VIDEO: Laçi barazon përballë Hapoel Ber Sheva, kualifikimi vendoset në Izrael!

11 Korrik 2019, 19:25Sport TEMA

Laçi nuk ia ka dal dot që të marrë një rezultat pozitiv në ndeshjen e parë të zhvilluar në stadiumin e saj kundër skuadrës së Hapoel Ber Sheva.

Kurbinasit nuk shkuan me shumë se barazimi 1-1 në takimin e parë të luajtur në fushën e tyre, duke e bërë më të vështirë kualifikimin për në raundin tjetër të eleminatoreve të Europa League pasi sfida e kthimit do të luhet në Izrael pas një jave.

Kurbinasit e Sulejman Starovës e nisën në mënyrë perfekte takimin ku që në minutën e 3-të kaluan në epërsi me anë të sulmuesit të ri Nuabueze që shpërtheu në festë tifozerinë vendase.

Pas avantazhit, Laçi u zhvendos në mbrojtje pasi kontrrollin e ndeshjes e morën miqtë duke krijuar disa raste të pastra për shënim por pa mundur dot që të mposhtin portierin Selmani.

Në minutën e 31-të Redon Xhixhës iu mohua një gol spektakolar pas një goditje nga mesi i fushës që u ndal në shtyllë.

Edhe pjesa e dytë  u dominua nga ekipi i Hapoel Ber Sheva, të cilët u hodhën të gjithë në sulm për të gjetur golin e avantazhit, i cili do të vinte në minutën e 78-të me anë të  Levi që e dërgoi topin në fundin e rrjetës.

Gjithçka u mbyll me shifrat e barabarta 1-1, rezultat i cili është në favor të skuadrës së  Hapoel Ber Sheva pasi u mjafton të mos humbasin në ndeshjen e kthimit që do ta luajnë në fushën e tyre për tu kualifikuar për në raundin tjetër. (TemA)

Goli i shënuar nga Nuabueze 

Goli i shënuar nga Levi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje