Spiropali: Rinumërimi në Lezhë tregon se procesi ka qenë perfekt. Alibia e ngritur për parregullsi në 30 qershor ka marrë një goditje përfundimtare

Ne nje deklarate te dhene per shtyp nga selia e PS, Elisa Spiropali ne cilesine e zedheneses se kryesise se PS,  ka bere pubike faktet qe rrezojne te gjitha pretentimet e PD per tjetersim vote ne zgjedhjet e 30 qershorit.

Janë 11 kuti që u rihapën për shkak të ankesave të subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhje dhe rezultatet tregojnë qartësisht se nuk ka pasur asnjë parregullsi. Në 10 prej kutive, janë ekzaktësisht të njëjtat vota që janë regjistruar edhe në tabelën përfundimtare të KQZ.

Në vetëm njërën prej kutive, figuruan tre vota të ngatërruara, por asnjë prej atyre votave nuk ka shkuar në favor të kandidatit të Partisë Socialiste. Janë tre vota, që janë ngatërruar midis kandidatëve Ndocaj dhe Kacaj, pa asnjë ndikim në rezultatin përfundimtar.

Faktet janë kokëforta. Rezultatet rakordojnë në mënyrë perfekte midis tabelave të publikuara nga KZAZ dhe rezultatit të rinumërimit. Asnjëherë më parë në Shqipëri, aq më pak në kohën kur kryebashkiakët zgjidheshin jo me votë, por me vendim gjykate si rasti i Lulzim Bashes,  standarti dhe transparenca e zgjedhjeve nuk ka qenë kaq e lartë.’, theksoi nder te tjera Spiropali.

Deklarata e plote :

Për muaj me radhë, përpara 30 qershorit dëgjuam opozitën që të hidhte baltë të pandërprerë mbi Shqipërinë, shqiptarët dhe qeverinë. Sipas Bashës, me Edi Ramën kryeministër nuk mund të kishte kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Për të, edhe zgjedhjet që vetë PD drejtoi në vitin 2017, nuk ishin të rregullta. Kjo, sepse në logjikën ku 7 herë 7 bëjnë 42, zgjedhjet ku PD humbet nuk mund të konsiderohen kurrsesi si legjitime.

Për fat të mirë, sot, alibia e ngritur për parregullsitë e regjistruara në 30 qershor ka marrë një goditje përfundimtare. Prova më e mirë që nxjerr në dritë mashtrimin e Bashës është rinumërimi i 11 kutive në Lezhë.

Janë 11 kuti që u rihapën për shkak të ankesave të subjekteve pjesëmarrëse në zgjedhje dhe rezultatet tregojnë qartësisht se nuk ka pasur asnjë parregullsi. Në 10 prej kutive, janë ekzaktësisht të njëjtat vota që janë regjistruar edhe në tabelën përfundimtare të KQZ.

Në vetëm njërën prej kutive, figuruan tre vota të ngatërruara, por asnjë prej atyre votave nuk ka shkuar në favor të kandidatit të Partisë Socialiste. Janë tre vota, që janë ngatërruar midis kandidatëve Ndocaj dhe Kacaj, pa asnjë ndikim në rezultatin përfundimtar.

Faktet janë kokëforta. Rezultatet rakordojnë në mënyrë perfekte midis tabelave të publikuara nga KZAZ dhe rezultatit të rinumërimit. Asnjëherë më parë në Shqipëri, aq më pak në kohën kur kryebashkiakët zgjidheshin jo me votë, por me vendim gjykate, si ne rastin e Bashes,  standarti dhe transparenca e zgjedhjeve nuk ka qenë kaq e lartë.

Shqiptarët e kanë kuptuar shumë mirë hallin e Bashës, Berishës, Metës e Kryemadhit, por askush nuk mund t’i ndihmojë në këtë hall. Zgjedhjet e 30 qershorit ishin një ndarje e qartë nga e shkuara.

Pavarësisht kërcënimeve për dhunë, pavarësisht trazirave që opozita e bashkuar tentoi të krijonte, shqiptarët në masë refuzuan mesazhin e dhunës, duke zgjedhur, Shqipërinë Europiane.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Spiropali: Rinumërimi në Lezhë tregon se procesi ka qenë perfekt. Alibia e ngritur për parregullsi në 30 qershor ka marrë një goditje përfundimtare”

  1. Driko says:

    Pse nuk nxore numrin e votuesve nga listat e ta krahasoje me fletet ne kuti? Ushtrim per kopsht.Ti ke te drejte qw tallesh se dhe po te kishin dale skandale ju do thoshi se saliu vrau njerez e Jo ne qe perdhosem ca letra….Shqiperia ne duar te keq e me keqit, njeri minoritar me kelysh e me i zi se tjetri! Sa te jete baba Soros ha kos!

    1. Hazbi Neritan Ceka says:

      O Driko,qeke shume bole

  2. Arber says:

    Pirdh o Driko se kurron mushkerite e tua me eren e tyre. Ajo po te thote ja fakti ti flet si e jema e Zeqos. Asnjehere ska pasur transparence te tille. Ne vitin 2009 PS kerkoi te hapeshin vetem dy kuti. Vetem DY, ato te fshatit Ruzhdije ne Fier ku PD lishte masakruar votat duke nxjerre PEDEn mbi 90%. Ruci si burre laberie I tha Berishes:”Nese ti ke fituar Ruzhdijen une dorehiqem jo nga Parlamenti por nga gjithe jeta politike. Vetem hapi dhe ti numerrojme. Dhe Salehu jo vetem qe si hapi po pas tre muajsh beri asgjesimin e tyre me falangat e pushtetit criminal. keto jane fakte kokforta qe deshmojne se kush ka qene ARMIKU I vertete I zgjedhjeve te lira

  3. Roland says:

    Kjo shurra eshte bere njelloj si lenka çuko ne kohen e xhaxhit…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *