Pesë arsye pse libri i Isuf Kalos është i mezipritur

11 Korrik 2019, 17:55Kulturë TEMA

Nga Henri Çili

Historia e Shqipërisë së shekullit XX është e shënjuar thuajse një 50-vjeçar, sa gjysma e saj, nga diktatura komuniste. Vetë diktatura shënjohet në mënyrë të pandërprerë nga figura e diktatorit komunist shqiptar, Enver Hoxha.

Është fat që mjeku personal i Enver Hoxhës, prof. dr. Isuf Kalo, diabetologu i njohur, është mes nesh, madje tepër aktiv në jetën publike. Ai është miku i të gjithëve, e mbi të gjitha, ka lënë një dëshmi historike me librin e tij “Blloku”.

Këto unicitete janë shumë të vështira të qëllojnë në një rast të vetëm. Prandaj, libri i tij “Blloku” ka së paku pesë arsye pse është i jashtëzakonshëm, pse ka rëndësi historike dhe pse është një kënaqësi e vërtetë intelektuale.

Përpara se të vijoj më tej, me këto pesë arsye, ia vlen të shpreh disa konsiderata për profesor Isuf Kalon, mjekun e famshëm shqiptar. Jo thjesht për mjekun e diktatorit, të cilin kam pasur kënaqësinë e madhe ta njoh nga afër 3–4 vitet e fundit gjatë bashkëpunimit për konceptimin dhe ndërtimin e projektit për drejtimin e Fakultetit të ri të Shkencave Shëndetësore, në Universitetin Europian të Tiranës, ku ai ka statusin e papërsëritshëm të “dekanit themelues”.

Është e pabesueshme se si te profesor Isuf Kalo kombinohen në një të tria tiparet: karakteri pozitiv, energjia pozitive për shumëçka, që e bën atë pa dyshim një mik shumë të mirë; profesionist i jashtëzakonshëm i fushës së vet dhe njohës i edukimit të lartë mjekësor. Këto tipare na kanë lidhur me profesor Isufin, gjatë ambicies sonë në fillim të dekadës së dytë të Universitetit Europian të Tiranës, për të ndërtuar Fakultetin e Mjekësisë në UET, një projekt i gjatë e ambicioz, për të cilin profesor Isufi ka qenë një gur themeli. Ai përfaqëson intelektualin suigeneris, nga ata të një race, fatkeqësisht në zhdukje, i cili në kapërcyell të dy shekujve shqiptarë, në vitet 1900 dhe 2000, ka dhënë një rol të dorës së parë, në interesa të dorës së parë dhe në diapazone të dorës së parë.

Të tria këto konsiderata, për profesor doktor Isuf Kalon, tani që i shkruaj, më duken të pamjaftueshme për të perifrazuar respektin tim personal për të dhe qasjen e tij pozitive ndaj gjithçkaje. Duke bashkëpunuar me profesor Isuf Kalon, në këtë fazë të jetës së tij, është më shumë një kënaqësi intelektuale sesa një punë. Prania e tij në UET është një nga majat e senjoralitetit, që UET e ka bërë tashmë zakon që ta respektojë. Por në planin miqësor, është një kënaqësi e jashtëzakonshme.

Por, cilat janë pesë arsyet pse ky libër është i pazakontë dhe ka një rëndësi të madhe.

Arsyeja e parë, pse ky libër është risi, është ky fakt: është shumë e rrallë, që 30 vjet pas rënies së diktaturës komuniste dhe gati 35 vjet pas vdekjes së diktatorit shqiptar, Enver Hoxha, ne të kemi një libër, i cili dekodon nëpërmjet dëshmive, pikëpamjeve, reflektimeve, një element të diktaturës shqiptare që është Blloku, në zemër të tij, familja e tij dhe vetë diktatori. Kush mund ta kishte një mundësi të dytë…?! Pothuajse askush…! Shumë nga anëtarë të ekipit mjekësor kanë qenë të përkohshëm, kanë lëvizur prej aty, disa nuk jetojnë më dhe disa të tjerë kanë pasur vetëm një pamje të pjesshme të asaj që ka ndodhur, të paktën që nga fillimi i viteve ’70, në dhomën e pacientit Enver Hoxha, pacientit-diktator, diktatorit-pacient. A nuk është kjo unike…?! Plotësisht unike…!

Edhe pse bibliografia e librave për diktatorët, për sëmundjet e diktatorëve është e gjerë dhe e gjatë, ky libër qëndron dinjitoz në kolanën ose bibliotekën e librave të këtyre të sëmurëve që na qeverisin. Sëmundja përcakton shumëçka nga veprimtaria e përditshme. Ajo e modelon karakterin, ajo krijon dinamika të caktuara të vendimeve e vendimmarrjeve dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe me Enver Hoxhën. Lexojeni këtë libër për ta mësuar!

Arsyeja e dytë, pse libri i profesor Isufit është i jashtëzakonshëm, është se pse ai është shkruar në mënyrë shumë të këndshme. Ti mund të lexosh një histori, një rrëfim, por mund të marrësh edhe disa libra në një. Aty ke refleksione, ke data, ke kronikë, ke autenticitet, por ke gati edhe një pamje të gjallë, se çfarë ndodhte në atë mjedis, se si lëviznin ngjarjet e fenomenet dhe çfarë ndodhte në suazat e një formacioni sui generis, që në këtë rast quhej Blloku, por në universalet e pushtetit ai quhet “Pallati”, “Oborri”, “Kremlini” apo “Qyteti i ndaluar”. Përmasat ndryshojnë, rëndësia ndryshon, por fenomeni është i njëjtë nga pikëpamja cilësore. Kjo është rëndësia e dytë e këtij libri, duke mos e lënë Shqipërinë e vogël, pa një dëshmi kualitative të kësaj natyre, për atë se çfarë ndodhte në Bllok.

Arsyeja e tretë e rëndësisë së librit të profesor Isufit, është koncepti “panopticum” ose koncepti i Aleph-it, i cili në filozofi është pika nga ku mund të shihet e gjithë bota. Mjeku Isuf Kalo, nga pozitat rigorozisht të mjekut dhe të etikës profesionale, të betimit të Hipokratit, sheh gjithçka. Sheh marrëdhëniet njerëzore, marrëdhëniet politike, fazat, krimet, lëvizjet, luftën për pushtet dhe gjithçka tjetër. Mund të kishte qenë kuzhinier, mund të kishte qenë truproja, mund të kishte qenë shefi i sigurisë, mund të kishte qenë shefi i shërbimeve sekrete, mund të kishte qenë bahçevani…, nuk ka rëndësi, por pozita e mjekut është e jashtëzakonshme, është e patëdytë. Para mjekut ne jemi pothuajse si para vetvetes, sepse ankthi i shëndetit është një ankth i pakrahasueshëm me të gjitha elementet e tjera. Si i tillë, Isuf Kalo ka mundur, praktikisht, të shohë më shumë dhe më mirë se gjithkush tjetër nga kjo pikëpamje. Pikërisht, pozita e mjekut personal, nga i cili Isuf Kalo shkruan këtë libër rreth diktatorit, rreth Bllokut, rreth Shqipërisë, është një pikë unike dhe kjo e përmbush tërësisht parakushtin e rëndësisë së tretë.

Arsyeja e katërt është ajo intelektuale: Isuf Kalo ka interesa të gjera. Ai nuk është thjesht një mjek, por ai është një intelektual, është një qytetar, është një qenie sociale e shqetësuar, qenie sociale e impenjuar, e preokupuar për atë që ndodhi gjatë diktaturës, momentin e rënies së saj dhe pas rënies së diktaturës. Dalja e Isuf Kalos nga dhoma e pacientit dhe nga dhoma e mjekut, për “të shëtitur”, reflektivisht dhe në format e tjera në Shqipërinë e ndërrimit të shekujve, të paktën që nga vitet ’70, kur ai si mjek i ri përfshihet në ekipin e Enver Hoxhës, është shumë autentike dhe bën pjesë në pajimet e plejadës së intelektualëve shqiptarë, që pavarësisht nga pozicioni, e kanë parë Shqipërinë përtej profesionit. Fatkeqësisht kjo racë po zhduket, duke lënë në mes, ose duke zbrazur në mes hapësirën, ose profesionistë të lartë të çështjeve të ndryshme, ose specialistë të rëndësishëm të zhytur në botën e tyre të mëvetësishme profesionale. Si i tillë, ky libër është një privilegj.

Arsyeja e pestë dhe fundit, por jo më parëndësishmja, për këtë libër është të qenët pozitiv, konstruktiv, humanizmi. Isuf Kalo është një njeri që reflekton energji pozitive, kaq e rrallë dhe kaq e dobishme për jetën publike. Energjia e tij pozitive nuk është relativizuese, por as amnistuese. Aspak! Ky nuk është as qëllimi, as mjeti dhe as instrumenti i tij. Ai i shikon gjërat gjerë dhe me shqetësimin e vendosjes së njeriut në qendër, duke i mbijetuar lojës së egër të pushtetit dhe diktaturës, nga ku duhet theksuar se në historinë e ekipeve mjekësore të diktatorëve, shumë prej mjekëve e kanë pësuar e paguar me jetë praninë pranë diktatorit. Isuf Kalo nuk është mbushur me mllef, nuk është mbushur me negativitet. Ai është njerëzor, është human dhe nuk arriti asnjëherë si individ të ndotej, të çmoralizohej, ose të infektohej nga ideologjia, nga diktatura, duke qenë në zemër të saj. Betim më të mbajtur, në lidhje me parimet e Hipokratit, zor se mund të gjesh.

Si përfundim, libri i Isuf Kalos, të cilin kam pasur privilegjin ta lexoj në dorëshkrim, është krenari që bën pjesë në plejadën e autobiografive, refleksioneve, shënimeve, që njerëz të shquar kanë mbajtur dhe që UET Press i ka pjesë të një kolane të rëndësishme të saj, kolanë, e cila bëhet më e plotë me këtë rrëfim, e ku përfshihen dëshmi të rëndësishme të tranzicionit si një të tërë, si dëshmitë e Vera Bekteshit, Aleksandër Meksit, Spartak Ngjelës, Preç Zogajt, Kurt Kolës etj., etj., duke lënë shenja të qarta, të kuptueshme, të interpretueshme të një kohe, e cila është në kalim e sipër. /Gazeta Liberale

14 komente në “Pesë arsye pse libri i Isuf Kalos është i mezipritur”

  1. Kashar says:

    Ka pasur Dr. Kalo lidhje personale me Enverin?

  2. Messerschmitt says:

    Betimi iHipokratit ….dhe………….. Jusuf Kalo ……………… PIKAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAAA !!!

  3. Ylviu says:

    Shkrim koti pa pike profesionalizmi gazetaresk investigues njohes per publikun.Vetem levdata levdata levdata per nje person anonim dhe te panjohur per masen e gjere ne fushen e mjekesise si na e paraqet ketu gazetari.Sikur ky personi ne fjale te kete bere shpikje dhe zbulime ne fushen e mjekesise.Pervec se ka qene mjek ne bllok dhe ka kuruar apo helmuar Enver Hoxhen emri i tij nuk na sjell ndermend ndonje person qe ka kontribut te vecante ne fushen e mjekesise.Ky shkrim nuk eshte i denje per tu publikuar ne gazete per masen e gjere te publikut por su nje leter personale e gazetarit drejtuar nje personi qe ai deshiron(qe une nuk e njoh,por mendoj se mund te jete gazetar ky qe shkruan).

  4. Samiu says:

    Ka qen nder me te privilegjuarit e kohes Isuf Kalo , se çfar ka shkruar per ata qe ja dhan kte privilegj ,nuk e di , se nuk e kam lexuar kte liber , por di qe Kurt Kola, SpartakNgjela ,Vera Bekteshi , kan konflikt interesi me regjimin e shkuar , prandaj vlasin me urrejtie me shum se thon te verteten , Ai sistem iku per ideologjin e gabuar , por per nje gje nuk jam dakort , qe ai sistem shikohet bardh e zi sot e 30 vjet , dhe me shum e shajn ish te privilegjuarit , se te persekutuarit , kjo esht shokuse , sado i keq te jet sistemi ka te mirat e veta brenda , por fatkeqsisht ato kurr si permend njeri , bile ka 30 vjet qe mundohen te ter ti mohojn baltosin dhe ti denigrojn te mirat qe kishte ai sistem , njerzit sot jan shum te pa drejt , kur te vij dita qe te ndahen te mirat nga e keqja , qe te ndahen te miret nga te keqinjt, te ndahet intelektuali i vertet nga mashtrusi me dipllom fallco , te ndahet atdhetari nga antishqiptari , dhe te rrespektohen deshmoret e atdheut qe u vran per lirin e kti vendi . ateher ne SHQIPTARET do fillojm te bejm shtetin ton , dhe do bejm prokopi , ne te kundert zhdukja nga harta esht e garantuar nese vazhdojm keshtu siç e kemi nisur kto 30 vjet anarshi totale , se me mashtrimin po ngrem nje shtet komplet piramid qe brenda nuk ka as gje esht bosh fare , ky esht mendimi im.

  5. Samiu says:

    Ka qen nder me te privilegjuarit e kohes Isuf Kalo , se çfar ka shkruar per ata qe ja dhan kte privilegj ,nuk e di , se nuk e kam lexuar kte liber , por di qe Kurt Kola, Spartak Ngjela ,Vera Bekteshi , kan konflikt interesi me regjimin e shkuar , prandaj flasin me shum me urrejtie se thon te verteten , Ai sistem iku per ideologjin e gabuar , por per nje gje nuk jam dakort , qe ai sistem shikohet bardh e zi sot e 30 vjet , dhe me shum e shajn ish te privilegjuarit , se te persekutuarit , kjo esht shokuse , sado i keq te jet sistemi ka te mirat e veta brenda , si tha Çurçilli sistemi komunist dhe kapitalist kan te mirat e te kqiat e veta , nese do mbledhim te mirat e te dy sistemeve do bejm nje sistem perfekt me te mirin , por se bejm dot kte gje , keshtu qe dhe sistemi socialist kishte te mirat e veta ne at koh bile shum te mira , por fatkeqsisht ato kurr si permend njeri , bile ka 30 vjet qe mundohen te ter ti mohojn baltosin dhe ti denigrojn te mirat qe kishte ai sistem , njerzit sot jan shum te pa drejt , kur te vij dita qe te ndahen te mirat nga e keqja , qe te ndahen te miret nga te keqinjt, te ndahet intelektuali i vertet nga mashtrusi me dipllom fallco , te ndahet atdhetari nga antishqiptari , dhe te rrespektohen deshmoret e atdheut qe u vran per lirin e kti vendi . ateher ne SHQIPTARET do fillojm te bejm shtetin ton , dhe do bejm prokopi , ne te kundert zhdukja nga harta esht e garantuar nese vazhdojm keshtu siç e kemi nisur kto 30 vjet anarshi totale , se me mashtrimin po ngrem nje shtet komplet piramid qe brenda nuk ka as gje esht bosh fare , ky esht mendimi im.

  6. Adrian says:

    Edde pse disa komentues kjo gje i justifikon, gjithsesi eshte deshperuese kur sheh se na mbyti injoranca.
    Akoma me keq!
    Disa jane te paduruar ta tregojne ate ne çdo moment.

    Po thellohuni o njerez! Perse duhet patjeter te flisni edhe atehere kur ja mbysni kot?

  7. Nje qytetar . says:

    Pa ofenduar Doktorin por te te perkdhele Henri Çili humbet te gjitha vlerat. Sidoqofte respekt per profesionin Doktor.

  8. USA says:

    O fshatar hajredin cili ja fut kot si gjithmone ku e njeh ti Betimin e Hypokratit sipas atij Betimi dr is ufi ieshte ndaluar te shkruaje per pacientin e tij dhe semundjet ja pafsh hajrin keshtu je mesuar o fshatar. Lepij.

  9. LORA says:

    Vaj, vaj ,vaj,,,,dhjaksi i.kalo paska hyre ne sektin e katnarit h(neim ) cili.
    I bojn reklame njoni-tjetrit,,,,nderkaq,une nuk harxhoj qofte edhe nje dekike per produktet e ketyre zgjyrave.

  10. MC Laren says:

    Haha keto jane cudira per katundaret si ti more zoti Cili, por ne qe jemi rritur ne Tirane i kemi degjuar me kohe. Dhe ne dac me dit ti sot nuk ja ndjen askujt dhe nuk jane njerzit aq budallenj sa mendoni ju qe te blejne libtin e shkruajtur nga nje si Isuf Kalo. Ndodhta aspironte apo ja kishte qejnfi te kishte ndonjeren nga nuset te dashur, por marifetci si gjithmone, do te tregoj dashurickat e te tjereve e jo te tijat.
    Populli ka halle te tjeta e jo te merret me te kaluaren qe nuk i permireson te ardhmen.
    Keto histori roze rregullojne vetem jeten e Isufit dge tenden qe mbushni xhepat me shitjen e librit.
    Mos harrxhoni para te bleni keto felliqedira te doktorit te Bllokut.

  11. e verteta says:

    100 arsye pse kjo pacavure nuk mund te quhet liber dhe jo me te blihet

  12. shabani says:

    Diktatoret sundojne ne popujt e pjerdhur nga frika

  13. Kunata e nunuse nga salarija says:

    Deri tani ke nxjerre rozat
    Po te zezat apo varja.

  14. Star says:

    Pse eshte i mezipritur, per ato brockulla qe thote. Per ato qe nuk e permend askund doktorin e Vicidolit si varkar te familjes se mbretit,ku ate e kane pare gjithe shqiptaret. Po vete ky deri ku arrinte ky si varkar. Kush ke qene ti more bastard qe na e pershkruan mbledhjen ku eshte denuar Kadri Hasbiu. Cfare ke qene doktor apo ishe caktuar te beje apelin byrose politike dhe nga hynin ne godinen e mbledhjes dhe ku e kishin vendin te qendronin. Vetem nga keto pasazhe vertetohet se ai liber eshte pacavure e porositur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje