Soreca takon kryetaren e KLGJ-së: Me rëndësi që së shpejti të ketë një Gjykatë funksionale

12 Korrik 2019, 14:01Politika TEMA

Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e KLGJ-së, Naureda Llagami.

Në një shënim në faqen e tij në Twitter, Soreca shkruan se është njohur me hapjen e pozicioneve për Gjykatën e Lartë.

Kryetarja e KLGJ Naureda Llagami më njohu sot me punën e Këshillit, në veçanti për hapjen e pozicioneve për Gjykatën e Lartë, për të cilën tashmë ka akte rregullatore.

Me rëndësi që së shpejti të ketë një Gjykatë funksionale, por edhe të balancohet shpejtësia dhe cilësia e punës”- shkruan Soreca.  (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje