KQZ hap 11 kuti në Lezhë, Ndreu: As edhe një votë më tepër, hapini të gjitha

12 Korrik 2019, 14:08Politika TEMA

Kryebashkiaku i ri i Lezhës, fitues në zgjedhjet e 30 qershorit, Pjerin Ndreu, ka reaguar pas hapjes së kutive të 11 qendrave të votimit në këtë bashki nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ndreu thekson se nuk ka as edhe një votë më tepër në kuti.

Pjerin Ndreu shton se është gabim njerëzor nëse del një votë më tepër, për shkak të lodhjes apo lapsusit të ndonjë komisioneri.

Më tej, ai sfidon kundërshtarët, duke iu kërkuar që t’i hapin të gjitha kutitë, pasi procesi i Lezhës ishte model.

“As edhe një votë më tepër. Pas hapjes së 11 kutive rezultoi se as edhe një votë nuk është shtuar për Pjerin Ndreun, as edhe një. 

Ka vetëm një gabim njerëzor në plotësimin e proces-verbalit mes dy kandidateve të tjerë me 2 edhe 5 vota, të cilat ishin 5 dhe 2 në fakt (invert). 

Ironikisht kandidati ankimues në një kuti doli që kishte një votë më tepër. Gabim njerëzorë për shkak të lodhjes ose lapsus që nuk e fshin dot korrektësinë e secilit komisioner, secilit numërues dhe secilit anëtar të KZAZ-ve në Lezhë”, shprehet Ndreu.

“Po e përsëris, hapini të gjitha kutitë. Ju thashë edhe mbrëmë në “Open” po ju them edhe tani, hapini të gjitha. Procesi i Lezhës ishte model.

 Çdo votë është numëruar dhe vullneti i 17.8% (pjesëmarrje ndër më të lartat në bashkitë e drejtuara nga të djathtët) të qytetarëve që votuan është lexuar ashtu sikur ishte vullneti i tyre”, shkruan Ndreu.

4 komente në “KQZ hap 11 kuti në Lezhë, Ndreu: As edhe një votë më tepër, hapini të gjitha”

  1. Albanistanzgjedhje says:

    Nxirrni numrin nga listat e atyre qe kane votuar krahasoje me votat e gjetura ne kuti e atehere fol.Si eshte e mundur qe e konsideroni kete milet budalla?Si eshte e mundur vertet!

    1. shqiptari i ilirise says:

      Albanistan,ti qënke vetë albanistan bile një copë haivan!
      Kutitë u hapën faqe të gjithëve,(kur Berisha nuk pranoi ti hapte atëhere) dhe dolën super korrekte.Ti i ke vënë një tapë trurit që të ka dhënë Luli dhe broçkullit budallallëqe!

  2. mercenarocracy says:

    Top Mashtruesi Channel ne lajmet e drekes mashtron se u krahasuan votat e gjetura ne kuti me numrin e votuesve ne listat e votuesve se keto lista nuk u hapen.Ku e gjeti top mashtrues channel shprehjen ” u krahasuan votat e gjetura me listen e zgjedhesve”? Ky vllahu cobani Blushi po i sherben vllahut tjeter kaq shemtueshem? Do zoti e nje dite jepni lligari para Shqiptareve qe luftuan e dhane gjithcka per kete vend e popull.

  3. Ardi says:

    Super pergjigje idioteve qe pretendojne per parregullsi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje