Nuk fituam me Karabakun prej fatit apo prej frikës së humbjes?

Kjo ndeshja e Partizanit me Karabakun është nga ato barazime që më bukur tregohen sesa përjetohen në fushë gjatë 90 minutave. Sipas zakonit të vjetër, një barazim në champions mund të shijohet edhe si një “triumf” , pa prekur  dot të vërtetën se ishim më pranë humbjes me Karabakun apo më pranë fitores.

Trajneri Italian Lerda,  duke qënë një pasues i denjë i italianeve te tjere që kemi merituar me “punë” , barazimin na e shërben si një fitore të munguar për trillet e  fatit.

“Me pak më shumë fat mund të kishim i fituar. E kishim përgatitur ndeshjen ashtu siç e interpretuan djemtë”- pohon trajneri Lerda.  Duket krenar që i dha Partizanit, në më të shumtën e lojës, pamjen e një ekipi që tregonte hapur se taktika e tij ishte për të mos humbur dhe jo për të fituar…

Zakonisht barazimet nuk shkaktojnë eufori, por në llojin tonë kursi i këmbimit nuk barazon dot vlerën e lojës me rezultatin final, shkruan sfidanti.

Edhe drejtori Olsi Rama, nga ajo që ka parë, nuk mund të pretendonte një ndeshje tjetër: “ Ishte një lojë me karakter dhe me zemër”.

Duket si një privilegj shqiptar që ditën që prisnim të luanim ndeshje inteligjente nga Karabakun, thurim elozhe klasike shqiptare për “karakterin dhe zemrën”, si[ ndpdh shpesh me Kombëtaren. Nga ato që dëgjuam, fjalët e presidentit Demi “ mos harroni Ferenvaroshin”,  tingëllojnë si  më modestet…

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Nuk fituam me Karabakun prej fatit apo prej frikës së humbjes?”

  1. shqiptari i ilirise says:

    Kush e pa ndeshjen dhe kupton sado pak nga futbolli e ka të qartë se ekipi Azer ish më diferencë të madhe në të gjitha drejtimet me Partizanin.
    Partizani një ekip amator që barazimin me një skuadër jo kushedi se çfarë,,e quan sukses.

  2. antonio says:

    Kur shikoja Partizanin me dukej si skuader e nje kooperative bujqesore!
    Turp i madh per kete ekip mediokerr!

Lini një Përgjigje te shqiptari i ilirise Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *