Kyriakos Mitsotakis “imiton” Edi Ramën në intervistën e parë si kryeministër: Nuk kam shkop magjik!

Në intervistën e tij të parë si kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se ai nuk ka një “shkop magjik”, por ka një plan për vendin e tij.

Frazën “nuk kam shkop magjik” e ka përdorur edhe kryeministri Rama pas marrjes së pushtetit.

“Nuk kam një shkop magjik. Por unë kam një plan të menduar mirë për atë që duhet të bëhet në Greqi. 

Mund të bëjmë disa gjëra shpejt, por është e qartë se nuk ka zgjidhje të lehta dhe të drejtpërdrejta për problemet kronike të shtetit grek”, tha për rrjetin BBC, kryeministri konservator i Greqisë.

Ai theksoi se qeveria e tij do të rrisë pagën bazë.

“Do të sigurohem që paga bazë të rritet sa më shpejt. Kështu që ata që jetojnë me pagën bazë gëzojnë më shumë përfitime nga përmirësimi i kushteve ekonomike”, tha Mitsotakis për BBC, raporton Protothema.

Mitsotakis tha se qeveria e tij është gati që të sjellë Greqinë përsëri në rrugën e rritjes ekonomike.

“Ajo që dua të siguroj është se rritja ekonomike do të ndahet në mënyrë të drejtë. Për mua kjo është sfida më e madhe me të cilën do të përballemi”, u shpreh kryeministri i sapozgjedhur.

Kyriakos Mitsotakis premtoi se ulja e para e taksave dhe tatimeve për bizneset do të bëhet në 1 janar të vitit 2020.

“Qeveria jonë synon të kontrollojë menaxhimin efektiv të shtetit dhe të zvogëlojë shpenzimet e panevojshme kudo që të jetë e mundur.

Dhe, për më tepër, një ekonomi që rritet me një normë prej 4% në vit sjell më shumë para në fondet publike se sa nëse lëviz me 2%. Është e thjeshtë”, tha Mistotakis.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Kyriakos Mitsotakis “imiton” Edi Ramën në intervistën e parë si kryeministër: Nuk kam shkop magjik!”

  1. Hahahaha says:

    As shkopi magjik nuk ju bo dermon…..

    1. Flm says:

      Sa debila qe jeni … “Micotaqe e vodhi nga Ra-muti”
      ###
      O hahahaaa, nuk ka mortje Greqia o idjot, ne Greqi, sipas statistikave te 2017-es jane 20 mije Shqipo, qe ndonese dhe te pa pune marrin ndihme sociale nga shteti Helen te mjaftueshme per te ber nje jete normale, kuptove ore fshatar, barkthar, pabuks, kok pa lar, dhemb kribur.

      1. Hahahaha says:

        Jo nga Shteti “helen” por nga lekat e gjermanit….se te ishte per Shtetin “helen” aty i kishte dale “uji i zi” me kohe….arapi mou…

  2. Hoxh Armandi says:

    Gjithe bota imiton dhe ka zili kryeministrin e turkoshqiperise. Biles dhe vete shprehjen “shkop magjik” ai e ka shpikur kur flinte poshte urave ne paris.

  3. IVONI says:

    Pra ” shkopi magjik ” na paska qene “shpikje ” e Edi Rames ..? Oh c` servila ..!

  4. Pellazgos says:

    Shkopi Magjik eshte ne ishullin e Qirqes kur me ate shkop i ktheu ne derra shoket e Odiseut.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *