Belgu që do drejtojë Këshillit e Europës

Nga Tim King*

Propozimi i Këshillit Europian për të plotësuar vendet më të larta të punës në BE është plot me risi dhe polemika, saqë është e lehtë të harrosh se përmban një element të njohur.

Edhe një herë, një ish-kryeministër belg do të jetë president i Këshillit Europian.

Michel Harles do të jetë personi i tretë që do të mbajë zyrën që kur u krijua nga Traktati i Lisbonës 10 vjet më parë.

Gjithashtu do të jetë belgu i dytë.

Një koincidencë? Me siguri jo.

Në negociatat përpara Traktatit të Lisbonës, krerët e BE diskutuan mbi krijimin e një posti të përhershëm për të koordinuar Këshillin Europian, në vend që të bëhet me turne çështja e kryesimit të samiteve.

Propozimi shqetësoi vendet më të vogla të BE-së, të cilat kishin frikë se Presidenca do të dominohej nga forcat më të mëdha – Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar.

Zgjedhja e kryeministrit belg Herman Van Rompuy për të shërbyer si presidenti i parë i Këshillit synonte një sinjal qetësues për shtetet anëtare më të vogla, që interesat e tyre do të mbrohen njësoj.

Ai ishte një personazhi njohur dhe erdhi nga e njëjta familje politike e qendrës së djathtë si kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Nikolas Sarkozi.

Zgjedhja e pasardhësit të tij, ish- kryeministrit polak Donald Tusk, mund të lexohet si një mesazh i ngjashëm, që synon anëtarët më të rinj të bllokut në lindje.

Emërimi i Michel-it ndjek një logjikë të ngjashme.

Belgjika është ende një shtet anëtar i vogël, ende i afërt me Francën dhe Gjermaninë.

Emërimi i tij plotëson domosdoshmërinë për t’i dhënë një prej vendeve më të larta të punës në BE, një liberali, pesha e të cilit në Këshill u transformua me ardhjen e Emmanuel Macron.

Michel, gjithashtu, është i njohur në BE dhe mund të bisedojë në gjuhë të ndryshme me udhëheqësit e qeverisë.

Karriera e tij deri më tani ka treguar se ai ka cilësi shumë të vlerësuara, si durimi dhe qëndrueshmëria.

Fillimi i tij i parakohshëm – i zgjedhur në dhomën e parlamentit federal në moshën 23 vjeçare, dhe si ministër në qeverinë rajonale të Valonisë në moshën 25 vjeç – ishte i lidhur me rëndësinë e babait të tij, Louis Michel, një ish- ministër i Jashtëm belg dhe komisioner europian.

Por Micheli më i ri ishte gjithmonë konkurrues dhe ambicioz, dhe i gatshëm për të provuar meritat e tij.

Në moshën 32-vjeçare, ai ishte ministër i Zhvillimit, një post që e mbajti për tre vjet, derisa u bë udhëheqës i partisë liberale frankofone, Lëvizja Reformiste.

Ngjitja e tij në zyrën më të lartë të vendit të tij në vitin 2014, ishte si një aksident.

Partia e tij ishte partia e vetme frankofone në një koalicion katërpartiak të njëanshëm, që përfshinte edhe liberalët flamandë (VLD), qendrën flamande (CD & V) dhe aleancën e re flamande (N-VA).

CD & V vendosi që ta emëronte komisionerin europian të Belgjikës.

I përshtatet të gjitha partive që Michel të marrë postin e lartë, edhe pse udhëheqja frankofone ka qenë përjashtim që nga Lufta e Dytë Botërore.

Qeveria e parë e Michel ka zgjatur më shumë se kundërshtarët e tij, megjithëse kjo ishte e brishtë pas sulmeve terroriste në Paris në nëntor të vitit 2015 dhe Bruksel në mars 2016.

Pasi propozimi u publikua të marten e kaluar, kryeministri holandez Mark Rutte, një tjetër nga liberalët, së bashku me Margrethe Vestager, e konsideronte kandidat të një pune të lartë, si edhe e lavdëroi përvojën e Michel-it, duke u përballur me kompleksitetin e politikës belge.

Kjo mund të jetë e vërtetë, por ndërsa Michel është sigurisht i arsimuar në ndërtimin e koalicionit, arti i kompromisit belg ka kufijtë e vet.

Ai funksionon në situata ku të gjithë pjesëmarrësit luajnë sipas rregullave tradicionale, duke ditur se sa larg mund t’i shtyjnë kufijtë e tyre.

Për shembull, në tetor 2016, qeveria rajonale e Wallonia, gjysma jugore e frankofone e Belgjikës, kërcënoi të refuzonte miratimin e saj për marrëveshjen tregtare të BE me Kanadanë.

Për disa ditë, dukej sikur pakti ishte në rrezik, por me një shtytje nga Michel, gjithçka u zgjidh.

Sidoqoftë, kur nuk ka konsensus mbi rregullat e lojës, edhe një politikan belg mund të bëhet i pakalueshëm.

Koalicioni i brishtë i qeverisë Michel ra në fund të vitit të kaluar, kur konservatori social N-VA tërhoqi miratimin e tij të mëparshëm për Belgjikën, duke nënshkruar U.N. Global Compact for Migration.

Kjo mund të jetë një shenjë e vështirësive që do të vijnë: Tensionet në Këshillin Europian – mbi politikën e migracionit, buxheti afatgjatë i BE-së – nuk janë domosdoshmërisht të ndjeshëm ndaj zgjidhjes, madje edhe nga një belg.

Një pjesë e aftësisë së Van Rompuy si president i Këshillit ishte të njihte kufijtë e fuqive të tij.

Michel ka një mënyrë të lehtë, të paprekur dhe një buzëqeshje të gatshme, por në thelb ai është një politikan serioz dhe i sinqertë.

Dhe përderisa kjo e bën atë të përshtatshëm për kërkesat e pozicionit të ri, besimi i tij i zjarrtë në projektin e BE mund të provojë një dobësi.

Ai mund të luftojë për të fituar besimin e liderëve kombëtarë, të cilët janë më skeptikë për BE.

Michel do t’i duhet të mbajë mend se jo të gjithë mund të mendojnë si një belg.

*Politico.eu-Përshtati në shqip për TemA: Diona Çeço

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “Belgu që do drejtojë Këshillit e Europës”

  1. ¬ says:

    U vranë shumë nga Shqipëria gjatë kohës që ishte Kryeministër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *