Deklarata shokuese: John Travolta kërkoi të ringjallte të birin me ndihmën e Kishës Shkencologjike (dhe disa kuriozitete mbi sektin misterioz)

Sam Domingo, ish bashkëshortja e tenorit me famë botëtore Placido Domingo, ka bërë disa deklarata shokuese mbi Kishën Shkencologjike dhe disa yje që janë ndjekës të saj.

Sam ka qenë për 22 vjet pjesë e kësaj kishe.

Ajo deklaroi se ylli hollivudian John Travolta ka tentuar të rikthejë në jetë të birin e tij.

51 vjecarja rrëfen se fillimisht John ishte përpjekur dëshpërimisht ta shpëtonte djalin e tij 16 vjecar, Jett, në kohën që gjendeshin në autoambulancë gjatë rrugës në spital, pasi adoleshenti kishte kaluar një krizë të rëndë epilepsie.

Pastaj, ka kryer një ritual për rikthimin e tij në jetë.

“Shkencologët besojnë se shpirti Thetan nuk e zgjedh një trup përvecse në lindje.

Ata mendojnë se kur njeriu vdes, shpirti Thetan mund të dalë e të kërkojë një trup tjetër, dhe ta vazhdojë udhëtimin që ndërpreu“, thotë ajo.

Sam shpjegoi se e shoqja e John-it, Kelly Preston, mbeti shtatzënë disa muaj më vonë dhe mendoi se tek djali i tyre i vogël Ben, ka hyrë pikërisht shpirti i Jett-it.

Kisha Shkencologjike është një sekt i dyshimtë dhe nga shumë konsiderohet edhe si satanist, por në të bëjnë pjesë njerëz të famshëm dhe pasanikë nga gjithë bota, mes të cilëve kryesori është aktori Tom Cruise, i cili është ndarë nga dy gratë e fundit, pikërisht për shkak të kushtëzimeve të kësaj kishe.

Prej 6 vitesh, ylli i “ Mission Impossible“ nuk ka asnjë kontakt me të bijën 12 vjecare, Suri, vajza e vetme biologjike e aktorit ( Tom ka dhe dy fëmijë të adoptuar me Nicole Kidman).

Shkaku që Tom është shkëputur nga Suri, është besimi i tij tek Shkencologjia.

Krerët e kishës, thotë revista Star, e kanë ndaluar të shohë fëmijën, pasi ajo nuk ndjek rrugën e tyre, dhe ai nuk e ka kundërshtuar këtë vendim, ndonese sipas një personi të afërt, nuk e ka pasur të lehtë ta vërë atë në jetë.

Vogëlushja ndërkohë jeton në Nju Jork dhe Los Angeles me të ëmën, Katie Holmes, e cila ka fituar kujdestarinë e plotë të saj. (TemA)

3 komente në “Deklarata shokuese: John Travolta kërkoi të ringjallte të birin me ndihmën e Kishës Shkencologjike (dhe disa kuriozitete mbi sektin misterioz)”

  1. Guri says:

    Hani mut… qeras kisha juaj

    1. Mo says:

      Po ktu ne imazh keni vu Tom Cruise

    2. vang says:

      O Zot.Njerezimi nuk do shpetoje kurre nga injoranca sado te hiqen apo sado jane te njohur.Mire injoranca fetare per hir te nivelit apo dhe per hir te nevojes te besojne apo te falen ne dicka por nuk arrijne ne nivele kaq te ulta.Keto sekte fetare pseudoshkencore qe perfitojne nga dhimbja e humbjes se njerezve te dashur,mashtrojne dhe shteti duhet te nderhyje per kete.Eshte nje turp per kohen qe jetojme dhe perparimet e shkences.Ata qe predikojne risjelljen ne jete te vdekurve u del boja menjehere sado qe na flet edhe gruaja eKarrerres,e cila me siguri eshte per psiqiatri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *