Ish- anëtari i Këshillit Kombëtar të PD zbulon “rrënjën” e krizës: Qeveria, opozita e presidenti janë bërë qesharake duke shpallur fitoren për një betejë të pabërë

12 Korrik 2019, 12:16Politika TEMA

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka komentuar krizën politike që po kalon vendi.

Në një postim në rrjetet sociale, Kulluri e ka cilësuar krizën, si një teater absurd, që po luhet nga klasa politike ne kurriz te shiptareve.

Sipas tij, kriza i ka shkaqet te mosperfaqesimi, shtremberimi i interesit publik, mos degjimi i qytetareve, retorika e urrejtjes, cenimi i parimit te konkurences se lire ne treg dhe politike, medias klienteliste, sovranizmit korruptiv dhe mediokritetit politik.

Më tej, ai thekson se është nje krize apolitike, per shkak te mbeshtetjes se ulet ne publik te mazhorances dhe opozites njekohesisht.

Postimi i plotë i Kullurit:

Te dashur miq! Shqiperia po perjeton prej vitit 2017 nje krize te thelle politike dhe me shume gjasa te pazgjithshme.

Nje krize qe i ka shkaqet te mosperfaqesimi, shtremberimi i interesit publik, mos degjimi i qytetareve, retorika e urrejtjes, cenimi i parimit te konkurences se lire ne treg dhe politike, medias klienteliste, sovranizmit korruptiv dhe mediokritetit politik.

Keto simptoma anti-demokratike per here te pare ne 29 vite i mbartin njelloj te dy krahet politike. Ndaj kriza nuk legjitimon asnjeren pale duke mos krijuar kushte per zgjidhje.

Nje krize apolitike, per shkak te mbeshtetjes se ulet ne publik te mazhorances dhe opozites njekohesisht.

Krize qe pushtoi politiken ne SHBA dhe Evrope, c’ka nxorri ne loje aktore te rinj politike te djathte dhe tashme ne Europe edhe te majte! Ndersa ne Shqiperi ata qe jane kunder kesaj situate dhe shkaktareve ende nuk po ofrojne dot ende nje zgjidhje konkrete per disa arsye.

Se pari sepse si gjithnje jemi nje hap prapa perendimit ne lidhje me kulturen politike, ku dominon konformizmi dhe jo kurajoja.

Se dyti sepse jemi popull shume dyshues, c’ka eshte pozitive por aktualisht po vonon zgjidhjen. Se treti, sepse edhe ata qe nuk bien dakort me kete gjendje nuk po artikulojne dot zgjidhje te qarta per shkak te dobesise se sistemit konformist dhe pa rregulla loje.

Mazhoranca dhe opozita jane bere qesharake duke shpallur fitore te nje beteje te pabere! Teater absurd ne kurriz te shiptareve, socialiste e demokrate apo qytetare pa parti. Te gjithe i kerkojne llogari njeri-tjetrit por askush nuk ben asgje per te kthyer dinamiken politike ne normalitet.

Dhe ky kaos tashme eshte e institucional ne betejen e hapur mes mazhorances dhe Presidentit! Keta aktore qe e prodhuan kete krize e kane te pamundur ta zgjidhin kete krize te vetes por jo te qyretareve. Kjo eshte e sigurt, te tjerat duhen pare!

4 komente në “Ish- anëtari i Këshillit Kombëtar të PD zbulon “rrënjën” e krizës: Qeveria, opozita e presidenti janë bërë qesharake duke shpallur fitoren për një betejë të pabërë”

  1. Une,Lubonja says:

    Nuk mendoj qe Kulluri,Patozi,Murrizi apo Hajdari jane prurje qe do te ndryshojne politiken shqiptare! Jane Made in Sali! Asnje nuk ka vision dhe tru per tu bere udheheqes! Shqiperia do te hiqet zvarre edhe per shume kohe! “Korbat” dhe “laraskat” nuk e lene te ngreje koke! Por duhet filluar me Saliun dhe Meten!

  2. Qytetar says:

    Vetem budallenjte dhe militantet nuk e kuptojne.

  3. Vojo says:

    E BERI ENE KY KAQOLI NJ SHKRIM ;KU E DI KY RROTA E K…. QE MAXHORANCA PASKA MBESHTETJE TE ULET NE PUBLIK FOL PER VETE K…..SE MAXHORANCA I KA 1.000.000 KA DHE SH.B.A PO KA DHE B.E. PD KA L.S.I KA LIKE FLORIN KA EDHE RUSIN.

  4. free media is worthy says:

    Nese nje bande shkon te rrembeje dike dhe arrin ti marre lidheset e kepuceve , a ka fituar banda apo ata qe e kishin trajnuar personin per vrtembrojtje? Keta shkuan te grabisin pushtet por populli i trajnuar armatosur me argumente opozitare nuk ja dha pushtetin grabitesve.Kush fitoi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje