Projektligji për median në Shqipëri/ OSBE e vlerëson pozitivisht: Patëm një bashkëpunim shumë konstruktiv

11 Korrik 2019, 18:04Sociale TEMA
Projektligji për median në Shqipëri/ OSBE e vlerëson

OSBE e vlereson si pozitiv dhe me permiresime te dukshme projektligjin e ri te mazhorances per mediat.

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, thekson ne rishikimin e tij ligjor se ka përmirësime të dukshme krahasuar me versionet e mëparshme të cilat janë shqyrtuar dhe ndarë me autoritetet në janar dhe qershor të këtij viti.

Nga ana tjeter eksperti i pavarur i OSBE thekson se bashkëpunimi konstruktiv me autoritetet shqiptare coi në përmirësime të shumta te kuadrit ligjor.

“Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, sot publikoi një shqyrtim ligjor të Projektligjit për Shërbimet e Medias në Shqipëri, pas disa konsultimeve mbi procesin e hartimit me përfaqësuesit e Qeverisë në muajt e fundit.

Analiza nga Dr Joan Barata Mir, një ekspert i pavarur për lirinë e medias, nënvizon përmirësime të dukshme krahasuar me versionet e mëparshme të cilat janë shqyrtuar dhe ndarë me autoritetet në janar dhe qershor të këtij viti.

Përfaqësuesi theksoi: “Është e nevojshme që legjislacioni i ardhshëm të respektojë standardet ndërkombëtare dhe angazhimet e OSBE-së për lirinë e shprehjes dhe që të mos ndikojë negativisht në lirinë e medias në vend”.

“Zyra ime ka qenë e përfshirë në një proces të gjatë konsultimi gjatë hartimit të këtij legjislacioni,” tha Désir, “e vlerësoj bashkëpunimin konstruktiv me autoritetet që çuan në përmirësime të shumta”., thuhet nder te tjera ne shqyrtimin ligjor te OSBE.

Raporti i plotë i OSBE

1 komente në “Projektligji për median në Shqipëri/ OSBE e vlerëson pozitivisht: Patëm një bashkëpunim shumë konstruktiv”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Shume e drejte.. Kujdes ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje