Shkodra protektorat ndërkombëtar, sepse kështu duan disa Hajvana dhe Voltana

Nga Kreshnik Spahiu

Deklarata e Voltana Ademit është fundi i papërgjeshmërisë dhe mungesës integritetit të politikës shqiptare.

Poshtërimi që dje i bën ambasadorët ka qënë një nga shuplakat më të rënda që mund të marrë klasa politike.

Të heqësh dorë nga sovraniteti kombëtar pas një shekulli pavarësi është jo vetëm akt anti-kombëtar por edhe vepër penale.

Kjo parti e cila akuzon çdo ditë ambasadorët se janë të korruptuar, merr guximin të kërkoj “eulex” bashkiak a thua sikur Bashkinë ja ka lënë trashëgimi baba. Po ju po i akuzoni ambasadorët që janë të shitur tek drogaxhiu si doni me ja besu qeverisjen këtyre ambasadorve?

Moj zonjë që na nxive faqen e Shkodrës loce, mandati yt ka mbaru në 30 qershor sepse je votuar 4 vjet dhe asnjë ditë më shumë.

Dje ambasadori austriak iu tha se ende u ka ngel sahati në 1913 dhe koha Princ Vidit ka mbaru.

Ti nuk meriton fyerjen që të bën ambasadorët duke të than që keni ngel si njerëz me bisht, por meritoni me u nxjerr prej zhelesh jashtë si anti-shqiptar sepse jeni të gatshëm me e nda karrigen dhe pushtetin me çdo të huaj, rus, kinez, serb, italian, rumun, por jo me shqiptarët kundërshtar.

Ik o Voltana, dorëzo çelsat dhe mos bë kamikazen e urdhrave të Sali Berishës. Mbylle mandatin me pak dinjitet ashtu siç jena krenu tan jetën me karakterin dhe kulturën e femrës shkodrane.

Ik dhe mos u ndje e tradhtume prej amerikanve por prej atyre që e mbyllën “Çadrën 2” këtë rradhë duke i shit 61 bashki Edi Ramës!

Tradhētia nuk ka brina…

E në fund du me të përshëndet me dy vargje të Gjergj Fishtës: “Zoti jem, jam t’uj u lut, se i joti ta ka fut”.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Shkodra protektorat ndërkombëtar, sepse kështu duan disa Hajvana dhe Voltana”

  1. Ceni says:

    Kjo eshte e marre. Gjynah se shkodranet mbahen dhe te kulturum. S’e ka kuptu ende se I pari eshte ligji, Jo partia.

  2. spata says:

    O Kreshnik Kuqefaqezi .Nuk eshte mungese e integritetit te politikes shqiptare por mosbindja e kacakve te malesise me ne krye kacakun Berisha . Me te tjerat jam dakorte.
    Bej ndarjet ne politike se je dhe intelektual . Ma prure ne shteg dhe dua vetem te te kujtoje monologun e Plakur I Qemali kur shpalli Mevetesine .Mbasi u shperndan delegatet dhe u formua qeveria e pare demokratike shqiptare Plaku Ismail , i veshur me nje kostum te zi kemish te bardhe e gravate te zeze ,me duar te lidhura pas ,qendronte tek dritarja e godines se qeverise .Ne tavolinen e punes qe ulur i pa lodhuri L.Gurakuqi qe po dokumentonte cdo detaj mbi kete Akte Madhor. Pa kthyer koken nga Gurakuqi Plaku filloje monologun e tije. A me thuaj Luigj . Bem mire apo u nxituam qe morem kete inisjative shume te rendesishme por dhe te veshtire .Zoteri.Une e ndjeje entuzjazmin e popullit shqiptare per kete qe beme .Mos e vere ne dyshim. Plotesuam nje enderr shekullore te shqiptarve .Pikerishte ketu e kam . A do na kuptoje populli programin tone qeverises apo do te na kundervihet .Luigji u ngrit ne kembe dhe ju afrua dal nga dal .Zoteri me dukesh i lodhur . Shko te pushosh se kemi perpara shume pune per te bere . Nuk kaluan 3 muaj dhe Plaku pa shikonte nga afer ato dyshime qe kishte patur ne diten e pare te funksjonimit te shtetit .Malsoret filluan mos bindjen civile si sot Berisha me Pd .Ata ne kullat e gurta duke tymosur e pire kafe komentonin masat e kabinetit qeverises per konsolidimin e shtetit me te ri ne Ballkan pas 5 shekujsh roberi Osmane .Ne e perkrahem Ismalilin te ngrej flamurin shqiptare si gjithe bota por jo te na imponoje ligjet e tije. Ne e kena nje kanun nga ku jemi udhehequr e do te udhehiqeni dem babadem .Dhe per cudi mbas 107 viteve na del nje Voltana ,maloke plotesishte injorante, qe nuk pranon ligjet e shtetit demokratik shqiptare.

  3. Rakipi says:

    Kjo paska qene e lojtur. Cudi si ka arritur kjo te behet kryetare bashkie ?????? apo ky eshte brumi qe ka PD.

  4. HAVANA. , ik !!👎👎 says:

    Hajvana Ademi !
    Ik pirdhu nga bashkia .S’bëre një punë,
    Injorante , e pa aftë mendjemadhe dhe e hidhur si vetëm ti .!

  5. h says:

    Edhe meta do mbyllet në presidencë me çelsa dhe nuk do ja hapi
    as OKBsë as BE së as Ramës.Do ja dorezojë vetëm Putinit dhe ai do ta
    emërojë president të përjetshëm dhe me garancinë se nuk do futet në burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *