane me shume se njerezit ne listat e atyre qe kane votuar.Pse nuk i nxoren nga kutite listat e prej tyre te merrej vetem numri i pjesemarresve ne votime e jo emrat e te krahasohej me numrin e fleteve gjetur ne kuti? Dijeni se po tallen me inteligjencen,te drejten e jeten tuaj.Ju beni si te doni por po braktiset logjiken mos ju ankoni zotit qe ju qeron nga kjo bote se materie jointeligjrnte ka pafund ne toke, ka me teprice.Befshi qejf me albanistanpazarkazanhajdutkasaplegentenxherekusibrekushefilxhanrepubliken

  15. Silvio says:

    Te te veme ty moj Flutura kryetare PD apo ate shoqen tende …?

  16. U says:

    Zere se shkrujta dhe une nje çarçaf. He e lexuat ? Pa me ktheni perfjigje. Pres sharje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *