Shqipëria do të restaurojë godinën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Bujanoc

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka njoftuar se Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë ka vendosur të financojë restaurimin e godinës së Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe funksionalizimin e plotë të Qendrës Kulturore Multidimensionale të këtij Këshilli në Komunën e Bujanocit.

Në një postim në rrjetin social Facebook, ministri në Detyrë shkruan se kjo masë është zgjatim i përpjekjeve politike të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë për konsolidimin e marrëdhënieve politike me shqiptarët në rajon.

“Mbeshtetja e Republikës së Shqipërisë është e domosdoshme për kultivimin dhe avancimin e indetitetit kombëtar dhe kulturor të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë” shprehet Cakaj ne postimin e tij.

Cakaj thotë se funksionalizimi i plotë i Qendrës Kultutore Multidimensionale në Komunën e Bujanovcit, do të ketë një rol tepër të rëndësishëm në ruajtjen, promovimin dhe zhvillimin e trashëgimisë kombëtare të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe më gjerë.

Kjo Qendër, po ashtu, do të ushtrojë një ndikim pozitiv edhe në vitalizimin e shoqërisë civile në ketë hapësirë me vlerë të veçantë historike.

“Shumë shpejt duhet të procedohet me një marrëveshje të veçantë bashkëpunimi për mbështetje të veçantë financiare, politike, shoqërore dhe kultutore për shqiptarët e Luginës” përfundon Cakaj.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *