Masakra e Srebrenicës, Mogherini dhe Hahn: Përpjekjet për të rishkruar historinë janë të papranueshme

Dy zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian, të cilëve u ka kaluar mandati, Federica Mogherini, përfaqësuese e Lartë e BE-së dhe Johanes Hahn, komisionar për Zgjerim, thanë se është detyrë e përbashkët, që të kujtojmë gjithmonë Srebrenicën si një nga “momentet më të errëta të njerëzimit në historinë moderne evropiane.”

“Nuk ka vend për retorikë nxitëse, mohim, revizionizëm apo madhështimin e kriminelëve të luftës. Përpjekjet për të rishkruar historinë, në Bosnjë dhe Hercegovinë apo gjetkë janë të papranueshme”, porositën Mogherini dhe Hahn përmes një deklarate të përbashkët, në përkujtim të masakrës së Srebrenicës.

Dy përfaqësuesit evropianë, të cilët në pesë vitet e kaluar kanë pasur punë drejtëpërdrejtë me vendet e Ballkanit, nënvizuan nevojën për t’i dhënë fund mosndëshkimit dhe për të kapërcyer trashëgiminë e kaluar.

Sot, shënohet 24-vjetori i Masakrës së Srebrenicës, në të cilën forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8,000 burra dhe djem myslimanë.

Masakra e Srebrenicës është cilësuar si më e rënda në Evropë që prej përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ndërsa nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës është njohur si gjenocid.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Masakra e Srebrenicës, Mogherini dhe Hahn: Përpjekjet për të rishkruar historinë janë të papranueshme”

  1. tori says:

    Po PD e S.Berisha e pranojne masakren e Srebrenices?Besoj se jo,si partner I Milloshevicit.Po Basha do e pranoj?

  2. Iliria e bashkuar says:

    Pse jo ? Apo nuk i pelqen historia e vertetet ?

  3. MH says:

    Keto perpjekje te papranushme me kusht nese Serbia ule koken duke e ndjer veten fajtore dhe te mos kerkoje asnjihere pretendime aty ku nuk duhet pretendue.Ne te kunderten asht shume e domosdoshme te rishikohen faktet e ngjarjeve te kriminelizimit shtetnor Serb qe ka kryer mbi kombet e tjera te pafajshem te rajonit.

Lini një Përgjigje te Iliria e bashkuar Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *