CAS i jep goditjen fatale Skënderbeut, lë në fuqi dënimin me 10 vite përjashtim nga Kupat e Europës

12 Korrik 2019, 13:04Sport TEMA

CAS i ka dhene goditjen fatale skuadres se Skenderbeut, te cilet kishin apeluar vendimin e UEFA-s qe i kishte denuar me 10 vite pas trukimeve qe kishin kryer ne Kupat e Europes.

Me ane te nje komunikate te dites se sotme, CAS ka vendosur te lere ne fuqi vendimin e UEFA-s me 10 vite perjshatim nga Kupat e Europes per klubin korçar.

Nje vendim fatal per bardhekuqte te cileve iu shuhen perfundimisht shpresat, edhe pse drejtuesit ishin besim plote se mund te dilnin fitimtar nga ky porçes.

Perveç denimit me 10 vite Skenderbeu do te paguaje edhe 1 milion euro gjobe.

“Gjykata arbitrazhit sportit ka hedhur poshtë apelimin nga klubi futbollit shqiptar Skënderbeu kundër vendimit të dhënë nga Komisioni i Apelit të UEFA-s më 26 prill 2018, i cili konfirmoi vendimin e dhënë më 29 mars nga komisioni i UEFA-s për Etikën dhe Disiplinën, i cili e shpalli Skënderbeun përgjegjës për aktivitete të ndryshme manipulimi ndeshjesh, dhe e përjashtoi klubin nga kompeticionet e UEFA-s për të cilat do të kualifikohej në 10 vitet e ardhshme dhe urdhëroi klubin të paguante një gjobë prej 1 milionë euro.

Në maj 2018 Skënderbeu apeloi në CAS duke kërkuar që vendimi dhe sanksioni disiplinor të anulohej.

Arbitrazhi i CAS u zhvillua nga një panel juristë të KAS të cilët zhvilluan një mbledhje me palët në zyrat e CAS në 16 prill 2019.

Në bazë të evidencave, paneli i KAS arriti në përfundimin e kënaqshëm se Skënderbeu ishte përgjegjës për aktivitetet: manipulime ndeshjesh dhe arriti në konkluzionin se sanksionet disiplinore të dhëna nga komisioni disiplinor i UEFA-s ishin në përmasë të drejtë dhe të justifikuara.

Në përputhje me këtë, ai hodhi poshtë apelimin dhe konfirmoi vendimin”, shkruhet në vendim e CAS.

(TemA)

6 komente në “CAS i jep goditjen fatale Skënderbeut, lë në fuqi dënimin me 10 vite përjashtim nga Kupat e Europës”

  1. Aliu says:

    Motrat ku ti kene Cas Uefa Fifa dhe te gjithe spiunanave si Brace, Prodani, Sinemati, nuk e kuptojne se denuan nje ekip e nje qytet por shkateruan futbollin, tani Uefa me nje levizje koeficenti bastesh mund te denoje apo kercenoje cdo skuader ne favorìn e saj . TURP

  2. Rromes says:

    Vetem gjergj kastioti skenderbe ishte i fort.

  3. Roberto says:

    O Ali,c’faj kane personat e permendur me ato veprime qe kane bere drejtursit e Skenderbeut ne bashkepunim me lojtaret e ekipit apo te tjere?? Apo s’ke ci ben gomarit dhe i bie samarit???

  4. Deti says:

    S’behet sporti me hile. Nderto programe zhvillimi prodho futbollist, shiti, bej leke, nderto stadiume dhe mbushi plot. Vepro si gjithe bota. Jo bixhoz, duke deformuar rregullat e lojes. Kemi ngelur te VEFA e Xhaferi. UEFA te pranon anetar por kerkon respektim rregullash Jo hajni. Teknologjia te ndjek ne distance, te regjistron, mat shmangiet nga vlerat e pritshme, dyshon, hap proces gjyqesor dhe vendos, si ne kete rast.

  5. Ça bohet kshu says:

    Qeveri e keqe, Rama ik

  6. Hasan Dino says:

    Merita me e madhe per kete arritje padyshim eshte e erjon braçes dhe gaz demit te cilet fale bashkim finos e shume figurave te tjera deputetesh dhe qeveritaresh te rilindjes ia kopsiten bukur skenaret e shkaterimit ne gjykaten e UEFA e ne CAS dhe te denimit te ekipit te futbollit Skenderbeut te Korces. Vetem keshtu behej kampion Partizani dhe nuk ka me bukur shqipet kunder shqipeve!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje