Ishte në “arrest shtëpie”, del jashtë dhe plagos me thikë 31 vjeçarin në Tiranë

12 Korrik 2019, 17:13Kronika TEMA

Një 29 vjeçar me iniciale D.M., është arrestuar sot nga Policia e Tiranës pasi akuzohet se ka plagosur me thikë një person.

Ndalimi  i 29 vjeçarit  u bë pasi në rrugën “Gjergj Legisi” për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës shtetasin D. B., 31 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se autori ndodhet në masë sigurimi “arrest shtëpie”, por përsëri është larguar nga vendi i qëndrimit dhe më pas është konfliktuar me 31 vjeçarin.

29 vjeçari ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja”, “Plagosja e rëndë me dashje”,dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë”.

Materialet në ngarkim të tij  i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Largimi i burgosurit nga vëndi i qëndrimit” dhe “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.

1 komente në “Ishte në “arrest shtëpie”, del jashtë dhe plagos me thikë 31 vjeçarin në Tiranë”

  1. undefined says:

    Vidhoseni nja 10 vjet b…q…qe te kapi sapunin….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje