Deklarata e Berishës, Astrit Patozi: Patetike, nuk zgjidh asgjë. Ja si mund të largohet Rama

12 Korrik 2019, 09:23Politika TEMA

Astrit Patozi komentoi deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili disa ditë më parë tha se e vetmja zgjidhje për situatën aktuale është kryengritja popullore me 51 format e mosbindjes civile.

Gjatë rubrikës “Mbrëmje ABC” me Mirela Milorin këtë të enjte, koordinatori i Bindjes Demokratike tha se ajo deklaratë është si serum për militantët dhe që nuk zgjidh asgjë.

Mirela Milori: Zoti Berisha ndërkohë thotë që vazhdon me të njëjtin ritëm kërkesa e njerëzve për mosbindje civile.

Astrit Patozi: Është patetike dhe është një lloj serumi që i jepet militantëve për të mbajtur shpirtin gjallë, por them që nuk zgjidh asgjë. Pse? Palët përpiqen që Shqipërinë ta mbajnë bardhezi. Qeveria thotë që ne kemi bërë më të mirën, kurse opozita thotë që kjo është një skëterrë ku nuk jetohet, ose duhet të ikë Edi Rama ose të largohemi fare nga Shqipëria. Në fakt Shqipëria ka ngjyrat e veta.

Nuk është as bardh, as zi, por që palët i mbajnë në skalionet e tyre të mbledhura është problem i opozitës. Opozita ka nevojë që të marrë shqiptarët që nuk besojnë qorrazi tek partitë se vetëm opozita e ka detyrimin që ti bindë ata që të rrëzojmë qeverinë sepse vetëm nuk ia del dot kurrë dhe sidomos në kushtet e një opozite të djathtë, e cila ka edhe atë rezervuarin fillestar të votës deficitar në raport me palën tjetër.

PD duhet të kalojë ylberin për të marrë elektoratin gri. Pala tjetër është më e relaksuar duke ruajtur thjesht militantët e vet. Në rast se do jetë ndeshje fiton gjithmonë qeveria, por sidomos kur është e majtë që është e dyfishtë”.

Ai u pyet se si mund të largohet Edi Rama nga pushteti dhe për këtë tha se ka vetëm një mënyrë.

“Përveç se me zgjedhje me ça mënyre tjetër do largohet. Rama ka dy rrugë për t’u larguar, ose do ikë vetë që po të kishte këtë lloj koshience që nuk e ka. Ai ka vetëm një mënyrë që të ikë me votë.

Në çastin që ti përgatit për arsyet e tua që janë për të ruajtur pozicionin e kryetarit në parti apo për të shtyrë në kohë një rezultat që ti beson se nuk është ai që pret se tre humbje radhazi nuk durohen, edhe sigurisht që këto e prishën fare ekuilibrin dhe jemi sot në një situatë gati qesharake.

Kur njëra palë nuk lëviz dot nga obeziteti, nga mbipushteti dhe pala tjetër nuk çohet në këmbë se nuk ka fare pushtet. Përgjegjësi të madhe ka vetë se e ka lëshuar vetë, pa luftë”, tha Patozi.

Ndër të tjera, ish-deputeti i PD-së tha se kryeministri Rama mund të rrëzohet edhe në zgjedhjet e vitit 2021, por nëse opozita reflekton, kjo mund të ndodhë edhe më parë. Ai theksoi se Bindja është e hapur për bashkëveprim ndëropozitar. Kur u pyet nga gazetarja Mirela Milori nëse do të bashkëpunonte me PD-në, Patozi tha se nuk përjashton askënd që ka platformën dhe bindjet e përbashkëta me të.

“Ne bashkëpunojmë me çdo parti opozitare dhe unë nuk mund të përjashtoj askënd. Sigurisht që ne duhet të kemi një lloj platformë dhe duhet të kemi bindje të përbashkëta. Kur unë shikoj se këtu kërkohet sërish pazar, unë nuk mund të afrohem. Pse them që Edi Rama ka përgjegjësi për ikjen e opozitës.

E di si thoshte ai që nuk ka më Lulzim Basha siç kishte para dy vjetësh, nuk ka më pazar që të dhashë ça deshe para dy vjetësh e të tjera me radhë. Kjo është përgjegjësi e madhe dhe është pranim në vetë të parë i kësaj përgjegjësie sepse e paske bërë njëherë, ia paske lejuar vetes që ta bësh njëherë dhe nuk e bën më herë tjetër. Po ajo hera e parë çfarë është?

Është zvarritje 2 vjet e Shqipërisë sepse ti e bëre pazarin me idenë që ta nxirrje vendin nga kriza por e fute më thellë për dy vjet. Unë them që qeveritë ndonjëherë rrëzohen edhe kur janë të mira. Pse? Për shkak të konsumit të viteve. Ka plot qeveri në Europë që qeverisin mirë por rrëzohen se u vjen koha dhe mërziten njerëzit, jo më një qeveri e keqe që nuk u rrëzoka kurrë se qenka i pathyeshëm Edi Rama.

Një opozitë e fortë, energjike dhe e strukturuar, por mbi të gjitha një opozitë që ka moralin me vete, që di t’i drejtohet njerëzve dhe që nuk mund të ketë komplekset që ka treguar sot opozita që iku nga zgjedhjet mund ta përballi dhe mund ta mundë më shpejt Edi Ramën”, tha Patozi.

4 komente në “Deklarata e Berishës, Astrit Patozi: Patetike, nuk zgjidh asgjë. Ja si mund të largohet Rama”

  1. SHKELZENI says:

    ZOTI PATOSI JE I THJESHTE POR I SAKTE NE GJYKIM BRAVO
    E MAJTA OSE LA GAUCHE KA DYFISHIN E ELECTORATIT SHKAQE HISTORIKE.
    E DJATHTA I DUHET SHUME PUNE NDRYSHIM LIDERI SRTATEGJI PROGRAMME KONTZKTE ME POPULLIN JO ME ATE PJESE QE TASHME E SHIKOJEN SI RRUGACE QE DJEGIN THYEJN LARGIMI NGA MEHDIU SHEHI PARTI FANTAZME DUHET NDRYSHUAR IMAGI POR ME ATA QE JANE NE PD UNE MENDOJNE NJE SHKRIRJE TE PD

  2. Orli says:

    Patoz! Kujdes me salen se te heq nga puna,mos i del kundra apo nuk e ke detyren e kryeredaktorit te gazeta pacavure rd?!

  3. Grigor says:

    Eeh, mer Patoz,
    Nuk ke faj mor djale. Ti flet mire, dhe duhet te ishe kryetari i opozites se bashkuar.
    Por ta ka zene Berisha bishtin me rrote. Dhe Jo vetem ty. Ai ka kapur edhe PD-ne nga fyti dhe po e mbyt.
    E keqja eshte se pse ka kaq shume derra Shqiperia qe shkojne symbyllur mbrapa Berishes.
    Te tere ata qe Jane ne opozite me qeverine duhet te bashkohen rreth Bindjes Demokratike, si e vetmja opozite demokratike sot per sot ne Shqiperi.
    Por ata nuk i lexojne gazetet, nuk e kexojne Temen, dhe nuk i lexojne komentet tona, keshtu qe fjalet tona ikin dem. Ne bejme debat me veten, dhe me ndonje “debil me te mençur” qe çoku hedh syte kendej. Por edhe kur shkruajne ketu, vazhdojne me urrejtje antienveriste, sepse nuk e dine te shkretet qe Enver Hoxha ka vdekur dhe nuk kthehet me. Edhe sikur te ngjallej, njerezit do ta fusnin prape ne varr me vrap. Po kujt i thuash? Po te lexonin ata nuk do ishim ketu ku jemi.

  4. Edhe dy mandate te tjera ketu e keni Edi Ramen, o Ju pseudo-te Djathte ku e mban veten edhe Astrit Patozi me Partine “Fantazem” BD krijuar me urdher e bekimin e vete Sali Berishes (shumica ne PD dhe e popull te thjeshte e dine o Astrit Patozi se, je miku i ngushte i Shkenzen Sali Berishes), qe sado te “Lodheni” me protesta rruge, babale Mediash, kercenime provincialesh, letra Nderkombetareve dhe pagesa te majme do te Huajve ne Gjemani, Hollande, France, etj-etj, nuk merrni shumicen e votave te popullit per te qeverisur. JO, jo…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje