Lulzim Basha porosi kryebashkiakëve në largim të PD: Mos dilni nga zyra deri sa të bëhen zgjedhjet

Për herë të parë publikisht, Lulzim Basha mbështeti vendimin e kryebashkiakëve të tij, për të mos i lënë zyrat të zgjedhurve socialist.

Nga Selenica, e cila drejtohet nga demokrati Përparim Shameti, Lulzim Basha u zotua se kryebashkiaku demokrat do të qëndrojë në detyrë deri sa të mbahen zgjedhje demokratike.

Kryedemokrati u ndal edhe në Vlorë, në një takim me strukturat.

“Partia Demokratike dhe opozita e shikon refuzimin referendar të farsës së Edi Ramës, jo si një triumf, por si një përgjegjësi të jashtëzakonshme për ta kthyer këtë energji në një energji për ndryshim, për të gjitha shtresat e shoqërisë, të cilat meritojnë dhe do të kenë nga Partia Demokratike një plan të qartë për daljen nga kriza, një plan të qartë që Shqipëria të jetë Shqipëria e të gjithë shqiptarëve dhe jo e një grushti njerëzish që e kanë shtrydhur Shqipërinë dhe Vlorën, siç kanë bërë deri më sot”, është shprehur Basha.

Pas 30 qershorit Lulzim Basha ka nisur një tur falenderues takimesh në bashkitë e djathta.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Lulzim Basha porosi kryebashkiakëve në largim të PD: Mos dilni nga zyra deri sa të bëhen zgjedhjet”

  1. BASHA, IK !!👎👎 says:

    O HAJVAN !
    KUSH TË PJERDH TY ?
    IK NË HOLLANDË, SE E DHJEVE FARE PD-në !!

  2. Berati . says:

    Basha, na e shpife . Mos dil më .

  3. SHQIPETARI-BERLIN says:

    Luezim Basha:”Pushte”(Kodosh).. me keto qe thua:;KERKON TE MBULOSH DESHTIMIN TENDE SI POLITIKANE DHE KREU-i PD-se..
    1-Ndersen te Tjeret:PER TE MBAJTUR KARRIGEN TENDE….je i DESHTUAR Mbathja Kurve Serbo-Hollandeze, je ti ai qe i ke vene Zjarrin Shqiperise per shkake te Vjedhjes se Miljonave, per shkake te Berishes dhe Zenit….per shkate te Ilir Floririt..jeni nje bande Hajdute dhe Vrasesish…..
    2-Ajo qe gjoja u thua ESHTE TE JUSTIFIKOSH NE KARRIGEN TENDE TE DESHTUAR SI POLITIKANE, vetem dhe vetem se Do Berisha….ke Frike nga SPAKU-..prandaj dole nga Parlamenti…NDYRESIRE..lol

  4. Billy says:

    Pordhe me rigon. Ky Lolja, premton gjera te cilat dhe nje foshnje e di se nuk realizohen.
    Bashkite do ti marin bashkiaket e rinj. Them do ti marin sepse edhe nese bashkiaket e Bashes nuk dalin nga zyrat, bashkite do te ngrihen ne godine te tjera, ku do te fillojne funksionet e tyre. Dhe funksioni kryesor eshte ai financiar, me te cilen te djathtet do te shkeputen dhe do te detyrohen te ikin me bissht ne shale.
    E sigurte do te jete se perseri Basha do te therrase, -FITORE- Fitore sepse tani qe nuk kemi asnje pushtet, jemi te lire te bejme cdo gje.

  5. Opinionisti i paanshëm. says:

    Fatkeqësi fakti që nga një parti që synon të vijë në pushtet, vijnë mesazhe ANTILIGJORE, ANTIKUSHTETUESE DHE PËR RRJEDHOJË ANTIKOMBËTARE… o AUTORË, BASHKFAJTORË DHE AKTORË TË ZULLUMEVE NË KURRIZ TË QYTETARËVE,HIQNI DORË NGA PALIGJSHMËRIA
    respektoni LIGJIN sot që ta keni më të lehtë nesër…nuk vihet në pushtet me paligjshmëri…
    O ish pusht_ e(li)tar kthejuni arsyes, qytearisë, Demokrat nuk ju bën emri partisë, por QËNDRIMI I PARTISË NË RAPORT ME DEMOKRACINË që në thelb përkthehet ZBATIM RIGOROZ I LIGJIT.

  6. A.F. says:

    Kësaj që bënë Basha i thonë “mbahu Muço me gajret”. Do të dukej paksa logjike sikur të thoshte të qëndrojnë në zyrë deri sa të japë verdiktin përfundimtar për zgjedhjet OSBE/ODHIR, sepse verdiktin e KQZ përsëri ai nuk e njeh, por shkon dhe thotë të mos dalin nga zyra deri në zgjedhje. Por në zgjedhjet e kujt viti, sepse edhe në ato të 13Tetorit që po vjen ky nuk merr pjesë po qe Edi Rama kryeministër. PD dhe opozita rrugaçe, dmth, opozita e rrugës e kisha fjalën, nuk ka burrë nëne të mari vesh se çfarë do. I ka mbetur vetëm të kërkojë që dielli të lindë nga perëndimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *