Gata Sasha e doktor Petro Vasilit…

Nga Ilir Mborja

Ju kam folur diçka për Dylin, por jo aq sa e meriton ai. Për të gjithë ju që keni harruar ju kujtoj se atë e kam njohur më ‘86-n, kur fillova punë si mësues i marksizmit në teknikumin bujqësor të mbrëmjes që ndodhej pranë fermës së Cërrujës. Nxënësi im Dyli, mbiemrin në regjistër e kishte Hiçi. Ashtu, Dyl Hiçi e ka edhe në pasaportë, edhe tek tesera e LSI-së.

Por të gjithë njerëzit sot e njohin si Dyl Dysheku, sepse, pas ’92-shit, nga karrocieri i fermës, ai u bë afarist dyshekësh. Biznesi i ka ecur mirë dhe Dyli bredh me një Benz të zi nëpër dyqanet e tij që i ka shtrirë në të gjithë Shqipërinë. Ju kam treguar, që, kur shkolla e natës u mbyll në ’92-shin, unë mbeta pa punë. Kur gjumi im mori arratinë dhe përfundova në çmendinë, vetëm ai u bë shpëtimtari im. Ditën që dola prej andej, më mori e më punësoi si shitës dyshekësh në një nga dyqanet e tij.

Dyli më paguan rregullisht dhe, çdo herë që më vjen në dyqan e më pyet se “Ç’ëndërr ke parë presor?”, nuk harron kurrë të më bëj pyetjen tjetër: “A i pive hilaçet sot?”. Asnjëherë nuk lë pa më kujtuar porosinë e psikiatrit: “Shkruaj ëndrrat presor Iliri! Mos përto! Janë terapi e mirë për diagnozën tënde! Po të duhen letra, më thuaj!”  Pastaj, dorëshkrimet e mia ia jep sekretares së tij për t’i shtypur në kompiuter dhe i çon tek gazeta “TemA”. Mund të m’i çonte edhe tek “Dita”, por Dyli thotë se: “ajo është e Ilir Metës dhe dy Ilir-ë në një gazetë bëjnë konflikt interesi”…

Ky është Dyli dhe unë i jam shumë mirënjohës atij. Të mirat e tij s’kanë të mbaruar… Pasi më braktisën gruaja dhe fëmijët, ai ka mbetur kujdestari im i vetëm. Emrin dhe celularin e tij jap përherë nëpër spitale kur më pyesin për personin e interesuar për mua…

***

Jo për gjë, por nuk ka rënë fjala e prandaj nuk jua kam thënë se, Dyli, më ka anëtarsuar edhe mua tek LSI-ja. Teserën time të partisë me firmën e Ilir Metës, Dyli ma ka vënë poshtë xhamit të tavolinës në dyqan… Unë e di pse e bën ai këtë… Nuk paguan siguracione për mua, se ndryshe më ndërpritet pensioni i invaliditetit…  Kur vjen ndonjë nga taks tatimet, unë e drejtoj për tek tavolina dhe bëj sikur rrëmoj nëpër sirtar për të gjetur dokumentin e kërkuar… Sa shikojnë teserën e LSI-së, ata largohen duke më thënë: “Lëre! Lëre! Mos u mundo! S’ka gjë. Të besojmë. Dukesh që je burrë i ndershëm zoti Ilir…”

***

Por jua kam thënë, se pas marrëveshjes që bënë një mesnatë maji Luli me Edin për të vënë ata “ministrat e pordhës”, mua shefi i pavionit të psikiatrisë më zboi nga dhoma e VIP-ave. Dyli më nxorri fare nga spitali e më çoi në shtëpi. Nuk më la asnjë minutë në dhomën me të 13 të çmendurit e tjerë të pëgërë… Nuk e mora vesh mirë, doli vetë a e përzunë, por në televizor pashë që edhe shoku im i dhomës së VIP-ave, Kreshnik Kuqeziu, kishte fluturuar. E kishin fotografuar në Rinas duke mbajtur radhë si gjithë të tjerët…

Të nesërmen, kur Dyli më erdhi në shtëpi dhe e pyeta për këtë gjë, më tha kështu: “Në radhë të parë presor ke bërë gabim që ke ndjekur lajmet. Si të ka thënë doktori? Vetëm filma me Tomi e Xherri mund të shikosh në televizor! Nejse. Kreshniku iku vërtetë në Itali. Do të kurohet andej. Edhe për ty kam biseduar dhe do të të dërgoj në një psikiatri në Athinë. Që nesër. Në dyqan nuk mund të punosh më.

Të kam zëvendësuar me një vajzë që i paguaj siguracionet. Atë natë që u mbyllën bashkë Edi me Lulin, i hoqën ata  LSI-stët tanë nga tatim – taksat dhe kanë krijuar një “taks-forcë”. Ashtu e quajnë, por shefi ynë i madh thotë se ata janë më të këqinj se Gestapo… Nejse. Bëhu gati!

Nesër që pa gëdhirë vjen maunia e dyshekëve dhe të çon në Athinë. Në të hyrë djathtas është lagjja “Hajdari” dhe në numrin 360 është psiqiatria. E di shoferi. Me spitalin i kam rregulluar unë të gjitha. U kam thënë që je kushëriri i shefit. Ja dhe pasaporta! Shikoje! Mborja Ilir. Dmth, që Meta Ilir është kushëri yt i parë. Të kam sjellë dhe teserën e LSI-së. Bëji bashkë. Do të të bëj shumë punë atje… Mos u mërzit! Udhë të mbarë!” – më tha Dyli dhe më përqafoi. Unë qava…

***

S’vura gjumë në sy gjithë natën. Shoferi, siç e kishte porositur Dyli, më trokiti në derë fiks në orën dy pasmesnate. Në të gëdhirë, kur sapo kaluam Gjirokastrën, në mes të asfaltit, aty ku kthen rruga për Lazarat, pamë një mace që e kish shtypur makina. Shoferi manovroi që të mos i bëheshin rrotat pis dhe më shpjegoi: “Afër qendrave të banuara, si në Shqipëri edhe në Greqi, shoh shpesh mace  të shtypuara nga makinat.

Qenër kurrë. E gjen dot pse-në? Ta tregoj unë. Macet, kur duan të kalojnë rrugën, duke qenë më të shkathëta, kanë më shumë inisiativë se qentë dhe kjo i merr në qafë. Pra, ajo mace që pe të shtrirë, është viktimë e besimit të madh që ka ajo për shkathtësinë e vet…

Apo jo zoti Ilir? Jemi apo jo të mençur ne shoferat e LSI-së? I ngjajmë shefit tonë të madh, që në votime ndez sinjalin majtas dhe e merr kthesën djathtas. I duam shumë macet ne edhe kur janë të ngordhura… Edhe shefi i do shumë. E ka barabar me tre fëmitë e tij thotë… Edhe atje ku po shkojmë i duan shumë macet. Grekët u thonë “gates” kur janë shumë mace dhe “gata” kur është një…”

“E di, e di. Unë kuptoj mirë greqisht.” – iu përgjigja shoferit që më çuditi shumë me njohuritë e tij për macet dhe vetëbesimin e tyre…

***

Në Psiqikonë e Athinës më pritën shumë mirë. Vetëm roja tek porta nuk ma vari shumë. Mori vesh që më quanin Ilir dhe u ngrys menjëherë. Ishte shqiptar vetë. Ndërsa shefi i pavionit, doktor Neneqidhis, pasi i hodhi një sy teserës sime të LSI-së m’u drejtua:  “Ju qirje Ilir do të qëndroni në dhomën numër 1. Në shtranin pranë jush është një ish kolegu ynë që vuan nga i njëjti çrregullim neurotik si i juaji. Doktor Vasili vuan pasojën e një traume mendore pas humbjes aksidentale të maces së tij Sasha. E kishte si fëmijë  por një ditë, sa kapërceu pragun e shtëpisë e bëri të kalojë rrugën, i ndodhi gjëma … Ia shtypi makina…

Gjithsesi, vjen një çast që “kathe gata figji apo afto dynja” (çdo mace largohet nga kjo botë) dhe kështu, do të ishte çmendur gjithë dynjaja, do të thuash me të drejtë ti… Por, jo. Macet janë kafshë të çuditshme: Kur u vjen ai vakt, ato largohen nga shtëpia që të mos i brengosin të zotët dhe japin shpirt në fshehtësi, larg syve të tyre… “Eci ine i gates.” (Kështu janë macet.)

Ç’është e vërteta, “Gata Sasha” e kishte moshën e ngordhjes dhe mbase për atë qëllim doli atë ditë nga shtëpia, por doktor Vasili e pa të gjithë tmerrin me sy… Edhe shoferi i makinës që e shtypi kishte faj. Ecte me shpejtësi si skizofren dhe, me një dorë mbante timonin, me tjetrën përkëdhelte një mace që mbante në prehër. Pra, nuk duhet t’ju shpëtojë goja t’i përmendni doktor Vasilit në asnjë rast fjalën “gates””- E mbylli shpjegimin e tij doktor Neneqidhis…

***

“Doktor Petro Vasilis” m’u prezantua duke më zgjatur dorën shoku im i dhomës numër 1. “Filozofi i LSI-së, Mborja Ilir” – ia ktheva unë. “Ahaa! Ilir! Alvaniaaa! Lazaraaat! Ashaaash! Presideeent!” – vazhdoi doktor Vasili… “S’ka më ashash. Ashashashi kaput që kur i hodhën hekurat Gates.” – ia ktheva unë i ofenduar duke kryqëzuar duart si t’i kisha të prangosura… Kaq u desh dhe hëngra grushtin e tij turinjve. Më tej, nuk mbaj mend gjë…

***

Më pas, kur u përmenda pashë se gjendesha në një dhomë tjetër mes shumë të çmendurish të tjerë… Dmth, më kishin hequr nga dhoma e VIP-ave… Po ndërmendesha dhe fillova të kuptoj se ç’kisha bërë. E kisha dhjerë fare: Duke përmendur emrin e Gates, kryebanditit të Lazaratit, harrova për një çast se ajo fjalë në greqisht  do të thotë “macet”. Pra, kisha harruar porosinë e vetme të doktor Neneqidhisit dhe i kisha kujtuar të gjitha macet me gjithë “gata Sasha”-n e tij… Më vonë mora vesh se doktor Vasili nuk ishte qetësuar as kur i thonin se: “Ajo që të tha alvanosi i LSI-së nuk është fare e vërtetë. Gates jo vetëm që nuk i kanë hedhur hekurat, por  madje e kanë bërë edhe president…” Por doktori Petro Vasili vazhdonte të qante me zë: “Gata mu! Sasha mu!”…(Ribotim)

REMOTE_ADDR:[]

27 komente në “Gata Sasha e doktor Petro Vasilit…”

  1. Haka Tekizoti says:

    Satirë e hollë, e bukur, e këndshme, e shkruar me frazë të pastër e plot qartësi mendimi; e kuptueshme nga kushdo.

    1. Robi says:

      Je i papareeeeeeeeeeeeee. Ky eshte art e gazetari bashke.

  2. Bazarhesap says:

    😂😂😂Specialja e dites nga “kazani mediatik”!!!!😂😂😂

  3. Teto Ollga says:

    Brilante! O zot sa me ke kenaqur, nuk di si talenderoj!

  4. votren(prifti spanjoll) says:

    I like this!!

  5. BUJARI JU DEGJON says:

    Bravo ILIR! T’u lumte!!! Kjo eshte ndihmese e madhe per DEMOKRACINE E VERTETE…
    Shqiptaret duhet te jene te qarte se per cilin duhet te votojne…

  6. Qirje Gate says:

    Haha i modh, Qirie Iliri!

  7. bilbil beqiri says:

    ne stilin e Hashekut.Po munde jepi lapsit

  8. spartaku says:

    Nje humor i papare.Kame qeshur me lote.E kame falnderuar se qesha dhe hoqa per nje moment streset e dites.Te lumt.Kenaqesi.Na shkruaj perseri keshtu,se kemi nevoje te argetohemi.Ilir Meta eshte bere vertete personazh humori.Bravo.Ama doktor Nenqidhesi qenka fantastik.

  9. goni says:

    Zoteri Vasili pretendon te behet Kryeminister.Dhe pse jo,por si i thone nje fjale,eshte populli dokort,ose jo dhe ne eshte dakort,atehere per hajr Kryeministri i ri.Pyetja eshte ka Populli me hanger apo jo,eshte lejuar populli te punoje apo eshte bllokuar,eshte fjala per bujqesine?Ndersa muhabeti tjeter eshte, eshte ngopur Populli me buk,apo ne vend te bukes e kan ngopur me droge.Per keto e gjera te tjera te jap mendimin hapur Zoteri Vasili,dhe te jap emra pa frike se kush eshte fajtor per ngopjen e Populli me droge!Sepse koshdo mund te zgjidhet Kryeminister,por Populli,nuk kerkon luks(Salltanet),por eshte e qarte se Populli ,flas per shumicen nuk eshte fajtor per Drogen.Pra kush eshte fajtor per Drogen,pse nuk jepen emra,pse nuk flitet hapur,pse sulmohet Berisha kur flet nganjehere,te pakten Ai ngre zerin,duke tentuar te mund friken qe ka kapluar,edhe pse nuk jep emra,sepse mund te frikesohet,pra del se te gjithe kan frike!Pra mendoj se shkaktari kryesor qe un nuk e di se kush eshte per ngopjen e Popullit,me droge,eshte i lire,dhe nuk eshte denuar,por denimet kann prekur peshqit e vegjel,qe eshte mire ,qe kan marre denimin,por peshqit e medhenj,notojne neper ujra,pa u prekur(Ka pas denime per njerez ,shites droge,qe cilesohen si kriminel te vegjel,ndersa urdherdhenesit,pra te medhenjet nuk u eshte dhene denimi,dhe nuk ka pas nje gjygj Publik ku ne banken e te akuzuarve,te ulen se bashku,te vegjlit dhe te medhenjet,duke bere Publike shkaktarin kryesor te problemeve,qe sjell edhe renjen e Popullsise,sepse marrja e droges,shkakton shum Probleme,dhe Specialistet qe marrin rrogen mund te japin shpjegime)Pra ne qoftese Zoteri Vasili shpejton dhe para zgjedhjeve e ben Publike kete qeshtje(Deshiroj qe te mos Jet vete i komplikuar),edhe nje here per hajr Kryeministri i ri!

  10. Usemigrant says:

    Nje shkrim brillante . Ilir Mborja je nje pene e fuqishme, kete radhe na percjell shume bukur situata komike-surreale me nje finese e sarkazem mjeshterore .Sukse e ne pritmeni per shkrime te tjera , -Ps , Mos ju ndaj personazhit Dyl Hici .

  11. Sasha says:

    Lexoni kete, pastaj vdisni.

  12. Dyl Dyrrdyli says:

    gatja = ilir meta
    macja Sasha = LSI
    Petro Vasili = kryeari aktual i maces se ngordhur
    shoferi qe shtypi macen = Edi Rama
    Dyl Hici = Gjithe hicet tregtaret e politikës qe na Nene-qidhin prej 27 vjetesh.

  13. duno says:

    Ca kohe me pare ky Jaroslav Hasheku shqiptar Ilir Mborje Drenova kish mare porosine qe te shkruante histori me gazra per Lulin , dhe shkroi pamfletin e famshem Pirdh o Luli te lirohesh . Por tani kane rjedhe ca ujra e Luli u be grup me Edvinin e target i radhes sipas porosise duhet te jete Likj nga Cepani. E ky tipi gazmor por pa shtylle kurizore haroi ne cast sec ka llapur deri tani dhe pa piken e skrupullit i versulet atij qe deri dje i ka lepire bythen . Te tille gazetaruc e fejtonaruc popullojne shtypin e sotem , por nuk kane faj keta kur ata qe i lexojne jane kokra e militantit qe kalojne ne orgazem nga te tilla shkarashkrime e deklarojne me solemnitet : Lexo kete pastaj vdis . Por sic thote edhe shprehja , se nuk kane faj ata qe shesin mut por ata qe e blejne mutin , edhe ky qymirxhiu nga Mborje Drenova nuk ka hic faj . Mutin qe po gatuhet sot nga Rama Basha e Meta do ta hame te gjithe ne neser e me mbrapa .

    1. Shkodran prej Puke says:

      O ti “I don’t know”, qe na e heq veten te mençur dhe me shtylle kurrizore.
      “Kam per t’thone i gjo, dhe ke per ta majt men”, thote Muli i Portokallise.
      Dhe une, Populli, jo kaq “i zgjuar” sa ty, por me ate pervojen time mijevjeçare, po te them diçka, dhe do ta mbash mend:
      “Sa me i zgjuar qe kerkon te shitesh tek te tjeret, aq me trap je”.

  14. zana says:

    Ilir je fantastik. E di qe ke pene te forte vazhdo shkruaj.

  15. Fiori says:

    Hahaha sa kam qeshur,por sidomos me Dunon.Sa të paska djegur mo Duno. Aq therës paska qënë shkrimi.Sa për Lulin,mos ki dert. Ai e dëgjoi këshillën e Ilirit ,pordhi ,u lirua ,doli nga çadra dhe do hyjë në zgjedhje. Tani kanë dalë në skenë të tjerë,s’është faji i Ilirit.Ai s’të fal.Tani ka dalë Gatja,Petrua e të tjerë. Iliri është aty,s’ka punë tjetër.Po edhe ne që i lexojmë shkrimet brilante te tij,s’kemi punë tjetër,do qeshim ,se vetëm ajo na ka mbetur .Florinjtë na i mori Gatja.S’keni parë gjë akoma.Jepi ILIR.

  16. hë për hë.... says:

    Ilir, je thjeshte fantastik. E shijova si romanin e atij shokut tend me sahatin.

  17. Goxhai says:

    Hahaha Ilir je i madh! Une te njoh dhe e di shume mire se cfare njeriu je dhe i them Dunos qe Iliri kurre nuk ka puthur bythen asnje njeriu. Ai shkruan per ideal, per qejf te vet, s’i ka hyre kurrkujt ne hak dhe s’i ka borxh asgje asnje force politike. Ai s’eshte hic qymyrxhi por eshte nip patrioti e doktori. Ne familjen e tij i ka gjithe profesore e njerez te nderuar e te studjuar jashte qe kane dhene shume per kete vend e s’kane marre asgje qe meritonin. Te lumte mendja o Ilir qe edhe na ben te qeshim me dallaveret e politikes shqiptare. Ti je njeri i drejte dhe une kam pas fatin te te takoj e te te njoh. Urime

  18. FLUTURA says:

    Ironia eshte antibiotiku i jetes…👍

  19. Komentuese says:

    Bukur dhe shume holle👍👍

  20. Pirdh te shfryesh says:

    O Duno, u qifsh o pederast. Po i ben biografine Ilirit o komunist.

  21. Fara E hisllit says:

    O presor ti gjithmone e pjerdh
    Po sot e paske dhi fare.
    Vetem blepirje mund te quhet.
    Do te zesh ndonje vend
    Po ku te le Eni vasili ty
    Ajo te tund dwgen e hashashit ne studio.
    Tani e tutte te shohim cdo beje edhe ajo.

  22. edi says:

    Nese pyet per presidentin Turpi me i madh qe ka ndollur ne ate Komb Venia ne piedistalin e Demokracise nje bastad Komunist qe don shekuj te venitet
    FALEMINDERIT PER QARTESINE Si votues i tyre demokrateve i votova 2 here Se fundi pashe dicka qe thumbonte dhe nje perde hieje ne parrullen e tyre bastarde Slogan per Democracy , .Nje peshtjellim i shfaqur ne publik qe erresoi gjithca ishte trumbetuar nga keto silueta qe dita dites po venitnin e shkrumboheshin nga keto ulkonja te shterruar nga koha ,qe ato mashtruan Kombin e shoqerine Shqipetare Ato qe thirren sot demokrate por meritojne te thirren KOMUNISTE DEMOKRATE .Ajo parti or me mire ajo krijese po zhduket si nje cope akulli ne shkretetire.Mendoj ka ardhur dita jo sot por dekata me pare te vinin e te vijne Humane djem e vajza qe te krijohet nje e ardhme e besueshme tek Idealet per Democracy

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *