Sulmi me moshën më të madhe në botë vjen nga Japonia

Futbollisti japonez, Shunsuke Jakamura, mesfushori 41-vjeçar, nënshkroi një kontratë me skuadrën e vendit të tij Yokohama FC, që militon në kategorinë e dytë japoneze.

Lajmi bëri bujë jo vetëm për këtë transferim, por edhe për faktin se ai tashmë do të ketë partner në sulm Kazuyoshi Miura, protagonist i futbollit japonez që luan akoma në moshën 52 vjeçare. Sepse sulmuesi i lindur në vitin 1967 përfaqëson një nga veteranët absolutë në hartën e futbollit botëror me fanellën e 13 skuadrave të ndryshme të veshura në një karrierë që ka nisur në vitin e largët 1986.

E nisi karrierën me skuadrën e saj më pas në Itali, me skuadrën e Genovas, duke u bërë japonezi i parë në Serie A. U kthye në Japoni në vitin 1999 dhe prej 13 vitesh është i lidhur me skuadrën e Yokohama FC:  është i tiji goli më i vjetër në historinë e futbollit, pasi e shënoi kur ishte 50 vjeç e 14 ditë, më 12 mars 2017, duke thyer rekordin e Stanley Mattews.

E pikërisht në sezonin e ardhshëm do të ketë partner sulmi Nakamurën duke formuar sulmin më të moçëm në botë me plot 93 vite. Ata shpresojnë të shënojnë shumë nëpërmjet eksperiencës.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *