FOTOT: Turistët mësyjnë në qytetin e “vdekjes” i cili s’gjendet në hartë

Witternoom është një qytet i njohur në Australi për shkak të një miniere, e cila i ka detyruar banorët e shumtë ta braktisin për shkak të nivelit të lartë të koncentratit të azbestit që ka kontaminuar ajrin. 

Autoritetet lokale vazhdimisht u bëjnë thirrje qytetarëve dhe turistëve të shumtë që ta shmangin këtë zonë në Australi, duke theksuar se mjafton që vetëm njëherë çdo njeri të marrë frymë dhe menjëherë të mbetet i vdekur. 

Witternoom është fshirë nga hartat dhe shkyçur plotësisht nga rrjeti i energjisë elektrike, për shkak të nivelit të lartë të azbestit në ajër që ka shkaktuar vdekjen e mijëra minatorëve. 

Megjithatë edhe përkundër shenjave të shumta paralajmëruese, turistë të shumtë vazhdojnë t’ia mësyjnë këtij qyteti që gjendet 300 kilometra larg portit Hedland. 

Vizitorët shkojnë në Witternoom për të fotografuar kafiterinë e shkatërruar Doc Holiday, argjendarinë me kulmin e shkatërruar, veturat dhe shtëpitë e braktisura dhe tokën e thatë. (TemA) 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *