Del përgjimi se si dy komikët rusë mashtruan Hardinajn: Kryeministri kosovar premtoi se do mbështeste Poroshenkon nëpërmjet Twitter-it

12 Korrik 2019, 12:47Rajoni TEMA

Dy komikët rusë, Vladimir Kuznetsov (Vovan) dhe Alexei Stoljarov (Leksus), kanë futur në kurth edhe kryeministrin e Republikës së Kosovës. Njëri nga ata i është paraqitur kryeministrit Ramush Haradinaj në emër të ish-presidentit të Ukrainës, Petro Poroshenko, duke i thënë se pas zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë, do ta njohë pavarësinë e Republikës së Kosovës në shkëmbim të mbështetjes së Haradinajt.

Komikët rusë i kanë telefonuar dy herë Ramush Haradinajt, një herë në janar dhe një herë në prill.

Në këtë bisedë telefonike të publikuar në Youtube nga ‘Russia 24 tv’, Haradinaj i premton mbështetje ‘Poroshenkos’, duke i thënë se do ta përkrahë publikisht përmes llogarisë së tij në Twitter.

“Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë për ju, dhe jam i lumtur që mund t’iu uroj sukses për të dielën. Kjo është shumë e rëndësishme për shtetin, do të lutem për ju në të gjitha zgjedhjet”, ka thënë Haradinaj gjatë bisedës me njërin prej komikëve rusë, e për të cilin pretendonte se ishte Poroshenko, shkruan Gazeta Express.

Ndërkohë pas fjalëve të Haradinajt, ‘Proshenko’ i ka kthyer përgjigje duke i thënë se pas fitores do ta pranojë Kosovën si një shtet të pavarur.

“Po, dhe mendoj që pas fitores, unë do ta njoh Kosovën si një shtet të pavarur”, i është përgjigjur komiku rus.

Pas kësaj bisede të zhvilluar, Haradinaj i rënë në grackë ka publikuar një status në Twiterin e tij ku i ka uruar fitore në zgjedhje Petro Poroshenkos dhe kryeministrit të tij ‘Vovan Lexusov’.

“I uroj popullit të Ukrainës zgjedhje të lira dhe demokratike. Për mikun tim Poroshenko dhe kryeministrin e tij të ardhshëm Vovan Lexusov dëshiroj fitore për të udhëhequr Ukrainën drejt rrugës së integrimit Euroatlantik. Populli i Kosovës dhe ai i Ukrainës qëndrojnë së bashku për liri dhe propsoritet”, kishte shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Twitter.

Pre e komikëve rusë ka rënë edhe kryeministri i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, i cili ka treguar, gjithashtu, se ka qenë ai që ua ka dhënë numrin e Ramush Haradinajt, komikëve rusë.

Zaev në bisedë më ta dëgjohet teksa flet me frikë për idenë e ndarjes së Kosovës, duke thënë se Edi Rama, Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq kanë një plan për ta copëtuar Kosovën me mbështetjen e Rusisë dhe Turqisë.

2 komente në “Del përgjimi se si dy komikët rusë mashtruan Hardinajn: Kryeministri kosovar premtoi se do mbështeste Poroshenkon nëpërmjet Twitter-it”

  1. LULJA says:

    OHHH KY ESHTE BUDALLA

    1. u dhime duke qesh says:

      Ndersa ti je luleeeeeeeeeeeeeeeeee

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje