VIDEO: Teuta në tapet, Ventspils e mposht me mjaft lehtësi në takimin e parë!

Teuta ka bërë një paraqitje zhgënjyese në takimin e parë për eleminatoret e “Europa League” kundër skuadrës së Ventspils.

Bregdetarët e udhëhequr nga trajneri, Bledi Shkëmbi, u mposhtën me rezultatin e thellë 3-0 në ndeshjen e parë të luajtur në transfertë, duke i krijuar vetes shumë pak shanse për një kualifikim të mundshëm për në raundin tjetër edhe pse ndeshjen e kthimit do ta zhvillojnë në “Selman Stermasi”.

“Djemtë e Detit”e nisën ndeshjen që në start në mënyrë të gabuar duke u ndëshkuar vetëm pas katër minutash lojë nga Sergiçuk.

Në minutën e 21-të Teuta iu afrua golit të barazimit me anë të mbrojtësit Kouros, i cili tentoi nga një goditje dënimi por topi përfundoi mbi tranversë duke i mbyllur 45-minutat e para me shifrat 1-0.

Në pjesën e dytë Ventspils shënoi edhe dy gola të tjerë në minutën e 78-të me anë të Umbilsasev dhe me Aiygun në të 88-ën që vulosi shifrat në 3-0.

Një paraqitje e dobët për Teutën që shihej si me favorite ngaekipet shqiptare për të kaluar në fazën tjetër, por me humbjen e sotme duket se bregdetarët kanë shumë pak shanse për të vijuar për më tej aventurën në Kupat e Europës. (TemA)

Goli i shënuar nga Sergiçuk 

Goli i shënuar nga Umbilsasev 

Goli i shënuar nga Aiygun

REMOTE_ADDR:[]

1 komente në “VIDEO: Teuta në tapet, Ventspils e mposht me mjaft lehtësi në takimin e parë!”

  1. trajneri says:

    Portier kar agjoz!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *